E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Një zyrtar i lartë i Shteteve të Bashkuara tha se Izraeli u është përgjigjur shumë prej shqetësimeve të administratës së presidentit Joe Biden lidhur me planet për një ndërhyrje tokësore në Rafah që synon çrrënjosjen e luftëtarëve të Hamasit atje. Presidenti Biden kishte kundërshtuar një sulm të përgjithshëm ushtarak në qytetin e mbushur me civilët e zhvendosur nga pjesët e tjera të Gazës, nëse nuk i jepej përparësi sigurisë së palestinezëve të pafajshëm.
RAFAH- Kombet e Bashkuara pezulluan të martën shpërndarjen e ushqimeve në qytetin jugor të Gazës, Rafah, për shkak të mungesës së furnizimeve dhe situatës së paqëndrueshme të sigurisë shkaktuar nga zgjerimi i operacionit ushtarak të Izraelit. Kombet e Bashkuara paralajmëruan se operacionet humanitare në të gjithë territorin ishin drejt kolapsit.
Një zyrtar i lartë i Shteteve të Bashkuara tha se Izraeli u është përgjigjur shumë prej shqetësimeve të administratës së presidentit Joe Biden lidhur me planet për një ndërhyrje tokësore në Rafah që synon çrrënjosjen e luftëtarëve të Hamasit atje. Presidenti Biden kishte kundërshtuar një sulm të përgjithshëm ushtarak në qytetin e mbushur me civilët e zhvendosur nga pjesët e tjera të Gazës, nëse nuk i jepej përparësi sigurisë së palestinezëve të pafajshëm.
Zyrtari amerikan foli në kushte anonimiteti sepse nuk ishte i autorizuar të komentonte publikisht. Zyrtari tha se administrata nuk i dha dritën e gjelbër planit për ndërhyrje, por tha se ndryshimet që bënë zyrtarët izraelitë lënë të kuptohet se ata po i marrin seriozisht shqetësimet e administratës amerikane.
Gjatë dy javëve të fundit, qindra mijëra njerëz janë larguar nga Rafah në mënyrë kaotike, duke kërkuar strehim në kampe të reja ose duke u mbledhur në zonat tashmë të shkatërruara nga ofensivat e mëparshme izraelite. Rreth 400,000 njerëz besohet se janë ende në Rafah pasi rreth 900,000 të tjerë u larguan me nxitim, sipas COGAT-it, zyra ushtarake izraelite përgjegjëse për çështjet civile palestineze.
Marrja e ndihmave për civilët e zhvendosur është penguar nga pikë-kalimet e mbyllura, si dhe nga problemet me platformën e re lundruese të ushtrisë amerikane, që synonte të ofronte një rrugë alternative detare për të futur ndihmat në Gaza.
Sekretari i shtypit i Pentagonit, Gjeneral Major Pat Ryder u tha gazetarëve në Uashington se ditët e fundit, dërgimi i ndihmave nga platforma ishte ndalur, por se rifilloi të martën. Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së tha se po i mbaronin furnizimet për Gazën qendrore, ku tani jetojnë qindra mijëra njerëz.
Marrë nga VOA
Aleksandër Vuçiç SERBIA- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha sot në New York përpara votimit n...
foto ilustruese IZRAEL- Autoritetet izraelite konfiskuan pajisjet e kamerave që i përkisnin Associated Press ditën e sotme, përpara se ...
joe biden SHBA- Vlerësimi dhe popullaritet i presidentit të SHBA-së Joe Biden ra këtë muaj në nivelin më të ul&eum...
Foto ilustruese UKRAINA- Ushtria ukrainase tha të martën se shkatërroi anijen e fundit luftarake ruse të armatosur me raketa lundrimi q...
Njerëzit rreshtohen në rrugë në Tabriz më 21 maj për një ceremoni varrimi për presidentin Ebrahim Raisi, i cili vdiq n...
Foto ilustruese AMSTERDAM- Holanda nuk do t'i lejojë më qytetarët e saj të birësojnë fëmijë nga vendet e huaja, tha...
Gjykatësi Nake Georgiev SHKUP - Zyra për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin e Prokurorisë Themelore Publike në Shkup hapi të mar...
foto ilustruese IZRAEL- Autoritetet izraelite kanë mbyllur një transmetim të drejtpërdrejtë nga media amerikane Associated Press (...
Automjetet ushtarake ruse shihen gjatë fazës së parë të stërvitjeve, që përfshin trajnim praktik në përgatit...
Donald Trump SHBA - Të martën përfundoi faza e dëgjimit të dëshmive në gjyqin penal ndaj ish-Presidentit Donald Trump i ...