LIVE UPDATES
Bota

Përballja e Perëndimit me Rusinë për të ardhmen demokratike të Gjeorgjisë

Gjeorgjianët e quajnë “kështjella prej qelqi”. Një rezidencë me vlerë 50 milionë dollarë në lartësitë mbi Tbilisin.

18 Qershor 2024, 16:29 Nga E. D

Përballja e Perëndimit me Rusinë për të ardhmen

RUSI- Bashkimi Evropian i dha statusin e vendit kandidat Gjeorgjisë vitin e kaluar, por analistët thonë se nën drejtimin e oligarkut më të pasur në vend, qeveria është orientuar drejt Rusisë pas sulmit në Ukrainë në vitin 2022. Siç njofton nga Tbilisi korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, kritikët paralajmërojnë se e ardhmja demokratike e Gjeorgjisë do të vendoset në zgjedhjet në tetor.

Gjeorgjianët e quajnë “kështjella prej qelqi”. Një rezidencë me vlerë 50 milionë dollarë në lartësitë mbi Tbilisin. Aty ka pistë për ulje helikopterësh dhe madje edhe një akuarium me peshkaqenë. Këtu banon miliarderi Bidzina Ivanishvili, oligarku më i pasur i Gjeorgjisë dhe themeluesi i partisë në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane.

“Ivanishvili është sundimtari i vërtetë i këtij vendi. Ai zotëron një të tretën e prodhimit të brendshëm bruto të Gjeorgjisë dhe e krijoi pasurinë e tij në Rusi në fund të viteve ’90-të. Ai vazhdon të ketë interesa në Rusi nëpërmjet kompanive në parajsa fiskale – jo vetëm ai, por edhe familjarët e tij. A është e mundur, apo realiste të presim nga një individ i tillë se do të bëjë gjithçka që Gjeorgjia të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s? Nuk mendoj kështu”, thotë Eka Cigauri, nga organizata kundër korrupsionit Transparency International, dega në Gjeorgji.

Kjo betejë për të ardhmen e Gjeorgjisë, nëse do të jetë pjesë e Perëndimit apo e orbitës gjeopolitike të Rusisë, po zhvillohet në rrugët e Tbilisit.

Një ligj i njohur si ligji për “agjentët e huaj”, i ngjashëm me atë të Rusisë, ka rigjallëruar opozitën përpara zgjedhjeve të tetorit.

Protestuesit kundër qeverisë tregojnë solidaritet me Ukrainën që po lufton ndaj agresionit të Rusisë.

Protestat e kanë detyruar oligarkun Ivanishvili t’i bëjë më të qarta qëndrimet e veta. Gjatë një tubimi pro-qeverisë në prill, ai tha se “një forcë perëndimore globale pro-luftës” po ndërhynte në Gjeorgji.

“Sulmi i Rusisë në Ukrainë e shtyu që të zgjidhte më qartë se cilën palë mbështet. Ai nuk donte ta bënte, por u orientua drejt Rusisë, megjithëse partia ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ përpiqet ta fshehë, të mos e thotë këtë hapur. Ivanishvili mori vendimin strategjik se Rusia po e fiton luftën; pra duhet të qëndronim me fituesin e ardhshëm, siç e shikon ai”, thotë analisti politik Ghia Nodia.

Kritikët thonë se partia Ëndrra Gjeorgjiane po shfrytëzon frikën e popullsisë.

“Linja kryesore propagandistike tani është se ‘nëse nuk jemi ne në pushtet, lufta me Rusinë është e pashmangshme’. Po përpiqen ta paraqesin Perëndimin – në veçanti Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian – si një lloj armiku të interesave tradicionale të Gjeorgjisë dhe vlerave të familjes”, thotë Aka Zarkua, nga organizata “Qendra për Monitorimin e Qeverisjes”.

“Objektivi kryesor i qeverisë gjeorgjiane tani është të ruajë paqen”, thotë Fridon Injia, deputet pro-qeverisë, Partia e Socialistëve Evropianë.

Opozita thotë se Perëndimi duhet t’i kishte kuptuar me më shumë zgjuarsi motivet e vërteta të partisë Ëndrra Gjeorgjiane.

“Është mungesa e përqëndrimit, vëmendjes dhe në përgjithësi e të kuptuarit se ajo çfarë po ndodh në Gjeorgji është pjesë e përballjes më të gjerë me Rusinë”, thotë Giga Bokeria, kryetar i partisë Gjeorgjia Evropiane.

Analistët thonë se ligji për agjentët e huaj ka politizuar brezin e ri, që kërkon me vendosmëri ndryshimin e qeverisjes në zgjedhjet në tetor. Të tjerë paralajmërojnë se zoti Ivanishvili është një lojtar i vjetër në politikë që do të luftojë për të mbajtur kontrollin./VOA

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit