Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
PËRMES FOTOVE- Toka ra 3 metra poshtë në fshatin turk pas tërmetit shkatërrimtar
Në Antakia ndërtesat u shembën ndërsa këtu toka është ulur të paktën tre metra.
19 Shkurt 2023, 08:01Nga A.B
Shtepia
TURQI- Tronditjet vrasëse me magnitudë 7.8 që goditën Turqinë dhe Sirinë fqinje shkaktuan një çarje duke ndarë fshatin në dy pjesë. Në Antakia ndërtesat u shembën ndërsa këtu toka është ulur të paktën tre metra.
Mahir Karatas, një vendas tha: Nëse shihni prapa meje, shtëpitë kanë rënë 3-4 metra më poshtë, askush nuk kishte parë diçka të tillë”.
Murat Yar, gjithashtu rezident në Demirkopru konfirmon tmerrin e rënies së tokës në lartësi.
“Kjo vazhdoi gjatë tërmetit, në fillim toka u ngrit disa metra pastaj ra 3-4 metra poshtë. Pasi nxorëm të plagosurit në pamë se terreni kishte rënë. Vëllanë tim u detyruam ta nxirrnim nga një vrimë. Kishte gra që po dilnin vetë nga toka me ujë”.
Murat Yar shton më tej: “Toka këtu u bë si një ishull, ngrihej lart dhe binte prapë poshtë, më pas rrëshkiti anash rreth 20 metra dhe prej saj shpërtheu uji e rëra”.
Gruaja e tij Hatixhe Sahan, shtoi për rrjetin AFP: “Nuk mund të kishim imagjinuar diçka të tillë. Ka pasur tërmet më parë, por më të dobët. Nuk kishim parë diçka të tillë në jetën tonë, ishim të tmerruar”.