LIVE UPDATES
Bota

Përcaktimi i datës për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, REL: Peshimi i forcave të kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani

Më 31 korrik, Osmani ka zhvilluar një takim me partitë parlamentare. Presidentja e Kosovës, më pas, në konferencën për media tha se nuk e di arsyen e mosparaqitjes së tij dhe sugjeroi që gazetarët ta pyesin vetë.

1 Gusht 2024, 18:55 Nga N.F
Përcaktimi i datës për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në
Osmani dhe Kurti

KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje nuk e bëri të ditur pse lideri i asaj partie, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është paraqitur për konsultime me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për përcaktimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta parlamentare. Më 31 korrik, Osmani ka zhvilluar një takim me partitë parlamentare. Presidentja e Kosovës, më pas, në konferencën për media tha se nuk e di arsyen e mosparaqitjes së tij dhe sugjeroi që gazetarët ta pyesin vetë.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Lëvizjes Vetëvendosje dhe kabinetit të kryeministrit Kurti me pyetjen se pse nuk ka shkuar në takim me Vjosa Osmanin dhe si kanë qenë marrëdhëniet e tyre, por nuk ka marrë përgjigje.

Ndërkohë, Kurti në rrjetet sociale ka shpërndarë informacione se më 31 korrik ka drekuar me disa ambasadorë me ftesë të shefit në largim të Zyrës së BE-së në Kosovë. Analisti politik, Visar Ymeri, vlerëson se Kurti dëshiron të paraqitet në publik si figura më e rëndësishme politike dhe për këtë nuk iu përgjigj takimit të thirrur nga presidentja Osmani.

Drejtoresha e Lëvizjes FOL, Mexhide Demolli, thekson se kjo nuk është hera e parë që ka pasur “mosmarrëveshje” ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani, por lëvizja e fundit e liderit të Vetëvendosjes tregon për një “krisje” tjetër në marrëdhënien e tyre.

Një marrëdhënie e tillë, thotë ajo, mund të shkaktojë edhe destabilitet politik. Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Visar Ymeri tregon se mosmarrëveshjet ndërmjet Kurtit dhe Osmanit janë evidente dhe se një nga arsyet për një gjë të tillë është edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila i është përmbajtur Vetëvendosjes.

Gërvalla vjen nga radhët e partisë Guxo, e cila u themelua nga Vjosa Osmani, pasi ajo u largua nga Lidhja Demokratike e Kosovës në vitin 2020 për shkak se nuk e mbështeti rrëzimin e Qeverisë së Albin Kurtit.

Osmani atëherë ishte kandidate për presidente të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të shkurtit 2021 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe mori mbi 300 mijë vota nga qytetarët. Në prill të po atij viti, ajo u zgjodh presidente falë votave të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Mirëpo, Visar Ymeri thekson se marrëdhëniet e “acaruara” mes Kurtit dhe Osmanit janë ndikuar edhe nga raporti me vendet perëndimore.

Përkatësisht, Qeveria e kryeministrit Albin Kurti shpeshherë është nën kritika nga bashkësia ndërkombëtare për shkak të vendimeve që merr, të cilat prekin kryesisht pjesëtarët e komunitetit serb dhe për shkak të refuzimit të formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në situata të tilla, Osmani thekson se për të gjitha vendimet është i domosdoshëm koordinimi me partnerët nga vendet perëndimore.

Diplomati amerikan, Gabriel Escobar, i cili deri vonë ishte edhe i dërguari special për Ballkanin Perëndimor, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë në mars të këtij viti se ka "zhgënjime të mëdha me Qeverinë e Vetëvendosjes, jo vetëm në Uashington por edhe në Bruksel, Romë, Berlin dhe Paris”.

Ai tha se në Kosovë ka ende institucione që i kuptojnë qartë marrëdhëniet me Evropën dhe SHBA-në. “E kam fjalën konkretisht për presidenten [e Kosovës, Vjosa Osmani]”, tha Escobar.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Mexhide Demolli thekson rëndësinë e takimit të thirrur nga presidentja e Kosovës për përcaktimin e datës për zgjedhje të rregullta dhe shton se vendimi i Kurtit për të mos u paraqitur në të tregon për një përçarje të mundshme në marrëdhëniet e tyre.

"Kjo përçarje mund të ketë implikime të rëndësishme për stabilitetin politik dhe qeverisjen", thotë Demolli.

Ajo, po ashtu, tregon se bashkëpunimi ndërinstitucional dhe vendimmarrja e përbashkët nga Qeveria dhe Presidenca në shumë fusha, është e paraparë me Kushtetutën e Kosovës.

“Pavarësisht këtyre mosmarrëveshjeve mes presidentes dhe kryeministrit, besoj dhe shpresoj se ato do të zgjidhen duke arritur një konsensus të gjerë politik për organizimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare”, thotë Demolli.

Partitë opozitare kanë kohë që kërkojnë zgjedhje të parakohshme, por nuk kanë arritur marrëveshje se kur duhet të mbahen. Visar Ymeri beson se Lëvizja Vetëvendosje do t'i shtyjë zgjedhjet për aq kohë sa të jetë e mundur "sepse ka frikë nga efektet e rezultateve zgjedhore".

"Them kështu, [ekziston] një lloj momenti vetëdijësues i qytetarëve për mospunën e Qeverisë dhe ky moment vetëdijësues shfaqet më së shumti në dështimet ekonomike dhe sociale, efektin më brutal dhe më të egër të të cilëve e ndiejmë gjatë muajve të dimrit, posaçërisht gjatë festave të fundivitit", thotë ai.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me partitë parlamentare më 31 korrik, ka deklaruar se është rënë dakord që të analizohen të gjitha datat dhe elementet relevante për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta. Osmani ka thënë se partitë kanë pasur propozime të ndryshme për datën e zgjedhjeve, por askush nuk ka insistuar për një të tillë. Disa nga datat e përmendura janë 26 janari ose 2, 9 dhe 16 shkurti.

Viti i ardhshëm 2025 është vit i rregullt zgjedhor në Kosovë dhe nëse partitë politike bien dakord që të mos ketë zgjedhje të parakohshme, Qeveria aktuale e udhëhequr nga kryeministri Kurti do të jetë e para që do të përmbushë mandatin katërvjeçar që nga shpallja e pavarësisë./ REL

kosove kurti osmani zgjehdjet presidenciale

Sondazh

Poll
Bota 1 Gusht 2024, 17:32 E. D

SHBA forcon aleancat në Indo-Paqësor

foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara po forcojnë ndjeshëm aleancën e tyre në Indo-Paqësor mes kërcënimeve të s...

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit