6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Në raportin me titullin “Thellimi i integrimeve në BE në dritën e zgjerimit“, vlerësohet rëndësia e madhe e procesit të zgjerimit si një proces gjeo-strategjik, i cili do të forcojë paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në kontinentin evropian.
BRUKSEL- Bashkimi Evropian duhet t’i përshtatë kapacitetet e veta institucionale dhe financiare teksa bëhet gati për zgjerim, dhe ky proces duhet të monitorohet më shumë nga Parlamenti Evropian. Kështu vlerëson një raport që është votuar të martën në takimin e përbashkët të dy komisioneve në Parlamentin Evropian, atij për Çështje Kushtetuese dhe atij për Punë të Jashtme. Në raportin me titullin “Thellimi i integrimeve në BE në dritën e zgjerimit“, vlerësohet rëndësia e madhe e procesit të zgjerimit si një proces gjeo-strategjik, i cili do të forcojë paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në kontinentin evropian. Shprehet mbështetje për të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë, të cilat synojnë anëtarësimin në BE. Raporti është miratuar me 56 vota për, 20 kundër dhe gjashtë abstenime, në takimin e përbashkët të Komisionit për Çështje Kushtetuese dhe atij për Politikë të Jashtme.
“Nënvizojmë se reformat institucionale dhe financiare për të promovuar qeverisjen e mirë, funksionalitetin dhe qëndrueshmërinë, janë të nevojshme për të siguruar që BE-ja të ketë kapacitete për të absorbuar anëtarët e rinj dhe të promovojë integrimin e tyre të suksesshëm“, përmendet në raport.
Raporti propozon edhe nevojën për reforma institucionale, të cilat do të përfshijnë edhe thjeshtëzimin e procedurave të miratimit të vendimeve, duke hequr dorë nga unanimiteti dhe duke e zëvendësuar atë me shumicë të kualifikuar në fushat si mbrojtja e demokracisë, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit, sanksionet dhe vendimet relevante në politikën e jashtme. Me anë të këtij propozimi synohet të parandalohet bllokimi i disa vendimeve nga vendet anëtare. Nga vendet kandidate kërkohet që ta kryejnë punën e tyre para se të bëhen anëtare të BE-së. Aty përfshihet dëshmia e qartë e përkushtimit për anëtarësim në BE, por edhe zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe mospajtimeve bilaterale e rajonale. Mes tjerash, në raport përmendet se janë të nevojshme disa reforma në BE, para zgjerimit, pas mekanizmat ekzistues institucionalë nuk janë të mjaftueshëm për një bllok evropian që potencialisht mund t’i ketë 37 vende anëtare.
Parlamenti Evropian kërkon që kornizat e ardhshme financiare shumëvjeçare të BE-së të marrin parasysh edhe zgjerimin, i cili do të jetë barrë e madhe financiare për Bashkimin Evropian. Formalisht në procesin e zgjerimit tash janë 10 vende. Gjashtë vende nga Ballkani Perëndimor; Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, të cilat e kanë statusin e vendit kandidat. Kosova nuk e gëzon këtë status, ndonëse ka aplikuar për anëtarësim në BE, në dhjetor të vitit 2022. Së fundi, statusin e vendit kandidat e kanë marrë edhe Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia. Turqia është një rast tjetër. Ajo i ka nisur negociatat e anëtarësimit në tetor të vitit 2005, por procesi është ngrirë, megjithëse edhe Turqia vazhdon të trajtohet si vend kandidat dhe përfshihet në procesin e zgjerimit./ REL
Kharkiv UKRAINË- Katër persona janë vrarë dhe dhjetëra të plagosur në sulmet me raketa ruse që synojnë kryeqyt...
Jens Stoltenberg BRUKSEL- NATO-ja ka nënshkruar kontratë në vlerë të 1.1 miliard eurove për municion artilerie 155 milimetras...
Ana Bërnabiç BRUKSEL- Bashkimi Europian konfirmoi se i ka mbërritur letra e kryeministres serbe, Ana Bërnabic përmes së cil...
Giucas Casella dhe Berlusconi ITALI- Iluzionisti më i famshëm në Itali, Giucas Casella gjatë një interviste në podcast-in Rob...
Serbët me pankarta BOSNJË HERCEGOVINË- Një grup serbësh të cilët jetojnë në Bosnjë dhe Hercegovinë k...
Viktor Orban HUNGARI- Kryeministri hungarez, Viktor Orban, i ka dërguar letër homologut të tij suedez, Ulf Kristersson, me ftesë pë...
Presidenti turk Tajip Erdogan, kryeministri suedez Ulf Kristersson dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg mblidhen para taki...
Vadim Krasnoselsky MOLDAVIA- Udhëheqësi i rajonit separatist pro-rus të Moldavisë, Transdniestria, u bëri thirrje institucioneve t...
Foto ilustruese GJERMANIA- Gjermania mund të ndërpresë fondet shtetërore për partinë pasardhëse të NPD-së s&eu...
Foto ilustruese SHBA- Oficerët e forcave të armatosura përjetuan momente tmerri kur valë të mëdha “përpinë&rd...