LIVE UPDATES
Bota

Prodhimi i armatimeve/ The Economist: Ja qytetet që po përfitojnë nga lufta

Bourges po përgatitet për një bum industrial. Dy kompani të mëdha europiane të mbrojtjes kanë tashmë fabrika në këtë qytet: MBDA, kompani europiane që prodhon raketa dhe sisteme raketash, dhe KNDS, ndërmarrje franko-gjermane që prodhon obus CAESAR dhe predha 155 mm.

19 Korrik 2025, 07:28 Nga M.B
Prodhimi i armatimeve/ The Economist: Ja qytetet që po përfitojnë
Foto ilustruese

EUROPA- Prodhimi i armatimeve po ringjall tre qytete në Europë, shkruan The Economist. Qyteti me kalldrëm Bourges ndodhet në të ashtuquajturën “diagonale të zbrazët” të Francës: një brez i gjerë tokash bujqësore në qendër të vendit, që banorët e përshkojnë me shpejtësi në udhëtimet e tyre drejt destinacioneve të tjera. Në vitin 1860, Napoleoni III vendosi të ndërtonte aty një punishte topash dhe arsenal ushtarak, në një vend të sigurt dhe të largët nga kufijtë e brishtë lindorë të Francës.

Me vetëm 64,000 banorë, Bourges ishte në situatë të vështirë, pasi prodhuesit modernë të armëve nuk arrinin të nënshkruanin kontrata. “Pati një periudhë të gjatë rënieje ekonomike” kujton Serge Richard, drejtues i dhomës lokale të tregtisë. Megjithatë, sot Bourges është në prag të një rilindjeje të jashtëzakonshme. Qeveritë europiane po rrisin ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen përballë agresionit rus dhe paqëndrueshmërisë amerikane.

Qytetet, që për vite me radhë janë mësuar me rënie industriale, po përgatiten tani për të kundërtën. Tre qytete, në Francë, Gjermani dhe Poloni ilustrojnë potencialin e madh që kjo valë mund të sjellë, por edhe sfidat që ajo mbart. Bourges po përgatitet për një bum industrial. Dy kompani të mëdha europiane të mbrojtjes kanë tashmë fabrika në këtë qytet: MBDA, kompani europiane që prodhon raketa dhe sisteme raketash, dhe KNDS, ndërmarrje franko-gjermane që prodhon obus CAESAR dhe predha 155 mm.

Të dyja kompanitë pritet të investojnë 1 miliard euro në nivel lokal në pesë vitet e ardhshme. Në periferi të qytetit, MBDA po shemb godina të vjetra pranë ambienteve ekzistuese, me synimin për të zgjeruar kapacitetet. Në anën tjetër të qytetit, KNDS e ka trefishuar prodhimin e obusëve CAESAR (top i rëndë me rreze të mesme), që nga viti 2022.

Së bashku, këto kompani pritet të shtojnë 2,500 vende pune gjatë pesë viteve të ardhshme. Efekti do të ndihet përtej Bourges, edhe te dhjetëra nënkontraktorët e vegjël që furnizojnë këto kompani gjigante, thekson François Cormier-Bouligeon, deputeti lokal, i cili e përshkruan zgjerimin si “gjigant”.

Në shumë aspekte ky është një zhvillim i mirëpritur. Vendet e reja të punës do të jenë të kualifikuara dhe të paguara mirë. Bourges ka përfituar tashmë nga porositë e reja për kompanitë, falë rritjes së buxhetit shtatëvjeçar për mbrojtjen, një rritje që nisi nën presidencën e Emmanuel Macron në vitin 2019. Papunësia ka rënë nga 10.3% në vitin 2015 në 6.7% në tremujorin e tretë të vitit 2024, më poshtë se mesatarja kombëtare.

Por kjo situatë sjell edhe sfida. Një prej tyre është planifikimi i shërbimeve si çerdhe, shkolla, banesa e mjekë për të ardhurit e rinj. Yann Galut, kryetari i bashkisë, u ka shkruar kryetarëve të 54 qyteteve të tjera franceze që varen nga industria e mbrojtjes, për të koordinuar një kërkesë të përbashkët për ndihmë shtesë nga shteti. Për të tërhequr turistë, ai ka arritur që Bourges, me katedralen gotike, të shpallet “Kryeqyteti Europian i Kulturës” për vitin 2028.

Një tjetër çështje shqetësuese është mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar. Banorët vendas kanë nevojë për programe trajnimi dhe praktika profesionale të përshtatshme. Drejtues të bizneseve lokale raportojnë se tashmë po përballen me vështirësi në rekrutim. Disa banorë shprehin shqetësimin se çmimet e banesave do të rriten ndjeshëm.

Këto shqetësime janë të ngjashme me ato në Unterlüss, një qytet i gjelbër dhe i qetë gjerman pranë Hanoverit, i rrethuar nga pylli Lüsswald. Tingulli i rregullt i të shtënave për testime është bërë tashmë sfondi zanor i jetës së vendasve në qendrën më të madhe të prodhimit të gjigantit gjerman të mbrojtjes, Rheinmetall.

Kamionë të rëndë përshkojnë rrugët e qytetit; trafiku i punëtorëve që vijnë për në fabrikë e bllokon qytetin gjatë orarit të pikut. Rheinmetall së shpejti do të punësojë pothuajse aq punonjës sa numri i banorëve të Unterlüss, rreth 3500. Ashtu si në Bourges, kjo është njëkohësisht një barrë dhe bekim.

Plani ambicioz i zgjerimit të Rheinmetall përfshin ndërtimin e një fabrike të re për municione në Unterlüss, e cila do t’u shtohet strukturave ekzistuese që prodhojnë obusë vetëlëvizës, si dhe mjetet e blinduara Lynx dhe Puma. Përdorimi i këtyre mjeteve është shtuar ndjeshëm që nga hapja zyrtare e fabrikës vitin e kaluar, e cila u ndoq nga kancelari gjerman i asaj kohe, Olaf Scholz, dhe ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius. Që atëherë, zhurmat dhe trafiku janë shtuar edhe më shumë. Dhjetëra karroca transporti lëvizin me shpejtësi nëpër vendin e punës.

“Po ndërtojmë fabrikën e re me shpejtësinë e Rheinmetall”, – thotë Jan-Phillipp Weisswange, zëdhënës i kompanisë, duke nënkuptuar një kontrast të qartë me ritmet e ngadalta të ndërtimit në pjesën tjetër të Gjermanisë.

Kompania është në proces rekrutimi të qindra punëtorëve të kualifikuar me paga të mira. Katharina Ebeling, kryetarja kristiandemokrate e bashkisë së Unterlüss, po investon 1.3 milionë euro këtë vit për të rinovuar stacionin e trenit dhe për të bërë përmirësime të tjera, që do të ndihmojnë qytetin të përballojë sfidat e reja. Megjithatë, shumë banorë janë të pakënaqur. Në zgjedhjet e fundit vendore, 35.7% e votuesve në këtë qytet dhanë votën për partinë e djathtë ekstreme Alternativa për Gjermaninë (AfD), një përqindje shumë më e lartë se mesatarja kombëtare 20.8%.

Qyteti ka shumë pak dyqane, kafene apo kisha. Punonjësit e Rheinmetall shpesh vijnë çdo ditë nga qytetet përreth. Si rrjedhojë, banorët vendas vuajnë nga zhurma dhe ndotja, pa përfituar drejtpërdrejt. Ashtu si në Bourges, edhe aty nënkontraktorët lokalë ankohen se gjiganti i mbrojtjes mund t’ua rrëmbejë punonjësit më të aftë. Në Poloninë fqinje, sfidat janë të një natyre tjetër. Vendi po rrit shpenzimet për mbrojtjen në 4.7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto këtë vit.

Megjithatë, pjesa më e madhe e pajisjeve ushtarake blihet nga jashtë vendit. Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, ministri i Mbrojtjes, ka deklaruar se dëshiron që gjysma e pajisjeve luftarake të prodhohen brenda Polonisë. Por problemi është se Grupi Shtetëror i Armatimeve i Polonisë (PGZ), një konglomerat prej 50 kompanish, ka përjashtuar në praktikë shumicën e kompanive private dhe vetë nuk është në gjendje të furnizojë ushtrinë polake me pajisjet më të nevojshme.

Për të mbështetur PGZ-në, qeveria polake vitin e kaluar porositi 96 obusë nga një prej kompanive të këtij grupi. Në mars u nënshkrua një kontratë për prodhimin e 111 mjeteve të blinduara Borsuk, të parat që janë zhvilluar e prodhuar tërësisht në Poloni. Për qytetin juglindor Stalowa Wola, ku prodhohet Borsuku, kjo mund të sjellë një ndryshim të jashtëzakonshëm. I themeluar 80 vite më parë, kur u ndërtua një fabrikë metalesh aty ku më parë ndodhej një pyll, Stalowa Wola (“Vullneti i Çeliktë”) është e lidhur ngushtë me fatin e industrive të saj, thotë kryetari i bashkisë, Lucjusz Nadberezny.

Pas valës së pushimeve nga puna në vitet 1990, baza industriale e rajonit u ringjall nga investimet e huaja në fabrika për pjesë këmbimi për makina. Megjithatë, financat publike të qytetit, i cili ndodhet në një nga rajonet më të varfra të Polonisë, mbeten të tendosura. Me rritjen e porosive në sektorin e mbrojtjes, uzina e çelikut e qytetit planifikon të zgjerojë magazinat dhe të trefishojë kapacitetin prodhues deri në vitin 2026, gjë që pritet të sjellë një përmirësim të ndjeshëm.

Të përballesh me një “dividend” nga rritja e shpenzimeve të mbrojtjes është një përfitim i madh për qytetet europiane. Nëse shpenzimet për mbrojtjen vazhdojnë të rriten me të njëjtat ritme si deri tani, Komisioni Europian parashikon që kjo do të shtojë 0.5% në Prodhimin e Brendshëm Bruto të BE-së deri në vitin 2028. Por për qytetet vetë, shpesh të vendosura në zona të prekura nga rënia industriale, kjo valë e re do të duhet të menaxhohet me kujdes për të sjellë përfitime të vërteta në nivel lokal. Në të kundërt, zhgënjimi mund të ushqejë rritjen e mbështetjes për grupimet politike ekstreme./ The Economist

lufta arme europa

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale