Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në dhjetor të vitit 2024, grupi i udhëhequr nga al-Sharaa, Hayat Tahrir al-Sham [HTS], ka nisur ofensivë të shpejtë, që ka rezultuar me rrëzim të Assadit nga pushteti. Grupi i Sharaas ka qenë dikur i lidhur me Al-Kaidën, mirëpo i ka prishur lidhjet me kalimin e kohës.
ARABI SAUDITE- Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmad al-Sharaa, e ka realizuar vizitën e tij të parë jashtë shtetit në Arabinë Saudite, dhe ky vendim po shihet si sinjal për distancimin e Damaskut nga Irani, dikur aleat kryesor rajonal.
Ahmad al-Sharaa, i cili dikur kishte lidhje me Al-Kaidën, ka arritur në Riad bashkë me ministrin e Jashtëm të Qeverisë së tij, Asaad al-Shaibani. Dy burrat kanë udhëtuar me aeroplan saudit. Televizioni shtetëror saudit e ka trumbetuar faktin që al-Sharaa, i njohur edhe si Abu Mohammed al-Golani, ka vendosur ta bëjë vizitën e parë jashtë shtetit në Riad.
Ai është takuar me liderin de facto të Arabisë Saudite, princin Mohammed bin Salman, në pallatin al-Yamamah në Riad. Arabia Saudite ka qenë ndër vendet kryesore arabe që ka ndarë fonde për grupet kryengritëse, që kanë tentuar të rrëzojnë nga pushteti Bashar al-Assadin, pas nisjes së protestave më 2011, të cilat u shtypën përgjakshëm nga pushteti dhe nisën luftën civile.
Në dhjetor të vitit 2024, grupi i udhëhequr nga al-Sharaa, Hayat Tahrir al-Sham [HTS], ka nisur ofensivë të shpejtë, që ka rezultuar me rrëzim të Assadit nga pushteti. Grupi i Sharaas ka qenë dikur i lidhur me Al-Kaidën, mirëpo i ka prishur lidhjet me kalimin e kohës.
HTS është organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Irani nuk e ka rihapur ende ambasadën në Damask, vend në të cilin ka kryer shumë operacione përmes të ashtuquajturit Bosht i Rezistencës, përfshirë Assadin në Siri, Hezbollahun në Liban dhe partnerë tjerë.
Rusia, në anën tjetër, e ka humbur qasjen në bazat e veta ushtarake në Siri, prej largimit të Assadit nga Siria. Vetë presidenti rus, Vladimir Putin ia ka miratuar azilin atij dhe familjes së tij në Moskë. Veprimet e Sharaas duket se mëtojnë të sigurojnë Perëndimin për qasjen e re, me qëllim të heqjes së sanksioneve ndaj Sirisë.
Rindërtimi i shtetit pas një dekade të luftës do të kushtojë qindra miliarda dollarë, pa përmendur edhe nevojat e popullit sirian, pasi një pjesë e mirë e tyre kequshqehen. Ministri i Jashtëm saudit, Faisal bin Farhan e ka vizituar Damaskun në janar dhe ka thënë se Riadi është i angazhuar në dialog për heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë.
Arabia Saudite, për dallim prej Turqisë dhe Katarit, pati rikthyer lidhjet me Assadin më 2023, sikurse shumica e vendeve të botës arabe. Heqja e sanksioneve mund të ndikojë në thellim më të madh të marrëdhënieve. Ndërkohë, Qeveria e përkohshme e Sirisë vazhdon të përballet me sfida për shkak të prezenës së grupit ekstremist, Shteti Islamik dhe grupeve tjera brenda territorit sirian./ REL
Greqi GREQI- Autoritetet greke janë mobilizuar dhe kanë marrë masa pas tërmeteve të shumta që po godasin ishujt grekë. A...
donald trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur tarifa të reja ndëshkuese ndaj Meksikës, Kanadasë dhe Kinës...
foto nga sulmi GAZA- Një avion izraelit goditi atë që ushtria izraelite e përshkroi si një automjet të dyshimtë që...
studentet SERBI- Qindra studentë në Serbi, të përkrahur edhe nga qytetarë tjerë, e kanë kaluar natën në af&eum...
benjamin netanyahu IZRAEL- Kryeministri Benjamin Netanyahu i Izraelit udhëton sot për në Uashington, ku gjatë javës do të zhv...
foto ilustruese GJERMANI- Sipas të dhënave të Agjencisë Federale të Punësimit në muajin janar numri i të papunë...
melania trump SHBA- Melania Trump, Zonja e Parë e Amerikës, tashmë për herë të dytë, pa e ditur e ka manifestuar shum&e...
foto ilustruese UKRAINË- Për muaj të tërë, mijëra ushtarë të Koresë së Veriut sulmuan llogore dhe luftuan...
jb pritzker SHBA- Guvernatori i Illinois, JB Pritzker do të bllokojë ata që morën pjesë në sulmin e 6 janarit 2021 në Ka...
protestat GJERMANI- Protestat më të mëdha u zhvilluan në Hamburg, në Këln, Leipcig dhe Shtutgart. Njerëzit në mbar&...