Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Debati u iniciua si përgjigje ndaj një urdhri ekzekutiv të nënshkruar nga presidenti amerikan, Donald Trump, më 15 mars për shkurtime në Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Media Globale (USAGM), organ që mbikëqyrë REL-in.
EVROPË- Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka theksuar “nevojën për të mbrojtur Radion Evropa e Lirë [REL]”, duke paralajmëruar se “nëse nuk e bëjmë këtë, atëherë do t’iu japim një dhuratë autokratëve në mbarë botën”.
Këto deklarata ajo i bëri gjatë një debati në Parlamentin Evropian në Strasburg më 1 prill, që u përqendrua në mbrojtjen e qasjes në media demokratike, përfshirë në REL. Debati u iniciua si përgjigje ndaj një urdhri ekzekutiv të nënshkruar nga presidenti amerikan, Donald Trump, më 15 mars për shkurtime në Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Media Globale (USAGM), organ që mbikëqyrë REL-in.
Pas kësaj, Kari Lake, këshilltare e lartë e shefit ekzekutiv të USAGM-it, përmes një letre deklaroi se granti – i miratuar nga Kongresi – për financimin e transmetuesve, ishte ndërprerë. Përderisa vendimi për ndalimin e grantit është tërhequr më vonë, USAGM nuk ka dërguar fonde të miratuara nga Kongresi, duke detyruar Radion Evropa e Lirë që të dërgojë në pushim administrativ disa nga punonjësit e saj më 1 prill.
Kos, duke folur në emër të shefes për politikë të jashtme të BE-së Kaja Kallas, tha se “Bashkimi Evropian ka nevojë të jetë strehë për media të pavarura, përfshirë ato nga Rusia dhe Bjellorusia, në mënyrë që të mund të vazhdojnë të punojnë dhe të mbajnë përgjegjëse elitat politike dhe biznesore të tyre dhe të ekspozojnë korrupsionin”.
Përderisa komisionarja Kos nuk foli për mundësinë që BE-ja të financojë REL-in, disa anëtarë të Parlamentit Evropian e përmendën këtë ide. Sebastiao Bugalho, anëtari portugez i grupit më të madh parlamentar, Partisë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë, tha se “ne do të paguajmë çmimin dhe do të marrim përsipër barrën”.
Ligjvënësi lituanez nga të Gjelbërit, Virginijus Sinkevicius, u shpreh se “ne duhet të sigurohemi që REL-i të ketë qasje, në terma afatgjatë, në financim të qëndrueshëm, përfshirë nga BE-ja”. Alexandr Vondra, i cili ishte disident në Çekosllovakinë komuniste dhe tani është anëtar i PE-së në grupin e krahut të djathtë të Konservatorëve Evropianë dhe Reformistëve, tha se Radio Evropa e Lirë ka ndihmuar në përhapjen e informacioneve në shtete shtypëse sikurse Irani, Bjellorusia dhe Rusia, dhe i bëri thirrje BE-së që të kontribuojë në financimin e radios.
“Le të jemi të hapur për të financuar REL-in edhe nga paratë e BE-së dhe të gjejmë një marrëveshje mbi formën”, tha ai, gjatë debatit që zgjati një orë.
Disa anëtar të grupeve populiste në PE u shprehën kundër përdorimit të parave të BE-së për të financuar REL-in.
Mary Khan, deputete nga partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, tha se REL-i “mund ta financojë veten”, duke shtuar se “mediat nuk duhet të financohen nga institucionet evropiane”.
Eurodeputeti sllovak, Millan Uhrik, që sikurse Khan bën pjesë në Grupin parlamentar të Kombeve Sovrane të Evropës, tha se BE-ja në vend të kësaj duhet të ndihmojë fermerët në Sllovaki që po luftojnë me një sëmundje që ka prekur bagëtitë e tyre, duke shtuar se “media juaj e pavarur është pikërisht e kundërta e medias së pavarur”.
Julien Sanchez, deputeti francez që bën pjesë në grupin e Patriotëve për Evropën – një tjetër fraksion i krahut të djathtë – deklaroi gjatë debatit se është “hipokrizi” të flitet për këtë situatë dhe të “ndërhyhet në situatën në Shtetet e Bashkuara”. Në debat nuk u miratua ndonjë vendim, por një gjë e tillë mund të ndodhë më vonë, pasi disa zyrtarë të PE-së thanë për REL-in se Parlamenti Evropian do të vazhdojë të monitorojë situatën./ REL
Foto MYANMAR- Një mrekulli është regjistruar në Myanmar ku një grua 63-vjeçare u shpëtua 91 orë pas tërmetit...
Foto ilustruese EVROPË- Shitjet e automjeteve elektrike Tesla ranë në mars në shumë vende evropiane, pjesërisht p&e...
Palestines ne Rripin e Gazes GAZA - Një grup prej rreth 50 kolonësh izraelitë hynë mbrëmjen e sotme në fshatin palestinez Dum...
donald trump SHBA- Ekipi ekonomik i Donald Trump po i jep sot pikat e fundit draftit që presidenti amerikan ka kërkuar në lidhje me ven...
Pazari i Erëzave të Stambollit TURQI - Kreu i Partisë Popullore Republikane (CHP) në Turqi, Ozgur Ozel, ka bërë thirrje p&eum...
Pamje nga vendi i ngjajres INDI- 21 persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur në një shpërthim t...
Vladimir Putin dhe Milorad Dodik fotografuar në Kremlin RUSI - Presidenti rus Vladimir Putin ka pritur liderin e kërkuar të serbëve etn...
Foto ilustruese BOSTON- Gjashtë persona u plagosën në lagjen kineze të Bostonit, kur një kamion u tërbua dhe i mori p&eu...
Le Pen PARIS- Udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen mund të ketë një shans për të vijuar përp...
foto ilustruese LITUANI- Trupi i ushtarit të katërt të Shteteve të Bashkuara, që ishte shpallur i zhdukur, është gjendur...