12 Korrik 2022, 13:54
Nga d.a.
Foto ilustruese
BULLGARI- Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë i ka dërguar një notë proteste Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me “manifestimet dhe parullat e shumta të drejtuara kundër Bullgarisë” në hapësirat publike të vendit, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme bullgare.
Në notën e protestës shprehen shqetësimet e thella për atë që po ndodh, që është edhe një përgjigje ndaj narrativës së përhapur antievropiane kundër vendosjes së marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë mes dy vendeve.
“Është veçanërisht shqetësuese që aktet dashakeqe në hapësirat publike po përshkallëzohen në një kohë kur Sofja dhe Shkupi po kërkojnë në mënyrë aktive një mënyrë për dialog konstruktiv dhe gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme reciprokisht të pranueshme në interes të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Rajon. Besojmë se akte të tilla do të bëhen pjesë e së kaluarës dhe dy vendet tona do të arrijnë të hapin një faqe të re në marrëdhënie, të bazuar në respektin e ndërsjellë dhe miqësinë e sinqertë”, -thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë.
Më 30 qershor, qeveria e Maqedonisë së Veriut pranoi një propozim të modifikuar nga presidenca franceze, pas së cilës filloi një proces konsultimi, fillimisht me qeverinë dhe partnerët e koalicionit, e më pas me presidentin, parlamentin, opozitën, si dhe me sektorin civil. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, deklaroi se propozimi i modifikuar përfshin vërejtjet dhe qëndrimet e konstruktuara qartë të palës maqedonase, parasheh një pranim të qartë dhe pa mëdyshje të gjuhës maqedonase, si dhe atë që protokolli me Bullgarinë të mos jetë pjesë e kornizës negociuese.Presidenti francez, Emmanuel Macron, presidenca e të cilit hartoi propozimin, beson se me propozimin është gjetur një zgjidhje kompromisi për të dyja palët.Propozimi francez është një dokument që duhet të çojë në heqjen e vetos 2-vjeçare të Bullgarisë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.
marredheniet bullgari-maqedoni
Bota
12 Korrik 2022, 13:40
d.a.
Petar Petkoviç
KOSOVË- Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Pe...
Bota
12 Korrik 2022, 13:31
d.a.
protesta ne Panama
PANAMA- Presidenti i Panamasë njoftoi një ulje të çmimeve të benzinës dhe ngrirje të tarifave p&eum...
Bota
12 Korrik 2022, 13:22
d.a.
BE
BRUKSEL- Bashkimi Evropian deri më tani ka ngrirë 13.8 miliardë euro asete të mbajtura nga oligarkët rusë, individë t...
Bota
12 Korrik 2022, 13:18
d.a.
Hristijan Mickoski
MAQEDONIA E VERIUT- Kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i ka bërë thirrje deputetëve...
Bota
12 Korrik 2022, 13:15
d.a.
Foto ilustruese
MAQEDONIA E VERIUT- Në seancën e mbrëmshme të Bordit Qendror, LSDM-ja njëzëri ka miratuar vendim me të c...
Bota
12 Korrik 2022, 13:09
d.a.
Lars-Gunnar Wiegemark
KOSOVË- Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) sot ka nisur 10 automjete me ndihma...
Bota
12 Korrik 2022, 13:00
d.a.
Aristoteli "Aris" Aguirre
FILIPINE- Një kryebashkiak në Filipine ka urdhëruar të gjithë punonjësit dhe zyrtarët e q...
Bota
12 Korrik 2022, 12:53
d.a.
Putin dhe Erdogan
TURQI- Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai turk Rexhep Taip Erdogan do të udhëtojnë në Teheran jav&eu...
Bota
12 Korrik 2022, 12:45
d.a.
Foto Ilustruese
ÇEKI- Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot ka zhvilluar një bisedë t...
Bota
12 Korrik 2022, 12:22
e.k
Jill Biden
SHBA- Zonja e Parë e SHBA-së Jill Biden është vënë në qendër të akuzave pasi në përpjekje...