LIVE UPDATES
Bota

Parlamenti Evropian miraton rezolutë për Serbinë, kërkon hetim ndërkombëtar për zgjedhjet

Serbia ka mbajtur zgjedhjet lokale, parlamentare dhe krahinore më 17 dhjetor 2023.

8 Shkurt 2024, 13:15 Nga M.B
Parlamenti Evropian miraton rezolutë për Serbinë, kërkon
Parlamenti Evropian. Fotografi ilustruese nga arkivi.

STRASBURG- Me një rezolutë urgjente që ka miratuar të enjten, Parlamenti Evropian (PE) ka dënuar parregullsitë që janë raportuar gjatë zgjedhjeve të fundit në Serbi, ka kërkuar hetim ndërkombëtar dhe ka bërë ftesë që të kushtëzohet vazhdimi i procesit të negociatave të anëtarësimit me respektimin e standardeve demokratike të BE-së. Serbia ka mbajtur zgjedhjet lokale, parlamentare dhe krahinore më 17 dhjetor 2023. Rezoluta mori një mbështetje të fuqishme gjatë votimit. Në favor të rezolutës votuan 461 deputetë, nga 557 sa ishin të pranishëm, kundër ishin vetëm 53 ndërsa abstenuan 43. Në tekstin e rezolutës, i cili ishte rezultat i bisedimeve të disa grupeve politike të PE-së, shprehet keqardhje për faktin se Serbia nuk ka siguruar zhvillimin e zgjedhjeve sipas standardeve dhe normave ndërkombëtare, si dhe për shkak të refuzimit të autoriteteve të Serbisë që të pranojnë se kanë ndodhur parregullsi në zgjedhje.

“Bëjmë thirrje për hetime të pavarura nga ekspertë dhe institucione të respektuara ndërkombëtarë për parregullsitë në zgjedhjet parlamentare, krahinore dhe lokale , me kujdes të posaçëm në zgjedhjet për Asamblenë e qytetit të Beogradit”, thuhet në rezolutë.

Deputeti i Parlamentit Evropian, Andreas Schieder, i cili ka qenë edhe anëtar i misionit vëzhgues evropian gjatë zgjedhjeve të 17 dhjetorit në Serbi, ka thënë se me këtë rezolutë i dërgohet mesazh i qartë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe partisë në pushtet, se duhet t’i respektojnë standardet demokratike ndërkombëtare dhe të marrin përgjegjësi për parregullsitë sistematike në procesin e zgjedhjeve. Me këtë rezolutë, Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Komisionit Evropian që të shqyrtojë dërgimin e një misioni ekspertësh në Serbi, për të vlerësuar situatën dhe zhvillimet pas zgjedhjeve të fundit dhe të bëjë përpjekje për të lehtësuar një dialog shoqërorë, i cili do të çonte deri te kthimi i besimit në institucione. Parlamenti Evropian dënon mungesën e pluralizmit politik gjatë procesit zgjedhor, favorizimin e partisë në pushtet nga ana e mediave gjatë fushatës, fushatat e shumta të dezinformimit, në të cilat, sipas tekstit, ishin përfshirë mediat pro- qeveritare në Serbi, por edhe media dhe organizata nga Rusia.

Ndër parregullsitë më të shpeshta në zgjedhjet në Serbi të zhvilluara më 17 dhjetor të vitit 2023, Parlamenti Evropian përmend votimin e shtetasve nga vendet tjera, posaçërisht nga Bosnja e Hercegovina në zgjedhjet lokale, sjelljen në mënyrë të organizuar të votuesve në vendvotime nga partia në pushtet, shlyerjen e votuesve nga regjistri në disa raste, joshjen e paligjshme të votuesve dhe forma tjera të shkeljeve të parimeve të zgjedhjeve të lira. Në tekstin e rezolutës dënohet edhe përdorimi i tepruar i forcave policore në Serbi ndaj demonstruesve gjatë protestave kundër parregullsive në zgjedhje. Po ashtu, deputetët e Parlamentit Evropian dënojnë edhe sulmet verbale nga përfaqësuesit e pushtetit në Serbi ndaj vëzhguesve nga BE-ja, si dhe pohimet se vende të BE-së ishin përfshirë në organizimin e protestave pas zgjedhjeve, pohime të cilat nuk janë dëshmuar në asnjë rast.

“Parlamenti Evropian ka shprehur edhe keqardhje për atë që e ka quajtur ‘mungesë e kritikave të zëshme nga Komisioni Evropian’, posaçërisht nga komisionari për zgjerim, në një varg dyshimesh për mashtrime zgjedhore në Serbi dhe bën ftesë që Komisioni t’i adresojë pa vonesa këto çështje që sollën deri te dyshimet”, thuhet në tekst.

Shumë deputetë të Parlamentit Evropian, duke komentuar rezolutën e miratuar, janë thënë se nga një shtet kandidat për anëtarësim në BE, siç është Serbia, duhet të respektojë vlerat e përbashkëta të demokracisë, e zgjedhjet e lira janë një prej standardeve themelore. Rezolutat e Parlamentit Evropian nuk e kanë fuqinë obliguese për BE-në, por paraqesin një qëndrim politik të këtij institucioni të BE-së. Raportet e organizatave monitoruese vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), tregonin se kishte parregullsi zgjedhore në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi. SNS-ja në pushtet dhe udhëheqja shtetërore i kanë hedhur poshtë këto akuza. Më 18 dhjetor, Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) njoftoi se zgjedhjet u përcollën me parregullsi, keqpërdorim të fondeve publike, dominim mediatik nga presidenti i shtetit Aleksandër Vuçiç, fushata negative dhe përhapje frike.
 Presidenti i Serbisë, Vuçiç, më herët i ka mohuar akuzat për parregullsi në zgjedhje dhe i ka refuzuar thirrjet për hetim ndërkombëtar lidhur me parregullsitë e supozuara në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale./ REL

serbia parlamenti europian zgjedhje

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend