Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ndryshimi i klimës favorizon ndër të tjera edhe përhapjen e sëmundjeve dhe vështirëson sigurimin e ushqimit, sipas tyre.
Në më shumë se 200 revista shkencore, studiuesit i kanë drejtuar një apel Organizatës Botërore të Shëndetësisë të shpallë krizën e klimës si emergjencë shëndetësore globale. Studiuese dhe studiues nga e gjithë bota i kanë kërkuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH që të shpallë krizën e klimës si gjendjen emergjence shëndetësore globale. Ndryshimi i klimës favorizon ndër të tjera edhe përhapjen e sëmundjeve dhe vështirëson sigurimin e ushqimit, sipas tyre.
Më shumë se 200 revista shkencore e publikuan njëkohësisht apelin e studiuesve që kjo gjendje emergjence të shpallet para pranverës 2024, kohë kur zhvillohet edhe Asambleja e Përgjithshme e OBSH. Këtu bëjnë pjesë edhe revista të njohura si “The Lancet” apo”The British Medical Journal”.
Sipas studiuesve është gabim i rrezikshëm të vështrohen ndarazi kriza e klimës dhe ajo natyrore, thuhet në apel. Shëndeti njerëzor dëmtohet direkt si nga kriza e klimës edhe nga humbja e llojeve në natyrë. “Kjo krizë e pandashme planetare do të ketë efekte të mëdha në shëndet, sepse mund të shkatërrojë sistemet sociale dhe ekonomike”, shkruajnë autorët.
Sëmundjet, mungesa e ujit dhe ushqimit
Ndryshimi i klimës çon sipas kësaj në “zvogëlimin e tokës, strehimit, ushqimit dhe ujit.” Kjo do të ketë efekte të mëdha në shëndetin njerëzor dhe do të ashpërsojë varfërinë, “që më tej çon në migracion masiv dhe konflikte.” Edhe rritja e temperaturave dhe ekstremet e motit çojnë në përhapjen e sëmundjeve ngjitëse. Ndotja e mjedisit dëmton burimet ujore, për shkak të ndotjes së deteve do të ulet numri i peshqve si ushqim. Reduktimi i larmisë së llojeve do e bëjë të vështirë që njerëzimi të ushqehet në mënyrë të shëndetshme, theksojnë studiuesit. Më shumë ndërhyrje në zonat natyrore e sjell njeriun në kontakt më të ngushtë me shumë lloje. Me këtë rritet rreziku i sëmundjeve dhe kalimit të parazitëve tek njeriu. Sipas studiuesve, sistemet ekologjike do të jenë para kolapsit dhe efekti për shëndetin katastrofik.
“Vendimmarrësit politikë duhet që të dallojnë rreziqet e kërcënimeve të rënda për shëndetin nga kriza planetare dhe avantazhet për shëndetin në rast se kriza mposhtet.”
Shpallja e një gjendjeje emergjence shëndetësore është shkalla më lartë e alarmit që OBSH mund të japë. Një gjë të tillë Organizata Botërore e Shëndetësisë e bëri gjatë pandemisë së Coronës./DW
Moti i keq në New York MEKSIKË- Uragani Otis është uragani më i fortë i regjistruar që ka goditur bregun e Paq&eum...
Erdogan TURQI- Pas Vladimir Putin, i cili në Rusi ndaloi me ligj ndryshimin e gjinisë dhe vendosi të krijojë n...
Robert Card SHBA- Dita e dytë e kërkimeve dhe gjurmët e autorit të masakrës me 18 të vrarë në Lewiston nuk janë...
Li Keqiang KINË- Ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare ish-kryeministri Li Keqiang. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë p&e...
Te dhenat SHBA- Ekonomia amerikane po rritet me rritmet më të shpejta në dy vitet e fundit, madje me shpejt se sa pritej në tremujorin ...
Donald Trump SHBA- Ish-Presidenti Donald Trump injoron dhe kundërshton këdo që i thotë jo. Ai ka ndërtuar një markë bizn...
Josep Borrell BRUKSEL- Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka dhënë një deklarat&eu...
Nikos Christodoulidis QIPRO- Qipro mund të marrë një rol të rëndësishëm përsa i përket zgjidhjes së kriz&...
john kirby SHBA- Rusia është duke i ekzekutuar ushtarët që nuk i respektojnë urdhrat në ofensivën e re ushtarake në...
donika gervalla KOSOVË- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka reaguar lidhur me takimet me lider&e...