Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në mesin e të lënduarve është edhe ambasadori iranian në Liban, i cili po trajtohet në spital. Sipas dëshmitarëve dhe burimeve të sigurisë, shpërthimet filluan rreth orës 15:30 dhe vazhduan për gati një orë. Disa prej tyre ndodhën kur përdoruesi mori një mesazh dhe në përpjekje për ta lexuar, duke shtypur butonat aktivizoi lëndën shpërthyese.
LIBAN- Një kompani tajvaneze tha sot se kishte autorizuar përdorimin e emrit të saj në pajisjet e komunikimit ‘pager’ të përdorura nga pjesëtarët e grupit militant Hezbollah, por pajisjet ishin prodhuar nga një firmë me seli në Hungari. Këto pajisje shpërthyen pothuaj në të njëjtën kohë të martën në Liban dhe Siri, duke lënë 12 të vdekur, në mesin e tyre dy fëmijë, dhe rreth 3,000 të plagosur. Hezbollahu dhe qeveria libaneze fajësuan Izraelin për shpërthimet, ndërkohë që Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se Shtetet e Bashkuara nuk ishin në dijeni dhe as të përfshira në operacion.
Në atë që duket si një sulm i sofistikuar, i kryer nga largësia, pajisjet personale të komunikimit ‘pager’ të përdorura nga qindra pjesëtarë të grupit Hezbollah shpërthyen pothuaj se në të njëjtën kohë në Liban dhe Siri të martën. “Pager” është një mjet komunikimi me mesazhe, i ndryshëm nga celularët, i përdorur gjerësisht në fund të viteve ‘90 dhe fillim të viteve 2000.
Një zyrtar amerikan tha se Izraeli i kishte njoftuar Shtetet e Bashkuara pas përfundimit të operacionit, gjatë të cilit u shpëthyen sasi të vogla eksplozivi, të fshehura në pajisjet ‘pager’.
Në mesin e të lënduarve është edhe ambasadori iranian në Liban, i cili po trajtohet në spital. Sipas dëshmitarëve dhe burimeve të sigurisë, shpërthimet filluan rreth orës 15:30 dhe vazhduan për gati një orë. Disa prej tyre ndodhën kur përdoruesi mori një mesazh dhe në përpjekje për ta lexuar, duke shtypur butonat aktivizoi lëndën shpërthyese.
Shpërthimet, sipas analizave të agjencisë Reuters, ishin të izoluara, duke lënduar vetëm personin që mbante pajisjen e komunikimit apo njerëzit që gjendeshin shumë pranë. Pamjet nga spitalet dhe ato të postuara në rrjetet sociale tregonin individë me plagë në fytyrë, gishtërinj të gjymtuar dhe plagë të hapura në brez.
Udhëheqësi i Hezbollahut kishte ndaluar përdorimin e celularëve për shkak të frikës se ato mund të gjurmoheshin nga organet izraelite të zbulimit dhe kishte kërkuar përdorimin e pajisjeve “pager”, me teknologji të vjetër.
Sipas zyrtarëve të lartë libanezë, Hezbollahu kishte porositur 5,000 pajisje të tilla komunikimi nga kompania Gold Apollo, të cilat sipas disa burimeve kishin arritur në Liban në fillim të këtij viti.
Kompania tajvaneze Gold Apollo tha se pajisjet që mbanin firmën e saj ishin prodhuar dhe shitur nga kompania ‘BAC Consulting KFT’, të cilën e kishte autorizuar për të përdorur emrin e saj në disa rajone të botës dhe me të cilën kishte marrëveshje të tillë në tre vitet e fundit.
“Në tre vitet e fundit kemi bashkëpunuar me një firmë në Evropë, që janë partner për të gjitha pajisjet tona. Ajo i prodhon pajisjet ‘pager’ me logon tonë, na paguajnë për shfytëzimin e saj, si ç’e kemi në kontratatë.”
Kompania BAC, që paraqitet si kompani hungareze, me seli në Budapest, është prodhuesja e pajisjeve ‘pager’ të tipit AR-924, që u përdorën në sulm. Kjo kompani, që duket se është një biznes fantazmë, që përdoret për fshehjen e aktiviteteve, u regjistrua si firmë në vitin 2022.
Ndërtesa e kompanisë në Budapest ka të vendosura emrat e disa kompanive në dritaret e saj.
Hezbollahu dhe qeveria libaneze fajësuan Izraelin për sulmin e pretenduar, i cili shtoi shqetësimet për një luftë të hapur mes tyre. Përkundër periudhave me tensione ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut, dy palët kanë shmangur një luftë të hapur, por javëve të fundit udhëheqësit izraelitë kanë paralajmëruar se do t’i përshkallëzojnë operacionet ndaj grupit militant në Liban.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mohoi përfshirjen në incidentet në Liban.
“Sa i përket Libanit, Shtetet e Bashkuara nuk ishin në dijeni dhe as nuk ishin të përfshira në to. Ende jemi duke mbledhur informacion dhe faktet. Në përgjithësi, e kemi bërë të qartë se sa e rëndësishme është që të gjitha palët të shmangin hapat që mund të përshkallëzojnë edhe më shumë konfliktin, të cilin po përpiqemi ta zgjidhim në Gazë, të shpërndahet në fronte tjera. Nuk është në interesin e asnjërës palë të përfshirë që të ndodhë diçka e tillë. Prandaj është e rëndësishme që të gjitha palët të shmangin veprime që mund ta përshkallëzojnë konfliktin”, tha ai.
Burime të së përditshmes amerikane New York Times thanë se Izraeli e kishte fshehur eksplozivin në to para se pajisjet të ishin importuar në Liban. Në Jerusalem, izraelitët përshëndetën operacionin e të martës.
“Izraeli e dëshmon sërish që imagjinata jonë është e pafund. Mund t’i godasim armiqtë tonë në çdo kohë. Por problemi qëndron që ata nuk mësojnë dhe vazhdojnë me agjendën e tyre për ta shkatërruar shtetin e Izraelit.” Izraeli deri më tani nuk ka komentuar rreth shpërthimeve në Liban./ VOA
foto ilustruese LIBAN- Pajisje elektronike kanë shpërthyer në një valë të dytë shpërthimesh të mërkur&eum...
Blinken SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë të mërkurën se përshkallëzimet befasuese kërc&...
Foto ilustruese KOSOVË- Qendra Klinike Universitare e Kosovës është e mbingarkuar me rreth 10.000 pacientë që lëngojn&eu...
Foto ilustruese KOSOVË- Në aktakuzën për rastin Banjska, Prokuroria Speciale e Kosovës e akuzon biznesmenin nga veriu, Radulle Ste...
pamje nga ngjarja TAJLANDË- Një grua tajlandeze mbeti e bllokuar për dy orë në shtëpinë e saj nga një piton i ...
Takimi GJERMANI- Takimi i Ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit u zhvil...
Starmer ANGLI- Grupet e të drejtave të njeriut i kanë kërkuar Britanisë të mos kopjojë qasjen e Italisë në p&e...
Foto ilustruese SERBI- Beogradi zyrtar njoftoi se do të krijojë prokurorinë speciale për territorin e Kosovës, si një mas&eum...
Kate Middleton BRITANI- Kate Middleton i është kthyer detyrave mbretërore më shumë se një javë pasi njoftoi pë...
KOSOVË- Më shumë se 300 trupa nga Mbretëria e Bashkuar do të dislokohen në Kosovë për ato që misioni paqeruajt&eu...