LIVE UPDATES
Bota

ZGJEDHJET/ Analistët për VOA: Retorika nacionaliste, e dëmshme për demokracinë dhe të ardhmen europiane të Maqedonisë së Veriut

Rezultati i thellë në raundin e parë në favor të kandidates presidenciale të VMRO-DPMNE-së dhe pritshmëritë për një fitore po ashtu të thellë të kësaj partie në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, shton dilemat në opinionin publik lidhur me procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian.

27 Prill 2024, 19:03 Nga r.ll
ZGJEDHJET/ Analistët për VOA: Retorika nacionaliste, e dëmshme
foto ilustruese

SHKUP- Retorika nacionaliste dhe prirjet e elektoratit për të mbështetur partitë e spektrit të djathtë në Maqedoninë e Veriut shikohen nga analistët si të dëmshme për demokracinë e brishtë sa i përket rrugës së integrimit të vendit në Bashkimin Evropian por edhe në aspektin e marrëdhënieve ndëretnike.

Rezultati i thellë në raundin e parë në favor të kandidates presidenciale të VMRO-DPMNE-së dhe pritshmëritë për një fitore po ashtu të thellë të kësaj partie në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, shton dilemat në opinionin publik lidhur me procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian.

Zvarritja e gjatë e integrimit duket se ka zhgënjyer shumë njerëz dhe për këtë flet rezultati i keq në raundin e parë të Social-demokratëve në pushtet. Por sa mund të jetë i dëmshëm për vendin një pushtet, eventualisht i drejtuar nga një parti nacionaliste, siç është VMRO-DPMNE-ja?

Analisti Xhelal Neziri duke theksuar retorikën e përdorur të kandidates së VMRO-së për presidente, Gordana Siljanovska Davkova thotë se nuk përjashtohet mundësia që marrëdhëniet ndëretnike të mos jenë aq të mira nëse ajo e fiton garën.

Ai vlerëson se gara presidenciale është e qartë dhe se zoti Pendarovski nuk i ka gjasat ta përmbysë rezultatin e raundit të parë në balotazh. Ndërkohë, sa i përket pritshmërive për fitoren e VMRO-DPMNE-së, analisti thotë se kjo parti nuk ka interes ta çojë përpara procesin e integrimit të vendit në BE.

“Nëse analizohet fjalori i përdorur gjatë fushatës parazgjedhore, nëse analizohen qëndrimet e saj në raport me ndryshimet kushtetuese që burojnë nga ‘propozimi francez’ , mund të konkludohet se VMRO-DPMNE nuk është e interesuar që vendi të ecë përpara drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Ndaj edhe me VMRO-DPMNE-në në krye të qeverisë, sepse ka shumë gjasa të ndodh për shkak se në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale mori një rezultat befasisht të mirë, mund të ndodh që procesi i integrimeve evropiane të mos shkojë ashtu siç duhet”, thotë zoti Neziri.

Drejtori për Evropën i Institutit Ndërkombëtar Republikan Amerikan, Paul McCarthy i tha Zërit të Amerikës se përmasat e fitores së kandidates për president të VMRO-s ishin befasuese, ndërsa ishte e qartë, si thotë, se VMRO-ja do të dilte e para. Ai thekson pakënaqësitë e elektoratit me qeverinë e LSDM-së dhe në veçanti me kandidatin e saj presidencial:

“Nëse VMRO-ja fiton në zgjedhjet parlamentare, do të jetë shenjë e qartë që banorët e Maqedonisë së Veriut duan të shohin një rrugë të re. Çfarë do të thotë kjo për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut (në Bashkimin Evropian) varet nga veprimet e qeverisë së re sa i përket pozitës së Bullgarisë për Kushtetutën dhe ndaj çështjeve tjera, siç është gjuha, e të tjera. Shpresoj që Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të zgjidhë mosmarrëveshjet me Bullgarinë, që të mund të vazhdojë në rrugën e vet drejt anëtarësimit në BE", thotë zoti McCarthy.

Zëvendës-kryeministri në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut i ngarkuar me çështjet evropiane, Bojan Mariçiç, ndërkaq thotë se koncepti i ngritjes së nacionalizmit dhe tensioneve gjithmonë shkon në dëm të shtetit. “Vendit i kanoset një vorbull nacionalizmi dhe populizmi që nuk dihet se ku mund të na çojë”, shprehet ai.

“E shihni se në fushatë VMRO-DPMNE-ja nuk flet për integrimet evropiane; ngritet një retorikë nacionaliste, që u pranua madje dhe u nis nga Bashkimi Demokratik për Integrim, por qyetarët nuk do të shohin dobi nga kjo retorikë”, thotë zoti Mariçiç.

Analisti Albert Musliu shikon një tendencë ndikimi të Federatës Ruse me qëllim të nxitjes së frikës dhe mosbesimit ndaj BE-së te banorët e Maqedonisë së Veriut:

“Narrativi i brendshëm është prej dezinformatave, promovimit të euro-skepticizmit, promovimit të ideve se BE-ja vetëm sa nuk është shkatërruar apo se SHBA-ja e humbë hapin e liderit në botë, janë pjesë e narrativit rus i cili tenton ta rrisë skepticizmin ndaj proceseve euro-atlantike por edhe t’i ngrejë tensionet e brendshme, qoftë në rrafshin etnike apo fetar, ose në cilindo tjetër rrafsh ku ka çfarëdo mosmarrëveshje të brendshme në Maqedoni”, thotë zoti Musliu.

Nga ana tjetër, analisti Neziri thotë se partitë shqiptare të cilat do të ftohen për koalicionin e ri qeveritar i cili do të udhëhiqej nga VMRO-DPMNE-ja, mund ta kushtëzojnë pjesëmarrjen e tyre me zbatimin e ndryshimeve kushtetuese, përkatësisht futjen e pakicës bullgare në kushtetutë. Xhelal Neziri thotë se është një prirje jo vetëm evropiane e kohëve të fundit që forcat e spektrit të djathtë të fitojnë zgjedhjet, ndërsa për rrethanat e Maqedonisë së Veriut shpreson se do të ruhen vlerat themelore demokratike të saj./VOA

zgjedhjet në maqedoninë e veriut retorika nacionaliste be

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit