LIVE UPDATES
Bota

Papunësia dhe mungesa e meritokracisë, shqetësime kryesore të studentëve në Shqipëri dhe Kosovë

Këto organizata zhvilluan sot në Tiranë Kongresin Kombëtar Studentor, ku u diskutua në detaje mbi shqetësimet e të rinjve në dy vendet.

17 Nëntor 2023, 21:48 Nga h.k
Papunësia dhe mungesa e meritokracisë, shqetësime kryesore
Kongresi studentor

TIRANË-Organizata rinore nga Shqipëria dhe Kosova theksuan sot se papunësia dhe mungesa e meritokracisë në të dy vendet e ka ulur cilësinë e studimeve universitare dhe i shtyn ata të emigrojnë drejt shteteve të tjerë.

Këto organizata zhvilluan sot në Tiranë Kongresin Kombëtar Studentor, ku u diskutua në detaje mbi shqetësimet e të rinjve në dy vendet. Dhjetëra të rinj nga Shqipëria dhe Kosova u takuan sot në Tiranë në Kongresin Kombëtar Studentor, ku diskutuan mes tyre, së bashku me pedagogë dhe ekspertë të arsimit të lartë.

Ata folën me shqetësim për mospërfilljen që vuajnë prej politikës dhe institucioneve shtetërore dhe mosdëgjimin e mendimeve të tyre nga autoritetet publike. Një nga organizatorët e Kongresit Kombëtar Studentor, Migen Qiraxhi, thotë se ndër shqetësimet kryesore të të rinjve studentëve janë mospërfshirja e të rinjve në vendimmarrje, si dhe mungesa e meritokracisë, gjë që i shtyn ata drejt emigrimit.

“Sipas organizatës Transparency International korrupsioni në Shqipëri është në nivele shumë të larta. Edhe kjo tregon se kemi të bëjmë me mungesë të meritokracisë, çka dëmton më shumë komunitetin e studentëve dhe profesionistëve të rinj, që nuk e gjejnë dot hapësirën në vendet e punës. Ata nuk e gjejnë dot hapësirën as në treg, sepse edhe tregu është kompozuar mbi tendera korruptivë, klientelizmit dhe korrupsionit të qeveritarëve. Tregu nuk kërkon cilësi, sepse nuk konkurron me cilësi, dhe të rinjtë ikën në vende të tjerë, atje ku respektohet dituria, meritokracia dhe aftësitë profesionale”, tha zoti Qiraxhi.

Emigrimi i rinisë mbetet shqetësim kryesor në të dy vendet, u theksua nga folësit kryesorë në tubim.

Veprimtari Rron Gjinovci thotë se në të dy anët e kufirit zyrtarët flasin për rritje në shifrat ekonomike, por pak flasin për rininë dhe shkollimin e saj.

Mendoj që sfida më e madhe e të rinjve në Kosovë dhe në Shqipëri, sidomos në Kosovë, është papunësia. Një në dy të rinjë në Kosovë është i papunë. 45 për qind e të rinjve deri në moshën 25 vjeçare janë të papunë. Kjo krijon probleme në disa aspekte në shoqëri, duke nisur nga problem më i thjeshtë ekonomik, që ua pamundëson të rinjve pavarësinë e jetesës”, tha zoti Gjinovci.

Një tjetër shqetësim kryesor, krahas mungesës së organizimit komunitar është edhe niveli i ulët e mësimdhnies akademike, theksuan folësit. Studenti i shkencave kompjuterike , Ilir Kiçmari, thekson se shqetësim kryesor i rinisë në Kosovë është edhe rritja e cilësisë së shkollimit, ku vetëm Universiteti i Prishtinës ka së paku 40 mijë studentë.

Shqetësimi më i madh i studentëve në Kosovë është cilësia e ulët e arsimit të lartë. Studentët duan më shumë cilësi. Në mënyrë që kur të përfundojnë studimet të kenë mundësi për punësim në tregun e punës si dhe të kenë mundësi që vazhdojnë studimet jashtë vendit, të bëhen pjesë e jetës akademike dhe të ndihmojnë në edukimin e brezave”, tha Kiçmari, përfaqësues i organizatës Iniciativa Rinore për Novacion 68.

Kongresin Kombëtar të Studentëve e ndoqën nga afër edhe pedagogë të disa fakulteteve.

Akademiku Artan Fuga u bëri thirrje të rinjve nga Shqipëria dhe Kosova të këmbëngulin në kërkesat për politika të reja arsimore në të dy vendet.

“Me politikë të re unë kuptoj kompetenca, të drejta, detyra, përfshirje në vendimmarrje, system vlerash që duhen shpërndarë më mirë midis aktorëve që përbëjnë botën universitare. Studenti duhet vënë në qendër të vendimmarrjeve”, tha profesor Fuga.

Emigrimi i rinisë drejt vendeve të BE-së është prej disa vjetësh një dukuri mbizotëruese në rajonin e Ballkanit perëndimor.

Anketime të fundit tregojnë për një gatishmëri të lartë të të rinjve për tu larguar për shkollim, punësim dhe jetesë më të mirë në vende të tjerë për shkak, siç shprehen ata, të varfërisë, papunësisë dhe mungesës së perspektivës në vendin e tyre./VOA

kongresi studentor

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet