Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
"A je shqipe, a je pulë"/ Pankartat pikante në ditën e pestë të protestës kundër qeverisë...
"A je shqipe, a je pulë"/ Pankartat pikante në ditën e pestë të protestës kundër qeverisë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Duke folur për Televizionin Pink të Serbisë, Vuçeviç tha se i ka nënshkruar zyrtarisht dokumentet dhe se, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, përkatësisht ambasadave serbe në Uashington dhe Moskë, ua ka dërguar kërkesat shërbimeve të sigurisë së këtyre vendeve.
SERBIA- Kryeministri në dorëheqje i Serbisë, Millosh Vuçeviç, tha se i ka dërguar një kërkesë Byrosë Federale të Hetimit (FBI) të Shteteve të Bashkuara dhe Shërbimit rus të Sigurisë (FSB), për të kryer hetime të pavarura nëse është përdorur ose jo topi zanor në protestën e 15 marsit në Beograd.
Duke folur për Televizionin Pink të Serbisë, Vuçeviç tha se i ka nënshkruar zyrtarisht dokumentet dhe se, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, përkatësisht ambasadave serbe në Uashington dhe Moskë, ua ka dërguar kërkesat shërbimeve të sigurisë së këtyre vendeve.
“Me përgjegjësinë më të madhe mund të them se, më 15 mars, në asnjë lokacion, nuk është përdorur topi zanor apo diçka e ngjashme. Asnjë urdhër nuk është lëshuar për të dhe askush nuk e ka parë atë pajisje. Është e pamundur të mos ketë lëndime shëndetësore në momentin që përdoret ajo pajisje. Ajo shkakton pasoja të menjëhershme”, tha Vuçeviç.
Më herët, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi se ministri Ivica Daçiç i ka dërguar një letër drejtorit të FBI-së, Kash Patel, duke e ftuar të ndihmojë në një analizë në fushën e përdorimit të pajisjeve që lëshojnë valë zanore.
Ndihma u tha se u kërkua “duke marrë parasysh se Ministria e Brendshme është përballur me akuza publike dhe mediatike, se anëtarët e saj kanë përdorur ‘top zanor’ gjatë një mitingu publik, të mbajtur në Beograd më 15 mars”.
Daçiç tha për portalin “Danas” se policia posedon armë sonike, ose “topa zanorë”, dhe se këto sisteme, të cilat janë blerë në vitin 2021, janë në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Daçiç tha se këto sisteme ruhen në kuti në depo, se janë në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, por se nuk janë futur në përdorim dhe nuk janë montuar në ndonjë mjet apo sistem. Paraprakisht, zyrtarë të lartë shtetërorë të Serbisë këmbëngulën se as policia dhe as ushtria nuk posedojnë “topa zanorë”.
“Ka qenë një deklaratë e paqartë. Ajo që nënkuptohej me të, ishte se Ministria e Brendshme nuk e ka përfshirë këtë mjet në arsenalin e saj të mjeteve shtrënguese”, tha Daçiç për “Danas”-in.
Zyrtarët i mohuan edhe akuzat e organizatës ndërkombëtare joqeveritare, “Earshot”, e cila, në bazë të analizave të videove dhe audio-incizimeve nga protestat e 15 marsit, deklaroi se në to dëgjohet tingull i prodhuar nga arma Vortex Ring Gun, apo topi Vortex. Videot e postuara në rrjetet sociale treguan qytetarë të mbledhur në protestë, të cilët, pasi dëgjojnë një zhurmë, largohen anash me nxitim.
Ngjarja shkaktoi panik te qytetarët, ndërsa, tash për tash, nuk ka asnjë informacion zyrtar se çfarë e shkaktoi reagimin e tillë të turmës. Më 15 mars, në Beograd u zhvillua një protestë e madhe, për shkak të incidentit në Novi Sad, ku, nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor të qytetit, humbën jetën 15 persona, nëntorin e kaluar.
Që nga ajo kohë, nën organizimin e studentëve, mbahen vazhdimisht protesta anembanë Serbisë. Studentët kanë bllokuar edhe dhjetëra fakultete, duke kërkuar përgjegjësi penale dhe politike për incidentin në Novi Sad. Disa parti opozitare i akuzuan, gjithashtu, autoritetet serbe për përdorimin e topit zanor në protestë - gjë të cilën autoritetet e mohuan.
Topi zanor i përket një grupi armësh jovdekjeprurëse, që mund të përdoren për qëllime policore dhe ushtarake, si: kontrolli i trazirave, zmbrapsja e sulmeve ose komunikimi në distanca të gjata. Udhëzimet e Kombeve të Bashkuara për vitin 2020 thonë se, edhe pse llojet e tilla të armëve janë krijuar për të reduktuar rrezikun e vdekjes në krahasim me armët konvencionale të zjarrit, përdorimi i tyre mund të shkaktojë lëndime serioze ose vdekje./ REL
Zelensky, Trump, putin UKRAINË - Rusia sulmoi Ukrainën me dronë kamikaze dhe raketa S-300 tokë-ajër gjatë natës, kan&eum...
Imamoglu TURQI - Autoritetet turke e kanë arrestuar të mërkurën rivalin kryesor të presidentit Recep Tayyip Erdogan, Ekrem Imamogl...
Foto nga vendi i ngjarjes MAQEDONIA E VERIUT- Pamje të tjera janë publikuar në media nga nata tragjike në diskotekën në ...
Foto nga vendi i ngjarjes MAQEDONIA E VERIUT- Katër personat e lënduar nga zjarri në diskotekën në Koçan janë tra...
Foto ilustruese SHBA - Një gjykatës federal në Shtetet e Bashkuara vendosi që Departamenti për Efikasitet Qeveritar (DOGE) me gjas...
Foto ilustruese EUROPA- Vetëm dy javë pas një samiti të Bashkimit Evropian ku udhëheqësit e bllokut u zotuan t'i shpenzojn&eu...
Donald Trump SHBA - Donald Trump u ka ofruar armiqve të Amerikës një "dhuratë masive" - kështu e sheh Stephen Capus, drejtu...
Milorad Dodik BOSNJE-HERCEGOVINA- Pasi Gjykata eBosnjë-Hercegovinës urdhëroi paraburgimin e presidentit të Republik&eum...
Ekrem Imamoglu TURQI - Mediat e huaja kanë reaguar në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu si dhe anulimin e d...
Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu STAMBOLL- Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu është arrestuar gjatë një opera...