LIVE UPDATES
Bota

"Përçarja transatlantike!" Analiza: Kina "në gjah" për mundësi në Evropë dhe Tajvan

Për Pekinin, përçarjet diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve evropianë – e fundit e nxitur nga diskutimi i nxehtë në Zyrën Ovale mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky – përbëjnë mundësi të reja për përmirësim të marrëdhënieve me Evropën.

5 Mars 2025, 12:23 Nga M.B
"Përçarja transatlantike!" Analiza: Kina "në
Foto ilustruese

KINA- Pas një jave të ngjeshur diplomatike dhe diskutimeve se si mund t’i jepet fund luftës në Ukrainë, të cilat kanë rritur dallimet mes Shteteve të Bashkuara dhe fuqive perëndimore, si dhe kanë ngritur pikëpyetje për ndihmën amerikane për Ukrainën, Kina është duke analizuar mënyra si mund të përfitojë nga gjithë këto zhvillime.

Për Pekinin, përçarjet diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve evropianë – e fundit e nxitur nga diskutimi i nxehtë në Zyrën Ovale mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky – përbëjnë mundësi të reja për përmirësim të marrëdhënieve me Evropën.

Diçka e tillë mund të ketë ndikim edhe në Azi, pasi vendet që janë të lidhura me Uashingtonin, sikurse Tajvani, janë duke u përballur me implikimet e një SHBA-je më transaksionale. Një situatë e tillë mund të forcojë Kinën në atë rajon, e cila vazhdimisht përpiqet t'i shtrijë më shumë rrënjët në Paqësor.

“Nuk ka dilema që kjo ka qenë gjë e mirë për Kinën”, ka thënë Andrew Small, hulumtues i lartë në Fondin Gjerman Marshall në Berlin, i cili paraprakisht e ka këshilluar Komisionin Evropian për strategjinë rreth Kinës, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

“Pekini beson se mund të përfitojë shumë nga kjo situatë, duke nisur nga kontingjentet në Tajvan, e deri te një bashkëpunim më i madh me Rusinë, që do të nënkuptonte një SHBA të dobësuar”.

Kina veçse është interesuar për të kontaktuar me Brukselin dhe kryeqytetet tjera evropiane, para zhvillimeve të fundit në Uashington, të cilat rezultuan me largimin e Zelenskyt nga Shtëpia e Bardhë, pa e nënshkruar marrëveshjen e rëndësishme për minerale.

Përmes këtyre përpjekjeve, diplomatët kinezë janë munduar që t’i shfrytëzojnë shqetësimet lidhur me synimet e SHBA-së që t’i rivendosë marrëdhëniet me Rusinë dhe të përfundojë shpejt luftën në Ukrainë - duke braktisur kështu aleatët evropianë - kanë thënë tre zyrtarë të Bashkimit Evropian, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Pekini, i cili është deklaruar neutral, por e ka mbështetur Rusinë në luftën e saj në Ukrainë, është duke tentuar të përfitojë edhe më tepër nga mosmarrëveshjet transatlantike, përfshirë planet e Trumpit që të godasë BE-në me tarifa prej 25 për qind, për të cilat Brukseli është zotuar se do të kundërpërgjigjet. Small beson se kinezët janë ende në fazën e “gjetjes së fakteve” për të kuptuar se çfarë mund të përfitojnë në këtë kontekst.

“Gjithçka që Kina do të çojë përpara do të shihet me skepticizëm”, ka thënë ai.

“Por, Pekini beson se do të ketë përfitime pas fazës së parë, sidomos nëse nisin të zbatohen tarifat”.

Në Konferencën e Sigurisë në Munih, të mbajtur në shkurt, ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, ka thënë se Kina beson që të gjitha palët duhet të marrin pjesë në bisedimet për paqe, duke vënë në pah rolin e Evropës. Këto deklarata janë bërë para takimit mes zyrtarëve të SHBA-së dhe Rusisë në Riad, në të cilin nuk janë ftuar zyrtarë evropianë, dhe as ata nga Kievi.

“Nëse do të isha në vendin e Pekinit, do t’iu thosha evropianëve atë që duan të dëgjojnë, e ata aktualisht duan të dëgjojnë se Evropa dhe Kievi duhet të përfshihen në negociatat për të ardhmen e Ukrainës”, ka thënë në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë Zsuzsa Anna Ferenczy, profesoreshë në Universitetin Kombëtar Dong Hwa në Tajvan, dhe dikur këshilltare në Parlamentin Evropian.

Në margjina të konferencës, koloneli i pensionuar kinez, Zhou Bo është bërë kryelajm nëpër gazeta, pasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që të ketë paqeruajtës kinezë dhe indianë në Ukrainë, në kuadër të marrëveshjes për përfundim të luftës.

Këto deklarata janë pasuar nga komentet e Wangut në takimin e grupit të 20 vendeve më të industrializuara (G20) në Afrikën e Jugut, ku ka thënë se bisedimet mes SHBA-së dhe Rusisë në Arabinë Saudite janë “dritare mundësie për paqe” në Ukrainë, dhe që “Kina do të vazhdojë të luajë rol konstruktiv në zgjidhje politike të krizës”.

Ferenczy beson se këto deklarata janë 'tullumbace testuese' për Pekinin për të parë sa mund të ketë ndikim fjala e tij, ndonëse, sipas saj, problemet tregtare ndër vite mes Brukselit dhe Pekinit, dhe afërsia e Kinës me Rusinë në periudhën e luftës, janë elemente që vështirë harrohen.

Mes tjerash, Pekini do të duhet të punojë në zhdukjen e përshtypjes se përpjekjet e tij diplomatike janë më tepër për imazh, sesa për arritje të paqes.

Pak pas nisjes së luftës, lideri kinez, Xi Jinping e ka përshkruar Kinën si neutrale dhe diplomatët kinezë kanë bërë thirrje për paqe nëpër forume ndërkombëtare. Më 2023, Pekini e ka prezantuar një plan paqeje për Ukrainën, të përbërë nga 12 pika, i cili mëtonte arritjen e armëpushimit dhe nisjen e bisedimeve për paqe, mirëpo nuk ofronte udhëzime se si mund të përfundonte lufte, prandaj zyrtarët evropianë e patën përjashtuar mundësinë që ai të shërbente si plan që i shtron rrugën paqes.

Administrata Trump ka thënë se përpjekjet e saj janë të dizajnuara që t’i shtyjnë aleatët të ndajnë më shumë fonde për mbrojtje, të rikalibrohen marrëdhëniet tregtare dhe t’i jepet fund luftës në Ukrainë.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka thënë që nëse Shtetet e Bashkuara tërheqin ndihmën ushtarake për Ukrainën, kjo do t’i mundësonte Uashingtonit që t’i fokusonte resurset e veta në rajonin e Azi-Paqësorit, ku administrata ka thënë se luftimi i Kinës është prioritet.

Megjithatë, ka sinjale të hershme që qasja e Uashingtonit për dhënie fund të luftës në Ukrainë do të ketë efekt të dyfishtë në lindje, sidomos në Tajvan, ishullin që vetëqeveriset, të cilin Pekini është zotuar se do ta aneksojë me forcë, nëse refuzon bashkim paqësor. Tajvani është përballur për kohë të gjatë me mundësinë e një pushtimi kinez, dhe presioni tani sa shkon e rritet.

Më 28 shkurt, Ministria e Brendshme e Kinës, ka thënë se nuk e përjashton mundësinë e përdorimit të forcës kundër Tajvanit, ndërsa zëdhënësi i saj, Wu Qian i ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se “lojërat mashtruese do t'i vuajë vetëm Tajvani”.

Këto komente u bënë pasi autoritetet tajvaneze kanë thënë se kanë ndaluar një anije mallrash me ekip me shtetësi kineze, që besohet se ka këputur kabllo nënujore të komunikimit.

Aftësia e Tajvanit për t’u përballur me ndonjë sulm varet prej gatishmërisë së SHBA-së për ta ndihmuar, dhe qeveria tajvaneze e ka shikuar me vëmendje qasjen e SHBA-së ndaj Ukrainës, si shembull se çfarë mund të përjetojë në të ardhmen, në rast të ndonjë krize me Kinën.

Ryan Hass, ish-drejtor për Kinën në Këshillin amerikan për Siguri Kombëtare, ka thënë se përpjekjet e Trumpit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, dhe përplasjet e tij me Zelenskyn në Zyrën Ovale, patjetër se do të shkaktojnë ankth në Taipei, por që nami unik i Tajvanit, si prodhues i 90 për qind të gjysmëpërçuesve më të avancuar, në nivel botëror, ia shton pikët në marrëdhënien me SHBA-në.

Trump i ka bërë thirrje Taipeit që t’i rrisë shpenzimet në mbrojtje, dhe ka thënë se dëshiron që t’i zhvendosë fabrikat e prodhimit të gjysmëpërçuesve në SHBA. Megjithatë, çdo mundësi e zhvendosjes merr kohë dhe është proces i kushtueshëm. Hass ka thënë se ky fakt e bën Tajvanin “të pandashëm prej synimeve të Trumpit për rilindje industriale në Amerikë”, teksa tenton të ndryshojë pamjen e industrisë amerikane të prodhimit.

“Tajvani ka nevojë për SHBA-në, por edhe SHBA-ja ka nevojë për Tajvanin”, ka shkruar Hass në X.

Shefi i kompanisë tajvaneze për prodhim të çipave gjysmëpërçues TSMC, e ka vizituar Shtëpinë e Bardhë më 3 mars, dhe ka bërë të ditur se do të investojë 100 miliardë dollarë në SHBA. TSMC, prodhuesi më i madh në botë i çipave të avancuar, njëherësh furnizues tejet i rëndësishëm për prodhuesit e hardueit amerikan, ka thënë se plani parasheh ndërtimin e pesë fabrikave në SHBA në vitet në vijim./ REL

kina be

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje