All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

"Paga të vogla"/ Mësuesit në Kosovë shfrytëzojnë pushimet pa pagesë për emigrim

Me një dashuri të madhe për ngjyrat, diplomë master në pikturë dhe 16 vjet përvojë pune si mësimdhënës në Komunën e Drenasit në Kosovë, Bekim Istogu u largua për ta nisur një jetë të re në Gjermani.

9 Janar 2024, 12:18 Nga I.A
"Paga të vogla"/ Mësuesit në Kosovë
Foto Ilustruese
All - Paragraf - 1

KOSOVË- Pushimet mjekësore dhe ato pa pagesë janë bërë një mënyrë për mësimdhënësit kosovarë për ta testuar shpërnguljen në vende evropiane duke mos e rrezikuar vendin e punës në Kosovë. Zyrtarët dhe sindikalistët arsimorë thonë se ky fenomen mund të popullarizohet edhe më shumë pas liberalizimit të vizave për Kosovën.

Me një dashuri të madhe për ngjyrat, diplomë master në pikturë dhe 16 vjet përvojë pune si mësimdhënës në Komunën e Drenasit në Kosovë, Bekim Istogu u largua për ta nisur një jetë të re në Gjermani. Ani pse e donte shumë profesionin e tij, Istogut i ishte mbushur mendja për ta lënë këtë karrierë në fillim të vitit 2022. Shkak për këtë ishte paga e ulët që merrte në atë kohë, rreth 420 euro në muaj, dhe që kishte rrezik t’i ulej edhe më tej pasi iu zvogëlua numri i orëve.

“…Duhet të jenë 20 orë në javë për ta marrë një rrogë [të plotë] sa e merrnim atëherë. Rashë në 15, [u bë] një rrogë shumë e vogël”, thotë Istogu për Radion Evropa e Lirë.

Në vitet e fundit, Kosova është përballur në vazhdimësi me rënie të numrit të nxënësve duke krijuar në disa vende edhe tepricë të mësimdhënësve. Para se ta linte punën, Bekimi punonte në tri shkolla të ndryshme në fshatra të Drenasit, për ta arritur numrin e nevojshëm të orëve mësimore.

“Në tri shkolla të udhëtoja, më shkonte rroga në naftë më shumë”, kujton ai.

Si zgjidhje ai e pa një kompani të familjarëve të tij në Gjermani që merret me dizajnim të hapësirave të brendshme dhe të jashtme të ndërtesave.

Atij iu bë kontrata për të punuar si ekspert në përzgjedhje të ngjyrave dhe arriti të marrë vizë pune si profesionist i certifikuar.

“E kam nostrifikuar diplomën, më është bërë njohja e diplomës dhe kam shkuar direkt në Ambasadë [të Gjermanisë] kam aplikuar dhe brenda dy javësh më është bërë viza”, thotë ai.

Përveç procedurave për migrim, Bekimit i duhej kohë edhe për ta testuar nëse jeta dhe puna e re në Gjermani do t’i përshtatej. Ai deshi ta bënte këtë duke mos e rrezikuar menjëherë punën që e kishte në Kosovë.

“Unë, realisht, e kam marrë një pushim mjekësor dhe kam ardhur direkt këtu, e pashë që ia vlente të rrija dhe… e kam thirrur drejtorin dhe i kam thënë që vendi im [i punës] të lirohet”, thotë Bekimi.

Ai tregon se e mori pushimin njëvjeçar pa pagesë me arsyetim shëndetësor, por thotë se nuk i kujtohet se sa kohë pas marrjes së këtij pushimi e njoftoi punëdhënësin se nuk do të kthehej më. Rreth një vit e gjysmë pas migrimit të tij, Istogut iu bashkua në Gjermani edhe familja e tij, bashkëshortja me dy djemtë, njëri 12 e tjetri 4 vjeç. Edhe bashkëshortja e tij punonte si edukatore me fëmijët e nivelit parafillor në Drenas. Ajo, siç thotë Istogu, nuk mori pushim mjekësor, por vetëm e la punën për t’iu bashkuar në Gjermani.

“Vështirë ka qenë t’ia dalim [në Kosovë], për shembull ta mendojmë më gjatë të ardhmen. Duke u rritur fëmijët, duhet shkollimi, veshmbathja e të tjera”, thotë ai.

Bekimi – i cili, në vitin 2018, kishte marrë mirënjohje në nivel komunal në Drenas si mësimdhënës i dalluar – thotë se shtysë e madhe për migrim ka qenë edhe mungesa e sigurimeve shëndetësore publike në Kosovë.

Bekimi thotë se në kohën e emigrimit të tij, nuk ishte i vetmi që e kishte përdorur metodën e shfrytëzimit të pushimit për të dalë jashtë vendit.

Këtë fenomen e ka ngritur si shqetësim edhe Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë në Kosovë.

Rrahman Jasharaj, kryetar i kësaj sindikate, thotë se kanë informacione jozyrtare se numri i punëtorëve të arsimit në Kosovë që kanë bërë kërkesa për pushim njëvjeçar, arrin deri në 300.

“Me siguri një pjesë e tyre kanë angazhime të tjera, por ekziston frika te ne se një pjesë e madhe prej tyre mund ta provojnë fatin jashtë vendit apo në sektorë të tjerë brenda në Kosovë. Dhe, po e gjetën veten, ata nuk do t’i kthehen sistemit arsimor”, thotë Jasharaj.

Në Kosovë, qeveritë lokale nëpër komuna janë punëdhënës zyrtarë të mësimdhënësve dhe drejtoritë komunale të arsimit merren me rekrutimin dhe aprovimin e pushimeve të mësimdhënësve.

Radio Evropa e Lirë ka dërguar kërkesa për informacione nëpër të gjitha komunat, por një pjesë e madhe nuk i janë përgjigjur kësaj kërkese.

Në Komunën e Drenasit, sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë vitit 2023, 16 mësimdhënës dhe punëtorë të tjerë të arsimit kanë kërkuar pushime pa pagesë me kohëzgjatje nga një muaj e deri në një vit. Ndërkohë, në Podujevë dhe Dragash janë dhënë nga pesë pushime.

Gjatë vitit 2023, Besnik Hulajt, drejtor i arsimit në Komunën e Deçanit, i erdhën në tavolinë gjashtë kërkesa për pushim pa pagesë. Arsyetimi zyrtar ishte për ngritje në karrierë.

Por, sipas Hulajt, mësimdhënësit nuk mund ta dëshmonin mjaftueshëm këtë arsyetim andaj kërkesat iu refuzuan. Hulaj thotë se arsyeja e vërtetë e tyre ishte emigrimi.

“Ndryshe thonë me gojë e ndryshe me shkrim… Pra, arsyeja ishte emigrimi, sepse ky është vend i vogël dhe ne njihemi mes vete… por e binin një arsye që po shkojmë të ngrihemi në karrierë”, tregon ai.


Disa mësimdhënës të kësaj komune, sipas Hulajt, megjithatë gjetën një metodë tjetër për të testuar emigrimin.

“Ka pasur raste që kanë marrë tre muaj pushim mjekësor dhe nuk janë kthyer më. Pastaj, nga një letër e kanë dërguar te drejtori i shkollës dhe më pas drejtori i shkollës e dërgon te ne kërkesën për hapjen e vendit të lirë të punës”, shpjegon Hulaj.

Sipas Hulajt, kjo metodë është edhe më shqetësuese. Ai thotë se duhet bërë hetim të përgjithshëm të vërtetësisë së pushimeve mjekësore që jepen nga mjekët në Kosovë.

“Nëse një mjek ia lejon një mësimdhënësi tre muaj pushim ose 21 ditë pushim mjekësor e mësimdhënësi nuk është i sëmurë fare, duhet marrë masa edhe ndaj mjekëve. Ne nuk jemi ekspertë të hetojmë në spitale, ne bazohemi në letra [dokumente]”, thotë ai.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar të dhëna nga Inspektorati Shëndetësor se a ka hetime apo masa disiplinore ndaj stafit shëndetësor në Kosovë për keqpërdorime të tilla, por nuk ka marrë përgjigje deri në publikimin e artikullit.

Sipas Besnik Hulajt, problemi i parë që paraqitet pas largimit të një mësimdhënësi në këtë formë, është vonesa në rekrutim.

“Kemi pasur shumë probleme, e ngecje, sepse për shembull, na vononte një muaj një rekrutim që ta bëjmë në bazë të procedurave”, thotë ai.

Sipas tij, mundësia më e lehtë e udhëtimit pas liberalizimit të vizave për Kosovën në vitin 2024, mund ta rrisë edhe më shumë numrin e mësimdhënësve që migrojnë në këtë formë.

“Pushim vjetor e kanë një muaj, gjithçka mund të bëjnë, sepse kushtet ekonomike e bëjnë të veten”, thotë ai.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë vitit 2022, nga Kosova u larguan rreth 41.500 banorë. Ky numër ka ndjekur një trend rritjeje në vitet e fundit – përveç në vitin 2020, kur udhëtimet ishin kufizuar shkaku i pandemisë COVID-19. Ndër arsyet e cekura për emigrim nga Kosova ka qenë edhe punësimi.

Me Ligjin e ri për zyrtarët publikë, që hyri në fuqi në shkurt të vitit 2023, mësimdhënësve iu rritën pagat. Varësisht nga niveli arsimor ku punojnë dhe nga përvoja e punës, ata paguhen nga 580 deri në 610 euro. Rritja e pagave, sipas kryesindikalistit Jasharaj, ishte “e vogël dhe nënçmuese”.

“Ata kanë pritur shumë më tepër”, thotë Jasharaj, i cili po ashtu mendon që kushtet e vështira ekonomike të mësimdhënësve do t’i shtyjnë ata edhe më tej drejt migrimit.

“Kemi frikë se mund të shtohet [si fenomen], sepse komunikojnë kolegu me kolegë dhe po shkuan një pjesë e madhe jashtë dhe po u stabilizuan atje, kemi frikë që rrugën e tyre mund ta vazhdojnë edhe të tjerë dhe gradualisht mund të hetohet edhe mungesë e stafit arsimor”, thotë Jasharaj.

Paga mesatare në Kosovë është 520 euro. Ndërsa, në vitet e fundit – shkaku i pandemisë COVID-19 dhe luftës në Ukrainë – çmimet për shumë produkte dhe shërbime janë rritur dukshëm.

Marrë nga REL

bekim istogu besnik hulaj

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje