LIVE UPDATES
Bota

Presidenti gjerman vlerëson rabinët e rinj e paralajmëron kundër antisemitizmit

Frank-Walter Steinmeier e quan shugurimin solemn të klerikëve të rinj hebrenj një "ditë gëzimi". Por sulme të reja vazhdojnë të shqetësojnë hebrenjtë e Gjermanisë.

23 Nëntor 2022, 09:02 Nga I.A
Presidenti gjerman vlerëson rabinët e rinj e paralajmëron
Frank-Walter Steinmeier

GJERMANI- Pesë rabinë të rinj. Judaizmi gjerman feston në Hanover shugurimin e pesë klerikëve që janë trajnuar vitet e fundit në seminarin ortodoks "Hildesheimer'schen" në Berlin. Që nga viti 1945 nuk janë shuguruar kaq shumë rabinë në Gjermani në një ceremoni të vetme. Shkak për këtë është edhe pandemia e koronas, e cila i kishte bërë të pamundura festime të tilla që nga viti 2020.

Frikë nga sulmet

Por vendi i festës, pjesët zyrtare solemne të të cilës thuhen dhe këndohen në hebraisht, është i veçantë. Hanoveri është vendndodhja e sinagogës së parë në Gjermani që u rindërtua pas Holokaustit. Së fundmi, në fillim të tetorit, ky vend kulti u bë i njohur në të gjithë vendin për shkak të një sulmi, të dyshuar si atentat. Gjatë liturgjisë së Yom Kippur-it, festës më të madhe hebraike, një dritare sinagoge u thye nga një përplasje. Frikë dhe panik. Komuniteti thirri policinë. Autoritetet kanë hetuar gjatë. Vetëm pak ditë më parë prokuroria dhe policia thanë se me siguri dritaren e ka goditur një pëllumb.

Këtë e ka shpjeguar presidenti i komunitetit hebre të Hanoverit, Michael Fürst, në fjalët e tij të mirëseardhjes, Zyrës Federale të Policisë Kriminale "e cila analizoi fenomenin duke marrë një mostër të ADN-së”. "Çfarë pëllumbi", thotë Fürst, "që fluturon në dritare në festën e Yom Kippurit". Tingëllon gjithashtu si një dyshim.

Kjo padyshim reflekton frikën e vazhdueshme të shumë hebrenjve në Gjermani që nga Yom Kippur-i i vitit 2019, kur dy persona ranë viktimë e sulmit në sinagogën e Halles nga një doras i së djathtës ekstreme. Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, i cili merr pjesë në ceremoni si folës e diskuton gjerësisht këtë temë. Sot, në Gjermani, "për hebrenjtë shpifet, ata i tallin, i sulmojnë fizikisht”, thotë ai. Halle nuk e ka ndryshuar këtë situatë, përkundrazi. "Numri i akteve kriminale antisemite po rritet në Gjermani”. Vetëm në mes të nëntorit një person i panjohur qëlloi me armë zjarri në derën e shtëpisë së rabinit pranë sinagogës së vjetër në Essen. Një sinagogë u dëmtua gjithashtu këtë fundjavë në Berlin. Presidenti gjerman thotë se është "i tronditur" dhe bën thirrje për vigjilencë. "Ne nuk duhet ta hedhim vështrimin mënjanë!"

Ky është shugurimi i parë i rabinëve në Gjermani, në të cilin merr pjesë Steinmeier, i dyti në përgjithësi. Në shtator 2014, kur ishte ministër i Jashtëm gjerman, ai mori pjesë në Wroclaw në shugurimin e katër rabinëve të trajnuar nga Kolegji liberal Geiger në Berlin. Sot, në Hanover, ai uron rabinët e rinj ortodoksë.

Ortodokse, jo liberale

Të tërheq vëmendjen se sa fort distancohet Michael Fürst nga forma ekzistuese e judaizmit liberal në fjalët e tij hyrëse. Rajoni në juglindje të Hanoverit konsiderohet përgjithësisht si rajoni i parë në të cilin u zhvillua një orientim progresiv i judaizmit në shekullin e 19-të. Në qytetin e vogël Seesen deri në vitin 1938 ekzistonte sinagoga e parë e reformuar në botë. Dhe tani Fürst pohon çuditërisht në mënyrë kritike se ky "rajon qendror" i jetës hebreje nuk ka "asnjë lidhje me termin liberal", edhe pse kjo pohohet shpesh sot. Atëherë, si dhe tani, ka qenë fjala për "judaizëm modern".

