LIVE UPDATES
Bota

Paketa e ndihmës për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin të martën në Senat

Në total, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një paketë ndihme prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe aleatët e tjerë të Uashingtonit, pas disa muajsh tensionesh mbi këtë çështje në Kongres, për shkak të kundërshtive të një grupi konservatorësh lidhur me ndihmën për Kievin. Tashmë paketa e ndihmës do të shkojë në Senat, i cili mund të votojë të martën mbi këtë çështje.

21 Prill 2024, 17:09 Nga N.F
Paketa e ndihmës për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin të
Foto ilustruese

SHBA- Udhëheqësit ukrainas dhe ata perëndimorë e mirëpritën miratimin dje të paketave të ndihmës për aleatët e Uashingtonit, që përfshin ndër të tjera dhe një ndihmë prej 61 miliardë dollarësh për Ukrainën. Presidenti Zelensky e vlerësoi këtë hap ndërsa Kremlini paralajmëroi se miratimi i projektligjit, do të shkaktonte dhe më shumë viktima në Ukrainë.

Në total, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një paketë ndihme prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe aleatët e tjerë të Uashingtonit, pas disa muajsh tensionesh mbi këtë çështje në Kongres, për shkak të kundërshtive të një grupi konservatorësh lidhur me ndihmën për Kievin. Tashmë paketa e ndihmës do të shkojë në Senat, i cili mund të votojë të martën mbi këtë çështje.

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të shtunën me mbështetje të gjerë dypartiake ndihmën ushtarake prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin, mes kundërshtimeve të republikanëve të vijës së ashpër.

Paketa parashikon 61 miliardë dollarë për forcat ukrainase që po luftojnë kundër agresionit rus, 26 miliardë për Izraelin dhe ndihmën humanitare për civilët në zonat e konfliktit, përfshirë Gazën, si dhe 8 miliardë dollarë për rajonin e Indo-Paqësorit.

“Tre nga kundërshtarët tanë kryesorë, Rusia, Irani dhe Kina po punojnë së bashku dhe ata janë agresorë për mbarë globin. Ata janë një kërcënim global për begatinë dhe sigurinë tonë. Përparimi i tyre kërcënon botën e lirë dhe kërkon reagim. Nëse ne kthejmë shpinën tani, pasojat mund të jenë shkatërrimtare”, tha Mike Johnson, Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve.

Kryetari Johnson, duke vënë në rrezik postin e tij, u mbështet tek votat e demokratëve këtë javë për të futur në rendin e ditës votimet për tre projektligjet për ndihmat, si edhe një të katërt me disa propozime të tjera për politikën e jashtme.

Projektligji që vendos kufizime të reja në platformën e mediave sociale “TikTok” ishte i pari që kaloi të shtunën, me një votim 360 pro me 58 kundër. Ky projektligj gjithashtu do t’i mundësonte presidentit të vendosë sanksione të reja kundër Rusisë dhe Iranit.

Projektligji i dytë, i cili kaloi me një shumicë dypartiake prej 385 pro dhe 34 vota kundër, siguron 8 miliardë dollarë ndihmë për rajonin Indo-Paqësorit. Po kështu u miratua dhe një paketë e rëndësishme ndihme, prej 61 miliardë dollarë për Ukrainën për ta ndihmuar në luftë kundër Rusisë. Projektligji kaloi me 311 vota pro dhe 112 kundër.

Ligjvënësja republikane Marjorie Taylor Greene paralajmëroi se do të nisë procedurat për të zëvendësuar zotin Johnson, ndërsa ligjvënësi tjetër republikan Thomas Massie bëri thirrje për dorëheqjen e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve.

Pritet që Senati me shumicë demokrate të shqyrtojë projektligjet të martën dhe më pas t’i dërgojë ato tek Presidenti Biden për t'u nënshkruar në ligj.

“Miqtë tanë në Ukrainë, aleatët tanë në NATO, Izraeli dhe civilët në mbarë botën që kanë nevojë për ndihmë të jenë të sigurt se Amerika do të japë përsëri ndihma”, tha nëpërmjet një deklarate udhëheqësi i shumicës në Senat, demokrati Chuck Schumer i cili konfirmoi se votimi do të zhvillohet të martën pasdite.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy falënderoi Kongresin për miratimin e projektligjit të ndihmës.

“I jam mirënjohës Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, të dyja palëve dhe personalisht kryetarit Mike Johnson për vendimin duke bërë që historia të jetë në rrugën e duhur”, shkroi Zelenskyy në një postim në rrjetin social X, dikur Twitter.

Ukrainasit në kryeqytetin e vendit, në Kiev, mirëpritën të dielën ndihmat amerikane.

“Kjo ndihmë vjen me vonesë. Tani me vullnetin e Zotit, Senati do të miratojë ligjin, në mënyrë që Ukraina të rimarrë armatime dhe forcat e saj dhe të luftojë kundër Rusisë”, thotë një banor.

Zëdhënësi i Kremlinit e quajti miratimin e ndihmës për Ukrainën një vendim të pritshëm e të parashikueshëm”, por që do të shkaktonte sipas Moskës, më shumë viktima mes ukrainasve.

Marrë nga VOA

lufta ne ukraine lufta ne lindjen e mesmeizrael tajvan senat shba

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës