Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mospajtimet kanë lindur edhe rreth çështjeve tregtare dhe forcimit të marrëdhënieve strategjike ndërmjet Indisë dhe Shteteve të Bashkuara. India dhe Kina kanë dëbuar gazetarët e njëra-tjetrës.
INDI- Presidenti kinez Xi Jinping nuk pritet të merr pjesë në takimin e nivelit të lartëtë grupit të vendeve të G20, që do të mbahet gjatë kësaj jave në Indi, në një periudhë kur marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë ftohur.
Ministria e Jashtme kineze njoftoi se Kryeministri Li Qiang, do ta përfaqësojë Kinën në këtë takim, që do të mbahet me 9-10 shtator.
Marrëdhëniet ndërmjet Kinës dhe Indisë janë acaruar së fundi për shkak të problemeve kufitare mes tyre. Para tre vitesh, tensionet çuan tek një përplasje në rajonin Ladakh, që la të vdekur 20 ushtarë indianë dhe kinezë. Që atëherë, dy palët kanë vendosur dhjetëra mijëra trupa ushtarake krahas tankeve, aeroplanëve luftarakë dhe artilerisë.
Mospajtimet kanë lindur edhe rreth çështjeve tregtare dhe forcimit të marrëdhënieve strategjike ndërmjet Indisë dhe Shteteve të Bashkuara. India dhe Kina kanë dëbuar gazetarët e njëra-tjetrës. Dy vendet kanë numrin më të madh të popullatës në botë, janë rivale në teknologji, hulumtim të hapësirës dhe në tregtinë globale. I pyetur pse Presidenti Xi nuk do të marrë pjesë në takim zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning refuzoi të komentojë.
“Takimi i G20 është forum i madh ndërkombëtar për bashkëpunim ekonomik ndërkombëtar. Kina gjithmonë i ka kushtuar rëndësi të veçantë dhe ka qenë pjesëmarrëse aktive në aktivitetet e rëndësishme”, deklaroi zonja Mao në konferencë shtypi.
“Kryeministri Li Qiang do të shtjellojë pikëpamjet e Kinës dhe propozimet për bashkëpunimin e G20, do të flasë mbi nevojën për të forcuar solidaritetin dhe bashkëpunimin dhe për të punuar së bashku për t’u dhënë përgjigje sfidave globale ekonomike dhe zhvillimore”, tha ajo.
Komandantët ushtarakë të Kinës dhe Indisë u takuan muajin e kaluar dhe u betuan “të mbajnë paqen dhe qetësinë” përgjatë kufirit, në përpjekje për të shtensionuar situatën. Por, mungesa e Presidentit Xi në takimin e nivelit të lartë G20, përpos që mund të ketë ndikim në marrëdhëniet mes Kinës dhe Indisë, eliminon mundësinë e një takimi mes tij dhe Presidentit Biden. Marrëdhëniet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara janë në pikën më të ulët, pavarësisht vizitave së fundmi të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken dhe zyrtarëve të tjerë amerikanë në Pekin. Të dielën, Presidenti Biden u tha gazetarëve se nuk pret të takohet me udhëheqësin kinez.
“Jam i zhgënjyer, por e di se do ta takoj”, deklaroi zoti Biden.
Nuk është ende e qartë se kur mund të ndodhë një takim i tillë pasi nuk është e qartë nëse Presidenti Xi do të marrë pjesë në forumin për Bashkëpunimin Ekonomik të vendeve të Paqësorit, që do të mbahet në San Francisko, në nëntor.
Marrë nga VOA
Vjosa Osmani TIRANË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se marrëdhëniet e Kosovës me ndërkombëtares jan&eu...
Hashim Thaçi HAGË- Ish-presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se ka energjinë fizike e krijuese, përvojën dhe freskinë...
Shirat SPANJË- Spanja vazhdon të masë plagët e saj nga kalimi i motit të keq. Të paktën tre persona kanë ...
Foto Ilustruese KOSOVË- Tullumbacet shumëngjyrëshe shoqërojnë të qeshurat e zhurmat në shtëpinë njëkat&eu...
SUEDI- Përleshje të dhunshme shpërthyen të dielën në një lagje emigrantësh në qytetin e tretë më të...
Rexhep Tajip Erdogan dhe Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Pas bisedimeve me Putin, Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se ai pris...
MALI I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç deklaroi se vendi është në udhëkryq, nëse do të bëhet...
Brice Clotaire Oligui Nguema AFRIKË- Udhëheqësi i ri ushtarak i shtetit afrikan Gabon u betua në pozitën e kreut të shte...
Vladimir Putin dhe Rexhep Tajip Erdogan RUSI- Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka thënë se një marrëveshje e re për d&...
Oligui Nguema Gjenerali Brice Oligui Nguema, i cili e udhëhoqi puçin javën e kaluar përmes të cilën u rrëzua dinastia ...