Pesë rabinët që shugurohen të hënën përfaqësojnë Judaizmin Ortodoks Modern dhe veçanërisht Judaizmin Evropian. Njëri prej tyre, Nehorai Daus, ka lindur dhe është rritur në Berlin. Katër të tjerët, Mendel Itkin, Meir Yisroel Myropolskyy, Shimshon Pushenco dhe Bryan Baruch Weisz, kanë lindur në Ukrainë, Moldavi ose Angli. Shumica prej tyre kanë familje. Të gjithë kanë studiuar në "Seminarin Rabinik të Hildesheim-it" në qendër të Berlinit. Qendra e Mësimit Ortodoks Brunnenstraße, e themeluar në vitin 1973 nga rabini Esriel Hildesheimer, ishte mbyllur dhe plaçkitur nga nazistët në vitin 1938. Ajo nuk u rihap deri në vitin 2009. Ndërkohë, ajo gëzon famë ndërkombëtare brenda ortodoksisë hebreje.

Zemra e judaizmit

Në deklaratat e tyre të publikuara me video, secili prej maturantëve nënvizoi rëndësinë e këtij institucioni arsimor. "Ai është për mua zemra e judaizmit në Gjermani," thotë Myropolskyy, për shembull. Kështu shfaqet më në fund pluraliteti i judaizmit të ringjallur në vendin e Shoah-ut. Që nga viti 2006, Judaizmi i reformuar ka shuguruar rabinë liberalë, të cilët janë trajnuar në Gjermani. Që nga viti 2009, janë shuguruar rabinë ortodoksë.

Presidenti i Kongresit Botëror Hebre, Ronald Lauder erdhi në Gjermani posaçërisht për ceremoninë. Pas Holokaustit, nënvizon ai, askush nuk mendonte se do të kishte përsëri një shans për jetën e hebrenjve në Gjermani.  Lauder, i cili mbështet masivisht rindërtimin e jetës hebreje në Evropën Qendrore dhe Lindore falë mjeteve financiare të fondacionit të tij, më pas i bën homazhe angazhimit të kancelarëve Konrad Adenauer (1949-1963) dhe Willy Brandt (1969-1974). Por Lauderi përmend edhe sulmin në Halle. Menjëherë pas incidentit, ai u ndal para derës së drurit të sinagogës e cila ndaloi sulmuesin. "Qeveria tani kujdeset për jetën e hebrenjve në Gjermani," paralajmëron ai.

Rektori i Seminarit Rabinik të Berlinit, Rabini Moshe Farbstein, uron rabinin Shimshon Pushenco
Presidenti i Këshillit Qendror të Hebrenjve në Gjermani, Josef Schuster, informon rabinët e rinj për detyrat e tyre. Ai përshkruan shqetësimet materiale të shumë anëtarëve të moshuar të komuniteteve hebreje që kanë ardhur në Gjermani nga Evropa Lindore në vitet dhe dekadat e fundit dhe që tani rrezikohen nga varfëria, sepse politikanët nuk u japin zgjidhje rasteve të vështira dhe i përdorin ato si "top loje". Schusteri sulmon gjithashtu narrativat konspirative të ekstremistëve të krahut të djathtë dhe populistëve të krahut të djathtë. Për ta, hebrenjtë "bëhen përsëri kurbanë".

Komuniteti hebre në Gjermani është "i trazuar” dhe "ndihet i pasigurtë”. Për këtë kontribuoi edhe shtrirja e antisemitizmit në ekspozitën e artit Documenta. "Komunitetet janë zemra e komunitetit hebre," u tha Schuster rabinëve të rinj. "Ju lutemi kujdesuni si duhet për ta."

Marrë nga DW

judaizmi mendel itkin meir yisroel myropolskyy shimshon pushenco

Sondazh

Poll
Bota 23 Nëntor 2022, 08:52 I.A

A do të lejohet Fracking në Gjermani?

Fracking GJERMANI- Kryetari i partisë liberale gjermane, FDP, Christian Lindner bën presion duke kërkuar nxjerrjen në Gjermani të...

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron