LIVE UPDATES
Bota

Parlamenti i BE-së zotohet të ndërmarrë më shumë reforma etike pas "korrupsionit historik"

Metsola tha në një intervistë se ajo dëshironte që plani i saj prej 14 pikash të ishte gati “brenda një muaji”, por se masat shtesë, duke përfshirë propozimet për një organ të etikës në mbarë BE-në dhe mundësinë e hetimeve për korrupsionin në parlament, mund të vijojnë pasi hetimi aktual të jetë mbyllur.

17 Janar 2023, 07:18 Nga DOSJA
Parlamenti i BE-së zotohet të ndërmarrë më shumë
PE

Presidentja e Parlamentit Europian është shprehur për ndërmarrjen e më shumë reformave etike në vazhdën e një skandali korrupsioni që po investigohet nga hetuesit belgë, pas kritikave se propozimet e saj fillestare ishin të pamjaftueshme.

Roberta Metsola tha në një intervistë se ajo dëshironte që plani i saj prej 14 pikash të ishte gati “brenda një muaji”, por se masat shtesë, duke përfshirë propozimet për një organ të etikës në mbarë BE-në dhe mundësinë e hetimeve për korrupsionin në parlament, mund të vijojnë pasi hetimi aktual të jetë mbyllur.

“Ajo me të cilën ne po përballemi është korrupsioni kriminal i llojit më bazik, më elementar dhe më historik,” tha Metsola.

Katër të dyshuar janë në paraburgim në Belgjikë me akuza për korrupsion dhe pastrim parash, nga të cilët tre kanë punuar në Parlamentin Europian. I dyshuari kryesor, Pier Antonio Panzeri, shërbeu tre mandate si eurodeputet deri në vitin 2019. Ish ndihmësi i tij, Francesco Giorgi, është asistent në parlament dhe njëkohësisht bashkëshorti i të dyshuarës së tretë, Eva Kaili, eurodeputete e cila deri në arrestimin e saj ishte gjithashtu zëvendëspresidente e parlamentit.

Prokurorët belgë i kanë kërkuar parlamentit heqjen e imunitetit për dy ligjvënës të tjerë, proces i cili do të nisë të hënën.

Metsola mbrojti nismën e saj të reformave, të cilat i përshkroi në detaje javën e kaluar. “Këto janë masa për ta adresuar korrupsionin, jo për ta eliminuar atë përgjithmonë, sepse nuk mund ta parashikoj kurrë se cili do të jetë skandali i radhës”. Masat përfshijnë ndërprerjen e aksesit të ish-deputetëve që kthehen në lobistë, detyrimin për të publikuar takimet dhe ndalimin e grupeve joformale që promovojnë interesa të jashtme.

Përveç kësaj, ligjvënësve të dënuar mund t’u hiqet pensioni i BE-së pas dy vjetësh, tha Metsola, një masë që u diskutua me krerët e grupeve politike të enjten.

Krijimi i një organi të pavarur të etikës për të gjitha institucionet e BE-së, i cili do të sigurojë zbatimin e këtyre rregullave, është gjithashtu duke u konsideruar në planin afatgjatë. Por, ai do të duhet të propozohet nga Komisioni Europian pasi parlamentit i mungon fuqia legjislative për ta bërë këtë gjë, tha Metsola.

“Ajo që vlen këtu duhet të zbatohet edhe për institucionet e tjera. Kjo është e rëndësishme për shumë nga anëtarët”, tha ajo.

Komisioni ka deklaruar se synon të krijojë një organ ndërinstitucional të etikës dhe se do të “punojë me shpejtësi” për ta finalizuar atë./ FT

Marrë nga Monitor.al

roberta metsola parlamenti evropian

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet