LIVE UPDATES
Bota

Përpjekjet e Kinës për forcimin e lidhjeve me vendet e Afrikës

Pekini, në vitet e fundit, ka investuar shumë në projekte infrastrukturore në kontinentin e Afrikës përmes nismës “Një Brez, Një Rrugë”.

21 Janar 2023, 21:30 Nga k.m.
Përpjekjet e Kinës për forcimin e lidhjeve me vendet e
Foto ilustruese

Ministri i ri i Jashtëm i Kinës, Qin Gang, përfundoi turneun e tij të parë në Afrikë këtë javë, gjatë së cilës ai vizitoi pesë vende. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Kate Bartlett nga Johanesburgu, ministri Qin Gang theksoi se Kina nuk e sheh kontinentin si një qendër të re të konkurrencës mes Perëndimit dhe Pekinit. Për më shumë se tre dekada, ka qenë traditë që udhëtimi i parë jashtë vendit i kryediplomatit kinez të jetë në Afrikë. Edhe ministri i ri i Jashtëm Qin Gang e respektoi këtë traditë.

Pekini, në vitet e fundit, ka investuar shumë në projekte infrastrukturore në kontinentin e Afrikës përmes nismës “Një Brez, Një Rrugë”.

Disa analistë thonë se Shtetet e Bashkuara tani janë mbrapa në konkurrencën me Kinën në marrëdhëniet e tyre me Afrikën. Në dhjetor, presidenti amerikan Joe Biden ishte mikëpritës i një takimi me udhëheqësit afrikanë në Uashington.

Kina nuk e sheh veten në konkurrencë me Shtetet e Bashkuara në Afrikë, tha ministri Qin Gang gjatë vizitës në Etiopi.

"Afrika ka nevojë për solidaritet dhe bashkëpunim, jo konfrontim mes fuqive. Asnjë person, apo vend nuk ka të drejtë të detyrojë vendet afrikane, apo popullin afrikan të mbajë anën e një blloku", tha ai për televizionin shtetëror kinez.

Në Etiopi, ministri i jashtëm kinez inauguroi Qendrën e re Afrikane për Kontrollin e Sëmundjeve, ndërtimi i së cilës kushtoi 80 milionë dollarë dhe ishte dhuratë e Kinës.

Hapja e kësaj qendre në Afrikë ishte një fitore diplomatike për Kinën, thotë Paul Nantuyla nga Qendra Afrikane për Studime Strategjike.

"Vizita e ministrit Qin Gang synoi të dërgonte disa mesazhe strategjike. Mesazhi i parë është se marrëdhënia mes Kinës dhe Afrikës është e qëndrueshme, e shumëanshme dhe e ankoruar mirë", thotë analisti Paul Nantulya.

Ministri i jashtëm Qin Gang njoftohet se kishte rënë dakord të falte një shumë të caktuar të borxhit të Etiopisë dhe kishte premtuar ndihmë për rindërtimin e rajonit verior Tigrej, pas përfundimit të një lufte civile dyvjeçare atje. Kryetari i Komisionit të Bashkimit Afrikan i kërkoi Kinës të mbështesë organin rajonal në përpjekjet për të siguruar një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Kontinenti afrikan, me 1.3 miliardë banorë dhe 54 shtete anëtare, ka të drejtën të jetë anëtar i kësaj qeverisjeje ndërkombëtare dhe anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit”, thotë Moussa Faki Mahamat, kryetar i Komisionit të Bashkimit Afrikan.

Nga Etiopia, ministri i jashtëm kinez udhëtoi në Benin dhe Gabon, që analistët thonë se ishte në përputhje me qëllimin e Kinës për të zgjeruar nismën “Një Brez, Një Rrugë” në rajonet frankofone të Afrikës Perëndimore.

Ai u ndal në Angola, një partner kyç i sigurisë dhe më pas udhëtoi për në Egjipt, një vend me rëndësi strategjike për Kinën për shkak të investimeve të shumta atje, duke përfshirë kryeqytetin e ri administrativ që po ndërtohet jashtë Kajros dhe Kanalin e Suezit.

Ministri i jashtëm kinez Qin Gang zhvilloi takime jo vetëm me zyrtarë të qeverisë egjiptiane, por edhe me ata të Lidhjes Arabe, duke shprehur dëshirën e tij për t'i dhënë fund konfliktit izraelito-palestinez. Analistët thonë se Gang mund të ketë një qasje të ndryshme në krahasim me paraardhësit e tij.

“Kur ai ishte ambasador në SHBA, ai njihej për ashpërsinë në disa nga deklaratat e tij. Ndoshta ai është larguar nga Shtetet e Bashkuara me perspektivën e tij nga angazhimi në ato qarqe politikash. Kështu që ndoshta ai ka disa këndvështrime dhe pikëpamje krejt të ndryshme mbi diplomacinë globale", thotë Lauren Johnston nga Instituti i Çështjeve Ndërkombëtare të Afrikës së Jugut.

Ndërsa ministri kinez Qin Gang u largua nga Afrika, Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen mbërriti për një vizitë në tre vende të kontinentit, duke sinjalizuar rëndësinë gjeopolitike të Afrikës./VOA

pekin

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron