Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Demonstratat e fundit të mëdha kundër luftës së Rusisë në Ukrainë u zhvilluan në Moskë në mesin e vitit 2022. Që atëherë, Kremlini ka shtypur me forcë çdo përpjekje për të kundërshtuar sulmin kundër Ukrainës.
BERLIN- Berlini është kthyer në një qendër të opozitës ruse, në vitet pas sulmit në shkallë të gjerë të Presidentit rus Vladimir Putin kundër Ukrainës. Anëtarët e opozitës ruse që ndodhen në mërgim, po planifikojnë të zhvillojnë një marshim masiv të dielën në kryeqytetin gjerman, duke kërkuar tërheqjen e trupave ruse nga Ukraina, ndjekjen penale të Putinit si kriminel lufte dhe lirimin e të gjithë të burgosurve politikë.
Demonstratat e fundit të mëdha kundër luftës së Rusisë në Ukrainë u zhvilluan në Moskë në mesin e vitit 2022. Që atëherë, Kremlini ka shtypur me forcë çdo përpjekje për të kundërshtuar sulmin kundër Ukrainës.
Aktivistët e opozitës janë larguar nga vendi dhe shumë prej tyre kanë zgjedhur Berlinin si shtëpinë e tyre të re. Në kryeqytetin gjerman ata kanë lirinë të shprehin mendimet e tyre dhe kjo është ajo që ata po planifikojnë të bëjnë të dielën.
"Brenda Rusisë, për fat të keq, nuk ka asnjë mundësi për të organizuar një marshim të tillë, të flasësh kundër Putinit apo kundër luftës, sepse Vladimir Putini është një diktator gjakatar. Për aq sa ai është në pushtet, lufta do të vazhdojë”, thotë Olga Galkina, organizatore e protestës.
Në krye të protestës do të jenë figura të njohura të opozitës, si kritiku i Putinit Vladimir Kara-Murza dhe politikani në mërgim Ilya Yashin.
Aty do të jetë edhe Yulia Navalnaya, e cila së funmdi i tha një televizioni britanik se synon të ndjekë hapat e bashkëshortit të saj të ndjerë, Alexey Navalny, i cili ishte udhëheqës de-fakto i opozitës ruse deri në vdekjen e tij në një burg rus në shkurt.
"Nëse kthehem në Rusi, do të marr pjesë në zgjedhje”, tha politikania opozitare ruse.
Opozita demokratike e Rusisë historikisht ka qenë e ndarë. Por tani, organizatorët e marshimit thonë se ata po i lënë mënjanë dallimet që kanë dhe po bashkohen kundër Putinit.
"Tani për tani, të gjithë kemi një qëllim të përbashkët: që Putini të dënohet për krime lufte dhe që lufta në Ukrainë të përfundojë sa më shpejt që është e mundur”, thotë zonja Galkina.
Marshimi do të zhvillohet mes shqetësimeve të opozitarëve rusë në mërgim mbi planet e administratës së re amerikane.
Organizatorët e protestës frikësohen se premtimi gjatë fushatës i Presidentit të zgjedhur Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë mund ta favorizojë Putinit, duke ia lehtësuar ruajtjen e pushtetit udhëheqësit rus./VOA
Heorhii Tykhyi UKRAINË- Ministria e Jashtme e Ukrainës mohoi raportet e mediave, që sugjeronin se Kievi po planifikonte të zhvillonte a...
Pamjet nga AI SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden dhe presidenti i zgjedhur, Donald Trump u takuan dje në Shtëpinë e Bardhë ...
fotot ilustruese BRUKSEL- Komisioni Evropian e ka gjobitur të enjten Meta-n, kompaninë që zotëron Facebook-un, me 797.72 milionë e...
Korali i zbuluar SOLOMON- Shkencëtarët kanë njoftuar se kanë zbuluar koralin më të madh në botë pranë...
Putin MOSKË- Një gjykatë ushtarake në Moskë ka dënuar një grua 43-vjeçare me tetë vjet...
pamje nga permbytjet ITALI- Moti i keq vazhdon të godasë Sicilinë me shira të rrëmbyeshëm të cil&eum...
Foto ilustruese IZRAEL- Ndërkohë që luftimet po vazhdojnë në Gazë dhe Liban, organizata “Human Rights Watch” publ...
foto ilustruese SHBA- Republikanët fituan numrin e mjaftueshëm të vendeve për të marrë shumicën në Dhomën e P&...
foto ilustruese KIEV- Ushtria e Ukrainës ka thënë të enjten se e ka zmbrapsur një sulm rus në qytezën Kupiansk në v...
Takimi BUDAPEST- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është pritur në një takim në Budapest të enjten n...