LIVE UPDATES
Bota

Presidentët Biden dhe Xi pajtohen të ndalojnë fentanilin dhe rifillojnë dialogun ushtarak

Të dy udhëheqësit shpenzuan katër orë së bashku, në takime, një drekë pune dhe një shëtitje në kopsht, me qëllimin për t’i treguar botës se, ndërsa janë konkurrentë ekonomikë globalë, ata janë të hapur për të debatuar.

16 Nëntor 2023, 07:48 Nga a.l
Presidentët Biden dhe Xi pajtohen të ndalojnë fentanilin dhe
Xi Jinping dhe Joe Biden

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti kinez Xi Jinping i dhanë fund takimit disa orësh, i pari ballë për ballë në një vit, duke u zotuar që të stabilizojnë marrëdhëniet e tyre të tensionuara. Dy udhëheqësit folën për marrëveshje modeste për të luftuar fentanilin dhe rivendosur komunikimet ushtarake. Por ende ka dallime të thella lidhur me konkurrencën ekonomike dhe kërcënimet e sigurisë globale.

Të dy udhëheqësit shpenzuan katër orë së bashku, në takime, një drekë pune dhe një shëtitje në kopsht, me qëllimin për t’i treguar botës se, ndërsa janë konkurrentë ekonomikë globalë, ata janë të hapur për të debatuar.

“Planeti Tokë është mjaft i madh që të dy vendet të kenë sukses”, i tha Presidentit Biden homologu Xi.

Presidenti amerikan i tha udhëheqësit Xi: “Unë mendoj se është e rëndësishme që ju dhe unë ta kuptojmë njëri-tjetrin qartë, drejtpërdrejt, pa keqkuptime apo keqkomunikime. Ne duhet të sigurohemi që konkurrenca të mos kthehet në konflikt”.

Takimi i dy udhëheqësve në prag të konferencës vjetore të Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit, ka nënkuptime të gjera për një botë që po përballet me probleme ekonomike, konfliktet në Lindjen e Mesme dhe Evropë, tensionet në Tajvan dhe më gjerë.

Ata arritën marrëveshje të pritshme për të frenuar prodhimin e paligjshëm të fentanilit dhe për të rivendosur lidhjet ushtarake, tha një zyrtar i lartë amerikan pas përfundimit të takimit.

Shumë nga kimikatet e përdorura për prodhimin e fentanilit sintetik vijnë nga Kina dhe përdoren nga kartelët që e trafikojnë lëndën e fuqishme narkotike në Shtetet e Bashkuara, e cila po përballet me një krizë mbidoze.

Udhëheqësit ushtarakë do të rivendosin linjat e komunikimit, tejet të rëndësishme, ndërsa janë rritur incidentet midis anijeve dhe avionëve të të dy vendeve, tha zyrtari në kushte anonimiteti.

Zyrtari amerikan tha se lidhur me Tajvanin mes dy udhëheqësve kishte shumë ecejake. Presidenti Biden e qortoi Kinën lidhur me shtimin e prezencës ushtarake masive përreth Tajvanit. Presidenti kinez tha se nuk kishte plane për ta pushtuar ishullin.

Zyrtari amerikan tha se zoti Biden i kishte thënë udhëheqësit Xi se Shtetet e Bashkuara ishin të vendosura për ta vazhduar ndihmën ndaj Tajvanit që të vetëmbrohet dhe të parandalojë një sulm të mundshëm kinez. Presidenti Biden i bëri thirrje Kinës që të shmangë ndërhyrjet në zgjedhjet e Tajvanit vitin që vjen. Zyrtari e përshkroi pjesën e bisedimeve për Tajvan si të qetë.

Zoti Biden i bëri thirrje Presidentit Xi që ta përdorë ndikimin e tij ndaj Iranit për ta bërë të qartë se Teherani dhe elementët e tij nuk duhet të ndërmarrin hapa që do të çonin në një zgjerim të luftës mes Izraelit dhe Hamasit. Gjatë diskutimeve për Iranin, Presidenti Biden udhëhoqi bisedën dhe Presidenti Xi dëgjoi më së shumti, sipas zyrtarit amerikan.

Sipas një deklarate të lëshuar nga kanali televiziv shtetëror i Kinës, CCTV, Presidenti Xi ishte më i përqendruar tek çështja e Tajvanit si dhe sanksionet dhe kufizimet amerikane ndaj produkteve dhe bizneseve kineze.

Televizioni shtetëror kinez njoftoi gjithashtu se dy udhëheqësit kishin rënë dakord për të dialoguar lidhur me inteligjencën artificiale ndërsa theksuan urgjencën që të dy vendet të trajtojnë ndryshimet e klimës./ VOA

xi jinping joe biden

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës