17 Shtator 2022, 10:19
Nga A.B
Policia
SERBI- Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka kapur 50 kilogram drogë të llojit marijuanë.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme Serbe, ky ishte një aksion ku u shkatërrua një rrjet i kontrabandës që niste nga Shqipëria kalonte nëpër Kosovë dhe përfundonte në Serbi. Nga ky aksion kanë mbetur të arrestuar pesë persona për shkak të dyshimeve se të njëjtit kanë kryer veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve, raporton Gazeta Express.
Te personat me inicialet S.M (1993) dhe I.Z (1999) është kapur një sasi e drogës prej 30 kilogramëve, derisa tek të arrestuarit tjerë A.D (1980), G.K (1973) dhe G.K (1981) është gjetur pjesa tjetër e marijuanës dhe pak kokainë.
Ministria e Brendshme e Serbisë tre të arrestuarit e fundit e kishin dërguar sasinë e drogës nga Kosova në Serbi me një makinë e cila ishte e shënuar me shenjën e misionit të “OSBE”-së.
Këta tre të fundit janë arrestuar derisa kanë tentuar të largohen nga vendi i ngjarjes ku ishte planifikuar ta linin dërgesën.
“Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, pas së cilës me kallëzim penal do t’i dorëzohen Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd”, thuhet në njoftim.
droge ne serbi serbi shqiperi kosove
Bota
17 Shtator 2022, 09:15
A.B
Zelenskyy
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy bëri përsëri thirrje të premten komunitetit global që ta njohë Rusinë ...
Bota
17 Shtator 2022, 09:00
A.B
Gautam Adani dhe Jeff Bezos
SHBA- Jeff Bezos sapo humbi statusin e tij si personi i dytë më i pasur në botë, duke rën&eu...
Bota
17 Shtator 2022, 08:56
A.B
Uber
SHBA- Rrjeti kompjuterik i Uber është hakuar. Kompania e taksive tha se po heton pasi disa sisteme të brendshme të komunikimi...
Bota
17 Shtator 2022, 08:52
A.B
Lule
Në atë moment, kur Swan ndjeu aromën e biskotave madeleine të sapopjekura dhe çajit të luleblirit, u drodh i hipnotizu...
Bota
17 Shtator 2022, 08:33
A.B
Momenti i incidentit
MBRETËRI E BASHKUAR- Një person është arrestuar ditën e djeshme pasi i është afruar arkivolit ...
Bota
17 Shtator 2022, 08:24
A.B
Begzat Aliu
KOSOVË- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka nominuar për ambasador të SHBA-së...
Bota
17 Shtator 2022, 07:42
A.B
Enver Robelli
KOSOVË- Gazetari Enver Robelli shkruan se padrejtësisë që iu është bërë Kosovës ndër vite p...
Bota
17 Shtator 2022, 07:06
A.B
Foto ilustruese
Partia Demokratike në SHBA ka nevojë për një brez të ri udhëheqësish. Dhe ata mund të udhëheqi...
Bota
16 Shtator 2022, 23:00
s.s
Lufta Ukrainë-Rusi
UKRAINË- Forcat ukrainase po konsolidojnë arritjet e tyre pas përparimeve "të rëndësishme" n&eum...
Bota
16 Shtator 2022, 22:54
k.m.
Viktor Orban
BEOGRAD- "Është e lehtë të përshtatësh politikën e sanksioneve nga Parisi, Brukseli dhe Berlini, por ne jem...