LIVE UPDATES
Bota

OKB paralajmëron për krizë globale ushqimore nëse Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur

Irani ka disa muaj që e ka bllokuar Ngushticën e Hormuzit, nëpër të cilën, në rrethana normale, kalojnë një e treta e plehrave të botës, në shenjë hakmarrjeje për luftën e nisur kundër tij nga SHBA-të dhe Izraeli më 28 shkurt.

11 Maj 2026, 17:19 Nga D.S

 

OKB paralajmëron për krizë globale ushqimore nëse Ngushtica
ngushtrica e hormuzit

 

SHBA- Kreu i një grupi pune të OKB-së deklaroi se, ndërprerja e vazhdueshme e dërgesave të plehrave përmes Ngushticës së Hormuzit mund të shkaktojë një krizë të madhe humanitare brenda disa javësh. 

Irani ka disa muaj që e ka bllokuar Ngushticën e Hormuzit, nëpër të cilën, në rrethana normale, kalojnë një e treta e plehrave të botës, në shenjë hakmarrjeje për luftën e nisur kundër tij nga SHBA-të dhe Izraeli më 28 shkurt. Plehrat e eksportuara dhe që kalojnë nëpër Ngushticë janë të destinuara kryesisht për Brazilin, Kinën, Indinë dhe Afrikën.

“Kemi disa javë për të shmangur atë që ndoshta do të jetë një krizë e madhe humanitare. Mund të shohim një krizë që do të shtyjë 45 milionë njerëz të tjerë në uri”, tha Jorge Moreira da Silva në një intervistë për AFP.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në mars ngriti një grup pune, të udhëhequr nga Jorge Moreira da Silva, drejtor ekzekutiv i Zyrës së OKB-së për Shërbime Programore (UNOPS), për të zbatuar një mekanizëm që lejon kalimin e plehrave dhe lëndëve të para si amoniaku, squfuri dhe ureja. Moreira da Silva tha se kishte kontaktuar më shumë se 100 vende, kryesisht për të siguruar mbështetje nga shtetet anëtare të OKB-së për mekanizmin. Por vendet e përfshira në konflikt, përkatësisht SHBA-të, Irani dhe shtetet e Gjirit, nuk janë bindur ende.

Sipas vlerësimeve të tij, kalimi i pesë anijeve që transportojnë plehra dhe lëndë të para, në baza ditore, do të lejonte që kriza për fermerët të shmangej. “Është çështje kohe. Nëse nuk e adresojmë shpejt burimin e krizës, do të na duhet të menaxhojmë pasojat e saj, me ndihmë humanitare”, shpjegoi ai.

Mediat e huaja shkruajnë se, nëse arrihet një marrëveshje, mekanizmi mund të jetë funksional brenda shtatë ditësh, tha Moreira da Silva. Por edhe nëse Ngushticat do të rihapeshin menjëherë, do të duheshin tre deri në katër muaj që lundrimi të kthehej në normalitet. Edhe pse çmimi i ushqimeve bazë nuk është rritur ende tepër, zyrtari i OKB-së tha se çmimi i plehrave po shënon një “rritje të madhe”, që do të thotë se, në fazën e parë, prodhimi bujqësor do të jetë më i ulët dhe, në fazën e dytë, çmimet e ushqimeve do të rriten ndjeshëm./Dosja.al

okb ngushtica e hormuzit

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë