Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
27 vjeçari nga Anglia tha se kishte luftuar me shëndetin e tij mendor pas abuzimit me alkool, andaj donte të bënte një ndryshim në jetën e tij.
AFRIKË- Përpara se të nisej drejt sfidës së madhe për të përshkuar Afrikën me vrap, Russell Cook shpresonte të mos pendohej. 27 vjeçari nga Anglia tha se kishte luftuar me shëndetin e tij mendor pas abuzimit me alkool, andaj donte të bënte një ndryshim në jetën e tij. Më shumë se 16,400 kilometra, 352 ditë, 16 vende dhe komplikime të panumërta, njeriu me nofkën “Hardest Geezer” ka mbledhur më shumë se 600 mijë euro për bamirësi dhe është gati ta përfundojë vrapimin e tij.
mësohet se që kur ai u nis nga Worthing në shkurt të vitit 2023 shumëçka ka ndryshuar. Plani i tij fillestar për të vrapuar nga Afrika e Jugut për në Tunizi u ndal nga mungesa e vizës algjeriane. Pas një ndryshimi në minutën e fundit, Cook u nis me vrap drejt udhëtimit i cili e dërgoi atë në qytete, pyje tropikale, male dhe shkretëtirën e Saharasë. Një prej pengesave të tij më të mëdha ishte kur ai u grabit me armë pas 50 ditëve vrap. Atij dhe ekipit mbështetës iu vodhën kamera, telefona, para dhe pasaportat.
Megjithatë, edhe pse me shumë pengesa, vrapuesi u zotua të vazhdojë rrugëtimin. Gjatë javëve të para, ai pati edhe disa probleme shëndetësore me barkun dhe dhimbjen e përsëritur të shpinës. Kështu që ai u detyrua të zvogëlojë intensitetin e tij me kërkesë të mjekëve.
“Mu deshën disa ditë për të bërë ekzaminime. Nuk kisha asnjë dëmtim, kështu që mendova se i vetmi opsion i mbetur ishte të merrja qetësues të fortë dhe të vazhdoja”, tha Cook.
Pas 278 ditëve ai u përball me pengesën tjetër e cila nuk ishte gjë tjetër veçse një copë letre viza algjeriane. Me anë të një videoje të publikuar në rrjete sociale ai apelonte për vizë. Videoja u pa nga 11 milionë njerëz dhe tërhoqi vëmendjen e Elon Musk dhe deputetëve të ndryshëm. Vëmendja e madhe që mori u shpërblye pasi ambasada algjeriane njoftoi se ai do ta merrte vizën.
Pas pengesave, gjithçka që e ndante Cook nga finishi ishte shkretëtira e Saharës. Duke e rritur numrin e kilometrave të përshkuara, ai vendosi të vraponte gjatë natës për shkak të nxehtësisë së fortë dhe stuhive të rërës. Ndërsa së fundmi, ai do të niset për në pikën më të nxehtë të Tunizisë, ku pas 352 ditëve vrapim do ta përfundoj maratonën e fundit.
Day 278 of running the entire length of Africa. Need your support now more than ever on this one. Appreciate you all???? pic.twitter.com/AvQGt1Noi7
— Russ Cook (@hardestgeezer) January 23, 2024
fotot ilustruese IZRAEL- Izraeli njoftoi se ndërmori sulme ajrore në pjesën lindore të Libanit duke goditur infrastrukturën e Hezb...
Zlatan Elek KOSOVË- Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek në një deklaratë tha sot se kjo parti është kundër re...
John Tinniswood BRITANI- John Tinniswood britaniku 111-vjeçar i cili është njeriu më i vjetër në botë thotë...
sergei lavrov RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov viziton Kinën të hënën dhe të martën për të diskutuar...
Ceremonia përkujtimore RUANDË- Presidenti i Ruandës, Paul Kagame fajësoi mosveprimin e komunitetit ndërkombëtar pë...
v IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se Izraeli është gati të arrijë një marrëveshje pë...
Foto ilustruese KINA- Ushtria e Kinës tha të shtunën se ka kryer patrullime ajrore e detare dhe se të gjitha veprimet “të ci...
Yellen dhe Li Qiang SHBA- Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen dërgoi një mesazh pas takim të dielën me kryemin...
Foto ilustruese IRAN- Një këshilltar ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei paralajmë...
foto ilustruese RUSI- Ujërat u rritën në dy qytete në malet Ural të Rusisë të dielën, pasi lumi i tretë më...