Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Skandali del në dritë ndërsa kryeministri Pedro Sanchez përpiqet të shtyjë për një mandat të ri me një qeveri të varur nga mbështetja e pasigurt e nacionalistëve katalanas dhe mes kritikave të rënda të përqendruara në marrëveshjen e tij për të dhënë një amnisti të diskutueshme në këmbim të votave të tyre në parlament.
SPANJË- Partia Socialiste në pushtet e Spanjës i ka dhënë 24 orë kohë ish-ministrit të transportit të vendit, Jose Luis Abalos , që të japë dorëheqjen si deputet pasi ndihmësi i tij u arrestua me dyshimin se kishte pranuar para për të lehtësuar nënshkrimin e kontratave të maskave kundër gjatë pandemisë Covid, shkruajnë mediat e huaja.
Megjithëse Ambalos, i cili shërbeu si Ministër i Transportit midis 2018 dhe 2021, nuk akuzohet për asnjë krim, PSE beson se ai mban "përgjegjësi politike" , tha Esther Peña, përfaqësuesja e shtypit e parties.
Ambalos i tha televizionit La Sexta në fundjavë se ai mohon çdo keqbërje dhe nuk ka në plan të japë dorëheqjen. Ai tha gjithashtu se do ta kishte bërë këtë nëse skandali do të kishte shpërthyer kur ai ishte ministër.
Skandali del në dritë ndërsa kryeministri Pedro Sanchez përpiqet të shtyjë për një mandat të ri me një qeveri të varur nga mbështetja e pasigurt e nacionalistëve katalanas dhe mes kritikave të rënda të përqendruara në marrëveshjen e tij për të dhënë një amnisti të diskutueshme në këmbim të votave të tyre në parlament.
Prokurorët kundër korrupsionit akuzojnë asistentin personal të Ambalos, Coldo García, se ka pranuar pagesa për të vepruar si ndërmjetës midis qeverisë dhe Soluciones de Gestion y Apoyo a las Empresas SL, një kompani e krijuar në 2017 për të ofruar gjeneratorë elektrikë, sipas dokumenteve të gjykatës.
Prokurorët akuzojnë Garcían për pranimin e pagesave pasi ai ndihmoi kompaninë të fitonte kontrata për furnizimin me maska në portet spanjolle dhe kompaninë shtetërore hekurudhore ADIF, ndër të tjera, kur Ambalos ishte ministër i transportit.
Avokati i Garcias nuk iu përgjigj një kërkese të Reuters për koment. Soluciones de Gestion y Apoyo a las Empresas SL nuk pranoi të komentonte për Reuters me telefon dhe nuk iu përgjigj menjëherë një mesazhi me email.
Nëse Ambalos jep dorëheqjen, ai do të zëvendësohet automatikisht nga një tjetër ligjvënës i Partisë Socialiste sipas sistemit parlamentar të Spanjës, kështu që nuk do të ketë ndikim në numrin e vendeve të partisë. Nëse ai refuzon të japë dorëheqjen dhe largohet nga partia, ai do të vazhdojë mandatin e tij si deputet i pavarur.
Peña theksoi se nuk ka vend për korrupsion brenda partisë. Qeveria po ngre një komision parlamentar për të hetuar të gjitha kontratat e nënshkruara gjatë pandemisë.
Foto Ilustrim KOSOVË- Ruajtja e paqes, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, zgjidhja e mosmarrëveshjeve ekskluzivisht...
Foto Ilustrim SHBA- Prokurorët e Manhattanit po i kërkojnë gjykatësit që mbikëqyr çështjen penale të...
Foto Ilustrim UZBEKISTAN- Një gjykatë në Uzbekistan i ka dënuar me burgim 23 persona, për shkak të vdekjes së 68 fë...
Foto Ilustrim SHBA- Një ish-profesoreshë e Kolegjit të Mjekësisë Albert Einstein ka dhuruar 1 miliard dollarë për i...
Foto Ilustrim TURQI- Erdogan tha se takimi i tij me Putin nuk do të vonojë. Pas telefonatës me Putin Erdogan tha se ai i shprehu "me kë...
Josep Borell BRUKSEL- Kreu i diplomacisë evropiane Josep Borrell, përsëriti ditën e sotme se Izraeli ka "inkurajuar rritjen" ...
Foto Ilustrim FRANCË- Nxënësit në katër shkolla në Béziers në Francë prezantuan uniformën që qever...
Ronna McDaniel SHBA- Kryetarja e Partisë Republikane Ronna McDaniel njoftoi ditën e sotme se do të largohet nga posti i udhëheqës...
Foto Ilustrim BRUKSEL- 9 ministrat të Bujqësisë të BE-së u takuan sot në Bruksel. Në deklaratën e tyre të p&eu...
Jill dhe Joe Biden SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden thuhet se ka bërë shaka me ndihmësit e tij, se sekreti i një martese të...