LIVE UPDATES
Bota

Plani i administratës Trump për transformimin e saj në një "Rivierë të Lindjes së Mesme", Hamasi: Gaza nuk është në shitje

Pas planit të SHBA-së qëndron Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF) i mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli, i financuar në mënyrë të fshehtë, i cili filloi shpërndarjen e ndihmave në maj.

1 Shtator 2025, 16:59 Nga r.ll
Plani i administratës Trump për transformimin e saj në një
foto ilustruese

GAZA- Një zyrtar i Hamasit është shprehur ditën e sotme se Rripi i Gazës "nuk është në shitje", një ditë pasi një raport i Washington Post detajoi planin e administratës Trump për të transformuar Rripin e Gazës në një Rivierë të Lindjes së Mesme.

Raporti i WP, erdhi disa ditë pas një takimi në Uashington për të cilin i dërguari special i Trump, Steve Witkoff, tha se supozohej të diskutohej një "plan shumë gjithëpërfshirës" për periudhën e pasluftës në Rripin e Gazës.

Plani prej 38 faqesh, sipas Washington Post, do të shihte zhvendosjen "vullnetare" të rreth dy milionë banorëve të Gazës në vende të tjera ose zona të sigurta brenda enklavës palestineze, e cila është shkatërruar nga gati dy vjet luftë, ndërsa po rindërtohet për t'u bërë një qendër turizmi dhe teknologjie.

Territori palestinez do të vihej nën administrimin e një entiteti të quajtur GREAT Trust për 10 vjet, i cili më pas do t'i hapte rrugën një "entiteti palestinez të reformuar dhe të deradikalizuar", tha burimi. Ata që bien dakord të largohen do të merrnin 5,000 dollarë në para të gatshme, si dhe ndihmë që mbulon katër vjet qira dhe një vit ushqim, sipas planit të raportuar nga Post.

Pronarëve të tokave do t'u ofrohej një "kupon dixhital" në këmbim të të drejtave për të rindërtuar pronën e tyre, tha Post. Sipas botimit, plani titullohet "Rindërtimi i Gazës, Përshpejtimi Ekonomik dhe Transformimi Trust, ose GREAT Trust" dhe është zhvilluar nga GHF.

Pas planit të SHBA-së qëndron Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF) i mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli, i financuar në mënyrë të fshehtë, i cili filloi shpërndarjen e ndihmave në maj.

"Gaza nuk është në shitje", tha Bassem Naim, një anëtar i byrosë politike të Hamasit, në mediat sociale, duke argumentuar se territori është një pjesë integrale e atdheut të madh palestinez. Ai tha gjithashtu se Hamasi dhe populli i tyre e refuzojnë këtë plan.

Në fillim të gushtit, OKB njoftoi se më shumë se 1,000 njerëz janë vrarë duke u përpjekur të marrin ndihmë në Gaza që kur GHF filloi të vepronte në maj 2025. Shumica e viktimave u qëlluan nga forcat izraelite që vepronin pranë objekteve të GHF. Më 4 shkurt, presidenti amerikan deklaroi publikisht për herë të parë se SHBA-të duhet të "marrin në dorë" Rripin e Gazës të rrafshuar dhe të uritur, dhe ta rindërtojnë atë në një "Rivierë të Lindjes së Mesme" pasi të zhvendosin popullsinë palestineze diku tjetër.

Kjo deklaratë qëllimi nga Trump zemëroi shumë palestinezë dhe organizata humanitare në lidhje me zhvendosjen e mundshme me forcë nga Gaza. Plani u refuzua nga vendet arabe dhe perëndimore, si dhe nga OKB-ja. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbështeti planin e shpallur në shkurt nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, i cili deklaroi se donte të merrte "kontrollin" e Gazës dhe ta shndërronte atë në Rivierën e Lindjes së Mesme, duke përsëritur se popullsia e zonës mund të zhvendosej diku tjetër.

"Hamasi i hedh poshtë të gjitha këto plane që zhvendosin popullin tonë dhe e mbajnë pushtuesin në tokën tonë", tha një zyrtar tjetër i Hamasit, duke folur në kushte anonimiteti.

hamas lufta izrael-hamas

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend