10 Korrik 2022, 09:47
Nga d.a.
Petkov dhe Kovacevski
BULLGARI- Kryeministri bullgar i dorëhequr, Kiril Petkov, e vlerësoi dhe njëherë propozimin francez të cilën e konsideroi të frytshëm pasi bëri që qëndrimet bullgare të bëhen evropiane.
Sipas Petkov, ajo që po ndodh tani në Maqedoninë e Veriut është për shkak se e kanë të vështirë ti pranojnë ato pozicione, por, siç thotë ai, duhet ta bëjnë nëse duan të zgjedhin rrugën evropiane.
“Në Maqedoninë e Veriut duhet të kuptojnë se nëse duan të zhvillohen, rruga evropiane është e vetmja rrugë për atë vend”, thotë Petkov.
Sipas tij, do të ishte e tmerrshme nëse Shqipëria do të vazhdonte procesin e anëtarësimit për në Bashkimin Evropian dhe Maqedonia e Veriut do të mbetej jashtë.
Më 30 qershor, qeveria e Maqedonisë së Veriut pranoi një propozim të modifikuar nga presidenca franceze, pas së cilës filloi një proces konsultimi, fillimisht me qeverinë dhe partnerët e koalicionit, e më pas me presidentin, parlamentin, opozitën, si dhe me sektorin civil. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, deklaroi se propozimi i modifikuar përfshin vërejtjet dhe qëndrimet e konstruktuara qartë të palës maqedonase, parasheh një pranim të qartë dhe pa mëdyshje të gjuhës maqedonase, si dhe atë që protokolli me Bullgarinë të mos jetë pjesë e kornizës negociuese.Presidenti francez, Emmanuel Macron, presidenca e të cilit hartoi propozimin, beson se me propozimin është gjetur një zgjidhje kompromisi për të dyja palët.Propozimi francez është një dokument që duhet të çojë në heqjen e vetos 2-vjeçare të Bullgarisë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.
propozimi francez kiril petkov
Bota
10 Korrik 2022, 09:37
d.a.
skaf
GREQI- Dy turistë nga Maqedonia e Veriut janë zhdukur në ishullin grek të Halkidikisë në detin Egje pasi kanë ...
Bota
10 Korrik 2022, 08:21
d.a.
Olaf Scholz
GJERMANI- Të paktën nëntë gra që morën pjesë në festën tradicionale të Partisë Social De...
Bota
10 Korrik 2022, 08:13
d.a.
Miroslav Lajçak
KROACI- I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Mi...
Bota
10 Korrik 2022, 08:03
d.a.
Protesta ne Sri Lanka
SRI LANKË- Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa ka njoftuar se do të japë dorëheqjen pasi protestuesi...
Bota
10 Korrik 2022, 07:55
d.a.
Samiti G20
INDONEZI- Asnjë vendim me rëndësi nuk u mor në takimin e ministrave të Jashtëm në samitin e G20-s në Bal...
Bota
10 Korrik 2022, 07:43
d.a.
Lufta ne Ukraine
UKRAINË-Ukraina ka paralajmëruar banorët në Kherson jugor dhe Zaporizhzhia që të evakuohen ndërsa p&eum...
Bota
10 Korrik 2022, 07:36
d.a.
Luis Echeverria
MEKSIKË-Ish-presidenti meksikan Luis Echeverria, i cili mori detyrën në vitin 1970 duke premtuar një hapje demokratike ...
Bota
9 Korrik 2022, 23:35
F.M
Mykhailo Orlovskyi
UKRAINË- Momenti kur ukrainasi Mykhailo Orlovskyi u kap nga forcat ruse u regjistrua në kamerën e tij. Në filmime, a...
Bota
9 Korrik 2022, 22:59
F.M
Jill Biden dhe Gary Volesky
SHBA- Ushtria amerikane ka pezulluar nga puna një gjeneral pasi ai u tall me Zonjën e Parë, Jill Biden. Gjeneral...
Bota
9 Korrik 2022, 22:51
F.M
Tetsuya Yamagami
JAPONI- Tetsuya Yamagami, 41-vjeçari që vrau ish-kryeministrin japonez Shinzo Abe i kishte blerë në internet pj...