6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Pas tërheqjes së trupave amerikane dhe të NATO-s në gusht të vitit 2021, kur grupi radikal islamik mori përsëri kontrollin e kombit të shkatërruar nga lufta, fillimisht ky grup kishte premtuar se do të mbështeste të drejtat e minoriteteve dhe të grave.
SHBA- Sipas një deklarate të publikuar nga misioni i OKB-së në Afganistan më 8 mars, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, talibanët ushtrojnë regjimin më represiv për gratë në botë. Misioni i OKB-së u kërkoi udhëheqësve të Afganistanit të heqin kufizimet e ashpra që ata kanë vendosur ndaj popullatës së gjinisë femërore të vendit që nga rifitimi i pushtetit.
Pas tërheqjes së trupave amerikane dhe të NATO-s në gusht të vitit 2021, kur grupi radikal islamik mori përsëri kontrollin e kombit të shkatërruar nga lufta, fillimisht ky grup kishte premtuar se do të mbështeste të drejtat e minoriteteve dhe të grave.
Megjithatë, talibanët kanë vendosur një qëndrim të ashpër, duke shtypur më tej të drejtat e grave dhe duke kufizuar liritë, madje edhe ndalimin e arsimimit të vajzave pas klasës së gjashtë.
Gratë janë shumë të kufizuara kur bëhet fjalë për të udhëtuar dhe punuar jashtë shtëpisë. Ato janë të detyruara të mbajnë mbulesë në publik, si dhe u ndalohet të punojnë për OJQ-të vendase dhe ndërkombëtare.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), e cila publikoi raportin e saj më 7 mars, shkalla e punësimit për gratë afgane ka rënë për 25 për qind që kur talibanët rimorën pushtetin.
"Afganistani nën pushtetin e talibanëve, mbetet vendi më represiv në botë në lidhje me të drejtat e grave", tha Roza Otunbayeva, përfaqësuese speciale e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së dhe kreu i misionit të OKB-së në Afganistan (UNAMA).
Ajo shtoi se veprimet e grupit për të zhdukur të drejtat e grave kanë qenë "metodike, të qëllimshme dhe sistematike".
Sipas organizatave të ndihmës dhe grupeve humanitare, më shumë se gjysma e 38 milionë banorëve të Afganistanit vuajnë nga uria, ku fëmijët janë më të rrezikuar nga mungesa e ushqimit bazë për ta.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Kombet e Bashkuara në Afganistan po përsërisin thirrjen e tyre ndaj autoriteteve de facto të vendit për të larguar kufizimet e ashpra mbi të drejtat themelore të grave dhe vajzave”, tha UNAMA në deklaratën e publikuar.
"Të drejtat e grave dhe vajzave duhet të rikthehen menjëherë në mënyrë që të ndërtohet një Afganistan gjithëpërfshirës, paqësor dhe shpresëdhënës", u thuhet tutje në deklaratë.
Në raport theksohet se efekti i trajtimit të ashpër të grave ndikon pastaj te të gjithë afganët dhe "do të ketë jehonë përgjatë brezave".
Sipas AFP-së, më 8 mars, 20 gra organizuan një demonstratë të pazakontë në Kabul, duke u kërkuar shteteve ndërkombëtare të ndërhyjnë dhe të garantojë mbrojtjen e afganëve.
Marrë nga REL
Deputetja polake POLONI- Partia në pushtet e Polonisë, Ligj dhe Drejtësi, është vënë nën kritika për vdekjen e...
Yevgeny Prigozhin RUSI- Nëna e Yevgeny Prigozhin, pronarit të kompanisë ushtarake ruse Wagner Group, u përjashtua të m&...
Ursula von der Leyen KANADA- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke iu drejtuar parlamentit të Kanadasë të mart&...
policia BELGJIKË- Policia federale belge njoftoi se ka marrë një email kërcënues për një sulm terrorist që syn...
Jens Stoltenberg SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nuk pranoi të komentonte mbi informacionet që qarkulloj...
Gazmend Hoxha KOSOVË- Gazmend Hoxha është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës. Ky vendim u mo...
Burg UKRAINË- Ukraina dhe Rusia kanë këmbyer dhjetëra të burgosur lufte, mes tyre edhe katër gra. Kievi tha se ka siguruar li...
Tesla SHBA- Pas marrjes së dy ankesave se timoni në makinën e modelit Y të Tesla-s mund të shkëputet gjatë vozitjes...
Elon Musk dhe Haraldur Thorleifsson SHBA- Elon Musk ka kërkuar falje pasi u tall publikisht me pasigurinë e një punonjësi të Twitt...
Lindja e Diellit SHBA- NASA ka publikuar një video me imazhe të pabesueshme dhe vërtet magjike të lindjes dhe perëndimit të d...