14 Shkurt 2025, 09:29
Nga N.F
Foto ilustruese
EL SALVADOR- Agjencitë e Kombeve të Bashkuara kritikuan të enjten një reformë në El Salvador që do të dërgojë të miturit që i përkasin bandave në burgjet e të rriturve duke nënvizuar se ajo shkel traktatet ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve. Kongresi Salvadoran, në të cilin partia e Presidentit Nayib Bukele ka një shumicë absolute, ndryshoi dispozitat e ligjit penal në lidhje me të miturit të mërkurën për të lejuar burgosjen e tyre në burgjet e të rriturve në rastet kur ata dënohen për çështje që lidhen me krimin e organizuar.
Katër agjenci të OKB-së në një deklaratë të përbashkët u shprehën se kjo reformë është në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare si Konventa për të Drejtat e Fëmijëve. Sipas tyre kjo është një tërheqje e madhe nga angazhimet e ndërmarra nga El Salvador, posaçërisht për të garantuar administrimin e drejtësisë në rastet që përfshijnë të mitur me një "qasje të diferencuar, të individualizuar dhe të specializuar, të zbatueshme për të gjithë adoleshentët dhe të rinjtë e akuzuar për vepra penale.
Sipas katër agjencive, prova të shumta tregojnë se izolimi i të miturve në burgjet e të rriturve vë në rrezik sigurinë, shëndetin e tyre si dhe zhvillimin psikologjik dhe emocional. Presidenti Salvadoran Nayib Bukele ka zhvilluar një "luftë kundër bandave" që nga marsi i vitit 2022, me pjesëmarrjen e ushtrisë. Sipas OJQ-së Socorro Jurídico Humanitario, nga 83,000 personat e arrestuar pa mandate sipas gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur në atë kohë dhe që është rinovuar 35 herë, të paktën 30,000 u provuan të pafajshëm dhe rreth 8,000 u liruan.
Në korrik 2024, OJQ-ja Human Rights ëatch (HRë) raportoi se mbi 3,300 fëmijë dhe adoleshentë u privuan nga liria nën regjimin e përjashtimit, krahasuar me një mesatare prej 805 në vit të çuar në qendrat e paraburgimit për të mitur në periudhën 2018-2021.
Sipas parlamentit të Salvadorit, masa ka të bëjë me fëmijët nën 18 vjeç që i përkasin bandave dhe janë dënuar për krime të rënda, veçanërisht vrasje, rrëmbim ose trafik armësh. Ai parashikon që ata të burgosen në krahë "të veçantë".
el salvador okb
Bota
14 Shkurt 2025, 08:57
N.F
Joe Gebbia
SHBA- Bashkëthemeluesi i Airbnb, Joe Gebbia po i bashkohet Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë së bashku me...
Bota
14 Shkurt 2025, 08:35
N.F
Ndërtesa
UKRAINË- Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) njoftoi sot se një shpërthim u dëgjua mbrë...
Bota
14 Shkurt 2025, 08:25
r.ll
foto nga momenti
SHBA- Një person ishte duke lundruar me varkën e tij të vogël jashtë qytetit Patagonian të Punta Arena...
Bota
14 Shkurt 2025, 08:23
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD. Vance tha se Shtetet e Bashkuara mund të godasin Moskën me sanksione d...
Bota
14 Shkurt 2025, 08:03
N.F
Foto ilustruese
KINË- Ngrënia e ushqimit nga enë plastike mund të rrisë ndjeshëm mundësinë e dështim...
Bota
14 Shkurt 2025, 07:53
N.F
Von Der Leyen dhe Trump
SHBA- Një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump bëri të ditur synimin e tij për të vendosur tar...
Bota
14 Shkurt 2025, 07:37
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Ushtria amerikane tashmë mban rreth 68 persona në burgun e saj në Gjirin e Guantanamos, Kubë, në kuadrin e p...
Bota
14 Shkurt 2025, 07:28
N.F
Zjarri
BUSAN- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një hotel në ndërtim në Busan. Raportohet se t&eum...
Bota
14 Shkurt 2025, 07:33
r.ll
foto ilustruese
UASHINGTON - Administrata Trump të enjten intensifikoi përpjekjet e saj gjithëpërfshirëse për të zvog&eu...
Bota
14 Shkurt 2025, 07:30
r.ll
foto ilustruese
BALTIMORË - Një gjykatës federal të enjten bllokoi përkohësisht urdhrin ekzekutiv të Presidentit Donald ...