All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Plani i OKB-së për drithërat ukrainase përballet me pengesa

Pushtimi rus i Ukrainës, që nisi në shkurt, ka ndaluar eksportet e drithërave të Kievit nga portet e Detit të Zi

10 Qershor 2022, 08:51 Nga d.d
Plani i OKB-së për drithërat ukrainase përballet me pengesa
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

Turqia tha më 8 qershor se një plan i Kombeve të Bashkuara për të krijuar korridor detar për eksportet e drithërave ukrainase, që do të mbikëqyrej nga Ankaraja, ishte plan “i arsyeshëm”, por kërkoi më shumë bisedime me Moskën dhe Kievin për t’u siguruar që anijet do të ishin të sigurta.

Pushtimi rus i Ukrainës, që nisi në shkurt, ka ndaluar eksportet e drithërave të Kievit nga portet e Detit të Zi, duke kërcënuar për një krizë globale të ushqimit. Kombet e Bashkuara dëshirojnë që të dyja palët, por edhe shteti fqinj, Turqia, të pajtohet për krijimin e një korridori.

Por, ka pengesa të mëdha për të arritur një marrëveshje, përfshirë edhe përpjekjet për ta bindur Rusinë që të lehtësojë bllokadën e porteve ukrainase dhe Kievi të largojë minat që ka vendosur. Pasi të tejkalohen këto pengesa duhet të binden kompanitë transportuese se korridori është i sigurt për t’u përdorur. Koha për të tejkaluar këto pengesa po mbaron dhe ka pak vend në depo për të ruajtur drithërat e reja të Ukrainës, që korren në fund të korrikut.

Rusia dhe Ukraina së bashku përbëjnë pothuajse një të tretën e furnizimeve globale me grurë dhe rëndësia e tyre është vënë në pah edhe më shumë për shkak të një ndalese të eksportit indian, por edhe motit të keq që ka dëmtuar të mbjellat në Amerikën e Veriut dhe Evropën Perëndimore.

Lufta, së bashku me sanksionet perëndimore kundër Rusisë, kanë bërë që të rriten çmimet e drithërave, vajit të gatimit, plehrave dhe çmimet e energjisë.

Këto janë shndërruar në një kërcënim për krizë ushqimore në shtetet e varfra, disa prej të cilave varen nga Rusia dhe Ukraina për më shumë se gjysmën e importeve të tyre të grurit.

Ukraina po ashtu është eksportuese e madhe e misrit, elbit, vajit të lulediellit dhe vajrave të tjera, ndërkaq Rusia dhe Bjellorusia – Minsku mbështet Rusinë në luftën në Ukrainë dhe po ashtu është subjekt i sanksioneve – përbëjnë mbi 40 për qind të eksporteve globale të mineraleve ushqyese.

Industria e drithërave është një prej industrive kryesore të Ukrainës, teksa ky shtet kishte eksportuar 12.2 miliardë dollarë më 2021 apo një të pestën e eksportit të përgjithshëm të vendit.

Para luftës, Ukraina eksportonte 98 për qind të drithërave dhe vajrave përmes Detit të Zi. Ky shtet kishte eksportuar deri në 6 milionë tonë drithëra dhe vajra në muaj.

Por, me shumicën e porteve të bllokuara dhe sistemeve të hekurudhave që nuk po mund të përballojnë mbingarkesën e eksporteve, shteti tani është në gjendje të eksportojë minimum 2 milionë tonë drithëra në muaj, tha gjatë kësaj jave, Taras Vysotskyi, zëvendësministri ukrainas i Politikave Agrare dhe Ushqimit. Në maj, eksportet e drithërave, farave vajore dhe vajit ushqimor u rritën për 80 për qind brenda muajit, apo 1.71 milion ton, por këto shifra ishin dukshëm më të ulëta krahasuar me të dhënat zyrtare të eksporteve të majit të vitit 2021.

Uashingtoni ka akuzuar Rusinë se po përdorë ushqimin si armë në luftën në Ukrainë. Kremlini argumenton se Uashingtoni ka nxitur krizën duke vendosur sanksione ndaj Moskës.

Rreth 22 milionë tonë drithëra ishin të bllokuara në Ukrainë, sipas të dhënave të majit, për shkak të sfidave infrastrukturore dhe bllokadës në portet detare. Teksa çmimet po rriten, agjencitë e OKB-së duhet të ulin racionet për refugjatët deri në gjysmë, për shembull për Sahelin, për shkak të mungesës së fondeve.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha se takimi i së mërkurës me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, ishte i frytshëm, por duhen ende më shumë bisedime për çështjen e zhbllokimit të eksporteve.

Lavrov tha se është në dorën e Kievit që ta zgjidhë problemin e zhbllokimit të drithërave të saj, duke kërkuar që Ukraina të pastrojë portet nga minat e vendosura. Nëse e bën këtë, atëherë, sipas tij, Rusia, me ndihmën e Turqisë, do të ofrojë kalim të sigurt të anijeve me dërgesa.

Megjithatë, Kievi tha se ka nevojë për “garanci efektive të sigurisë” para se të mund të nisë dërgesat, duke shprehur shqetësime se Moska mund të përdorë një korridor të mundshëm për t’ia mësyrë portit të Odesës.

Gjithashtu, drejtori i Shoqatës së tregtarëve të drithërave të Ukrainës, Serhiy Ivashchenko, tha më 8 qershor se Turqia – shteti që ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO dhe ka një flotë të madhe detare – nuk ishte mjaftueshëm e fuqishme për të vepruar si garantuese për kalimin e sigurt të anijeve.

Ai po ashtu tha se do të duhen të paktën dy deri në tre muaj për të larguar minat nga portet ukrainase, duke kërkuar përfshirjen edhe të marinave turke dhe rumune.

Edhe nëse arrihet marrëveshja, kostot e sigurisë për çdo anije që do të ishte aq e guximshme për të lundruar në Detin e Zi do të ishin shumë të larta.

Situata është bërë edhe më urgjente për shkak të mungesës së hapësirës për të magazinuar drithërat në Ukrainë. Deri 35 për qind e kapaciteteve totale për magazinimin e 61 milionë tonëve të drithërave të Ukrainës mund të jenë të zëna për të ruajtur të korrat e vitit 2021 edhe kur të vijnë produktet e prodhuara nga të korrat e korrikut, tha qendra kërkimore, APK-Inform.

Sistemi hekurudhor i Ukrainës është i lidhur me disa shtete fqinje evropiane, sikurse Polonia, prandaj drithërat janë transportuar përmes trenave të ndryshëm përtej kufijve, por këto mjete nuk kanë kapacitete të mëdha për të transportuar këto produkte.

Kievi ka shtuar përpjekjet për të bërë eksporte përmes portit rumun Konstanta në Detin e Zi. Deri në mesin e majit, vetëm 240,000 tonë drithëra – apo 1 për qind e totalit të prodhimit të Ukrainës – ka arritur që të eksportohet përmes këtij porti.

Ndryshimi i rrugës eksportit të drithërave për në Rumani është bërë përmes hekurudhave për në porte në lumin Danub dhe më pas dërgesat janë transportuar në portin Konstanta. Por, ky proces është kompleks dhe i kushtueshëm.

Marrë nga REL

okb lufta ukraine-rusi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen