LIVE UPDATES
Bota

Paralajmëron Izraeli: Sulmi ndaj Iranit do të jetë vdekjeprurës dhe befasues

Ai i bëri këto komente teksa kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, bisedoi të mërkurën përmes telefonit me presidentin amerikan, Joe Biden.

9 Tetor 2024, 21:32 Nga M.B
Paralajmëron Izraeli: Sulmi ndaj Iranit do të jetë
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant.

LINDJE E MESME- Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, ka thënë të mërkurën se sulmi i Izraelit kundër Iranit do të jetë “vdekjeprurës, i saktë dhe befasues”. Ai i bëri këto komente teksa kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, bisedoi të mërkurën përmes telefonit me presidentin amerikan, Joe Biden. Biseda telefonike, e konfirmuar nga të dy shtetet, ishte e para mes Bidenit dhe Netanyahut prej muajit gusht dhe përkon me përshkallëzimin e madh të konfliktit të Izraelit me Iranin dhe me Hezbollahun, grupin libanez të mbështetur nga Irani.

Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike. Lindja e Mesme është në teh pasi Izraeli është zotuar se do të përgjigjet ndaj Iranit për sulmin raketor që Teherani e kreu ndaj tij në shenjë hakmarrjeje për veprimet ushtarake të Izraelit në Liban.

Raportohet se sulmi iranian nuk shkaktoi viktima në Izrael dhe Uashingtoni e quajti të paefektshëm. Pasi e cilësoi si të dështuar sulmin raketor nga Iranit më 1 tetor, Gallant tha të mërkurën në një video të lëshuar nga zyra e tij: "Kushdo që na sulmon, do të lëndohet dhe do ta paguajë shtrenjtë. Sulmi ynë do të jetë vdekjeprurës, i saktë dhe mbi të gjitha, befasues. Ata nuk do ta kuptojnë se çfarë ndodhi dhe si ndodhi, ata do t’i shohin pasojat".

Netanyahu është zotuar se armiku i tij i përbetuar, Irani, do ta paguajë shtrenjtë për sulmin raketor, ndërsa Teherani ka thënë se do të përgjigjet ashpër për çdo hakmarrje nga Izraeli, duke rritur frikën për një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Marrëdhëniet midis Bidenit dhe Netanyahut kanë qenë të tensionuara, për shkak të mënyrës se si lideri izraelit e ka menaxhuar luftën në Gazë dhe konfliktin me Hezbollahun. Gallant anuloi një vizitë të mërkurën në Pentagon, tha Pentagoni. Gallant tha në një deklaratë se e kishte shtyrë vizitën me kërkesë të Netanyahut deri pas bisedës së kryeministrit me Bidenin. Irani i hodhi qindra raketat drejt Izraelit më 1 tetor, duke e përshkallëzuar konfliktin midis dy vendeve. Izraeli ka kohë që po mendon se si të përgjigjet ndaj sulmit iranian, të cilin Shtetet e Bashkuara e ndihmuan ta ndalojë./ REL

izraeli

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës