LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, BE: Më 8 maj presim që procesi të jetë demokratik

Kandidatja opozitare Gordana Silanovska-Davkova e fitoi rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të mërkurën bindshëm po pamjaftueshëm per ta shmangur rundin e dytë, ku më 8 maj do të përballet me presidentin aktual, Stevo Pendarovski.

27 Prill 2024, 21:24 Nga r.ll
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, BE: Më 8 maj
foto ilustruese

SHKUP- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer, tha të shtunën se blloku pret të ketë zgjedhje demokratike dhe të rregullta në Maqedoninë e Veriut më 8 maj, kur do të mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, si dhe zgjedhjet parlamentare njëkohësisht.

Kandidatja opozitare Gordana Silanovska-Davkova e fitoi rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të mërkurën bindshëm po pamjaftueshëm per ta shmangur rundin e dytë, ku më 8 maj do të përballet me presidentin aktual, Stevo Pendarovski. Geer tha se shpreson se pjesa e dytë e fushatës zgjedhore dhe zgjedhjet e dyfishta do të kalojnë në një frymë demokratike dhe paqësore, siç e vlerësoi OSBE/ODIHR rundin e parë në raportin e saj preliminar.

“Më e rëndësishmja është...në rundin e parë zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë përgjithësisht të qetë dhe demokratike. Dhe, ne shpresojmë shumë që në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, si dhe në fushatën për zgjedhjet parlamentare, të gjithë të angazhohen për ta përfunduar procesin përmes mesazheve pozitive në fushatë”, tha Geer.

Ai nuk i ka komentuar zërat se mund të ketë bojkot të zgjedhjeve presidenciale në rundin e dytë me qëllim që të mos arrihet pragu i daljes për 40 për qind, për ta dështuar procesin.

“Çdo çështjeje tjetër politike që lidhet me zgjedhjet, shpresoj ta kuptoni që nuk do ta komentoj në këtë fazë. Është në dorën e qytetarëve që të vendosin për të ardhmen e vendit”, shtoi ai.

Shtatë kandidatë garuan në rundin e parë, në mesin e të cilëve edhe dy shqiptarë, të cilët nuk ia dolën të fitonin vota të mjaftueshme për ta siguruar rundin e dytë.

Bujar Osmani nga Fronti Evropian i mori 13.36 për qind të votave, ndërsa Arben Taravari nga koalicioni opozitar VLEN 9.21 për qind të votave. Njoftimet jozyrtare flasin për një bojkot të LSDM-së, por edhe të BDI-së, edhe pse nga partia që drejtohet nga Ali Ahmeti kanë thënë se do të dalin me një qëndrim se si do të veprojnë në rundin e dytë.

Nga koalicioni opozitar VLEN kanë thënë se nuk do të bëjnë thirrje për bojkot, pasi votuesit janë ata që duhet të vendin se për cilin kandidat do të japin votën e tyre.

Osmani dhe Taravari i fituan rreth 210.000 vota së bashku në rundin e parë dhe besohet se, në mungesë të tyre në rundin e dytë, votat e shqiptarëve mund të luajnë rol vendimtar në garën për president mes Davkovës dhe Pendarovskit, siç kishte ndodhur para pesë vjetëve./REL

zgjedhjet në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet