Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Raporti i Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar për Hetime në Ukrainë i publikuar më 28 maj është prova më e fundit që dëshmon për krime të mundshme të kryera nga autoritetet civile apo ushtarake të Rusisë në Ukrainë.
GAZA- Ushtria ruse ka kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit duke i sulmuar me dronë shënjestrat civile në rajonin jugor të Ukrainës, Herson, sipas një raporti të ri të Kombeve të Bashkuara.
Raporti i Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar për Hetime në Ukrainë i publikuar më 28 maj është prova më e fundit që dëshmon për krime të mundshme të kryera nga autoritetet civile apo ushtarake të Rusisë në Ukrainë.
"Forcat e Armatosura të Rusisë kanë kryer krime kundër njerëzimit përmes vrasjeve dhe krime lufte duke sulmuar civilët, përmes një modeli të sulmeve me dronë që kanë zgjatur me muaj dhe që kanë shënjestruar civilët në bregun e djathtë të lumit Dnieper në Herson", thuhet në raportin e komisionit.
Në fund të vitit 2022, disa muaj pas fillimit të pushtimit të plotë, forcat ukrainase arritën t’i zmbrapsin pjesërisht trupat ruse nga rajoni i Hersonit. Forcat ruse u tërhoqën nga brigjet perëndimore të lumit Dnieper në drejtim të lindjes, i cili është pjesë e rajonit të Hersonit.
Prej asaj kohe, trupat ruse kanë vazhduar të bombardojnë qytete dhe fshatra në bregun përballë, përfshirë edhe qytetin e Hersonit. Në vitin 2023, forcat ukrainase tentuan të krijojnë një pikëmbështetje në bregun lindor të Dnieperit për të shtyrë më tej trupat ruse, por kjo përpjekje dështoi.
Gati 150 civilë janë vrarë në fushatën e sulmeve me dronë që, sipas komisionit, nisi në verën e vitit 2024; dhe qindra të tjerë janë plagosur – shumë prej tyre ndërsa kryenin punët e tyre të përditshme brenda apo jashtë shtëpive të tyre. Operatorët e dronëve përdorën video në kohë reale për t’i ndjekur dhe goditur civilët, thuhet në raport.
Edhe ambulancat, të cilat janë të mbrojtura sipas ligjit ndërkombëtar, kanë qenë në shënjestër të këtyre sulmeve.
Sulmet ruse "janë kryer me qëllimin kryesor për të përhapur terror mes popullsisë civile, duke e shkelur ligjin humanitar ndërkombëtar", tha paneli i ekspertëve, që funksionon në kuadër të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara.
Gjykata Ndërkombëtare Penale, e cila funksionon në mënyrë të pavarur nga Kombet e Bashkuara, ka ngritur akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj presidentit Vladimir Putin dhe një këshilltareje të lartë të Kremlinit për mbikëqyrjen e zhvendosjes me forcë të dhjetëra mijëra fëmijëve nga territoret ukrainase të pushtuara nga Rusia.
Gjykata gjithashtu ka ngritur akuza për krime lufte ndaj dy oficerëve të lartë të ushtrisë ruse për mbikëqyrjen e sulmeve me raketa dhe dronë ndaj objektivave civile në Ukrainë, si rrjetet elektrike dhe banesat./REL
Riyad Mansou GAZA- Ambasadori i Palestinës në Kombet e Bashkuara, Riyad Mansour, u përlot teksa iu drejtua dje Asamblesë së P...
foto ilustruese UKRAINË- Ukraina tha dje, të mërkurën, se ishte gati të zhvillonte bisedime të reja me Rusinë ...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duket se i ka vendosur një afat dy-javor Vladimir Putinit, duke kërcënuar me nj&...
donald trump SHBA- Një gjykatë federale amerikane ka bllokuar tarifat gjithëpërfshirëse të Presidentit Donald Trump, në ...
Gjermani, Berlin | Konferencë për shtyp e kancelarit Merz dhe presidentit ukrainas Zelensky RUSIA- Rusia i ka propozuar Ukrainës&n...
Donald Trump SHBA- Administrata Trump u ka urdhëruar kompanive amerikane që ofrojnë softuerë për projektimin e gjysmëpër...
Foto ilustruese GJERMANIA- Sipas burimeve nga persona të brendshëm NATO dëshiron që Gjermania të vërë në ...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Për herë të parë, Presidenti i SHBA-së pranoi publikisht se e kishte paralajmëruar Izraelin të...
Donald Trump SHBA- Administrata Trump apeloi të mërkurën një vendim të një gjykate federale të specializuar në...
Elon Musk SHBA- Elon Musk ka konfirmuar se po largohet nga administrata Trump. Në një postim në platformën e tij të mediave social...