Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Të shtunën, Hamasi e dha pëlqimin fillestar për një propozim amerikan për një marrëveshje për armëpushim në Rripin e Gazës, pasi hoqi dorë nga njëra prej kërkesave kryesore, thanë një zyrtar egjiptian dhe një i Hamasit për Associated Press.
IZRAEL- Protestuesit izraelitë kanë bllokuar autostrada nëpër vend të dielën, duke i bërë thirrje kryeministrit Benjamin Netanyahu të japë dorëheqje dhe të bëjë trysni për një armëpushim për lirimin e pengjeve që po mbahen në Gazë nga Hamasi – grupi i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Demonstratat u mbajtën një ditë pasi ndërmjetësit ndërkombëtarë i ripërtërinë përpjekjet për ta ndërmjetësuar një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit.
Të shtunën, Hamasi e dha pëlqimin fillestar për një propozim amerikan për një marrëveshje për armëpushim në Rripin e Gazës, pasi hoqi dorë nga njëra prej kërkesave kryesore, thanë një zyrtar egjiptian dhe një i Hamasit për Associated Press.
Vendimi i Hamasit mund të bëjë që të ketë pushim të luftimeve për herë të parë prej nëntorit të kaluar, si dhe ta hapë rrugën për bisedime të mëtutjeshme për t’i dhënë fund luftës tashmë nëntëmujore.
Izraeli e nisi luftën në Gazë si përgjigje ndaj një sulmi nga Hamasi në jug të Izraelit më 7 tetor, ku u vranë 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe u rrëmbyen rreth 250 të tjerë.
Prej atëherë, lufta izraelite në Gazë i ka vrarë më shumë se 38.000 palestinezë, gjysma e të cilëve fëmijë dhe gra, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.
Lufta gjithashtu ka shkaktuar dëme të jashtëzakonshme dhe ka nxitur një krizë të madhe humanitare në Gazë. Protestuesit i bllokuan rrugët kryesore dhe demonstruan gjithashtu para shtëpive të anëtarëve të Parlamentit të Izraelit.
Në afërsi të kufirit me Gazën, protestuesit izraelit i lëshuan 1.500 balona verdhezi, në nderim të atyre që u vranë dhe rrëmbyen. Hannah Golan tha se doli për të protestuar kundër “braktisjes së komuniteteve tona nga Qeveria jonë”.
Ajo shtoi: “Sot janë bërë nëntë muaj nga ajo ditë e zezë, dhe akoma askush në Qeverinë tonë nuk merr përgjegjësi”.
Izraeli thotë se më shumë se 120 pengje po mbahen ende në Gazë, pasi më shumë se 100 të tjerë u liruan gjatë një armëpushimi të shkurtër në nëntor. Sipas tij, rreth 40 pengje kanë vdekur dhe druhet se më shumë do të vdesin me vazhdimin e luftës.
Bisedimet për armëpushimin kanë ngecur kohë pas kohe për shkak të kërkesës së Hamasit që çdo marrëveshje të përfshijë përfundimin e luftës.
Kryeministri Netanyahu ka ofruar ndërprerjen e përkohshme të luftimeve, por ka thënë se lufta nuk do të mbarojë derisa Izraeli ta shfarosë Hamasin dhe t’i kthejë të gjitha pengjet që po mbahen nga grupi militant./REL
foto ilustruese KINË-Ushtarë kinezë kanë mbërritur në Bjellorusi të dielën për një “stërvitje ...
emmanuel macron FRANCË- Gazeta konservatore gjermane Welt am Sonntag beson se "pavarësisht nga rezultati i votimit, një humbë...
bujar mehmeti SHBA- Të enjten e parë të muajit shkurt të vitit të kaluar, Bujar Mehmeti nuk do ta harrojë ku...
foto nga sulmet RUSI- Në pjesë të rajonit Voronezh të Rusisë është shpallur gjendje e jashtëzakonsh...
vitkor orban dhe josep borrell BRUKSEL- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, është qortuar përsëri nga shefi i Bashkimit Evropi...
pamje nga demonstratat BARCELONË- Mijëra protestues zbritën në qendër të Barcelonës mbrëmë, duk...
foto ilustruese UKRAINË- Kundërajrorët ukrainas i kanë zmbrapsur sulmet e reja ruse me dronë dhe me raketa në disa rajone m&e...
presidenti iranian BRUKSEL- Bashkimi Evropian (BE) ka thënë se është i gatshëm të përfshihet në bisedime me preside...
joe biden SHBA- Intervista e presidentit amerikan, Joe Biden mbrëmjen e së premtes në ABC News dhe ngjarjet në ditët pas perf...
FRANCË- I qartë dhe e drejtpërdrejtë: "Asnjë votë për Rassemblement National, asnjë deputet i Rassemblement National&r...