LIVE UPDATES
Bota

Plani i Japonisë për të shitur armë vdekjeprurëse, cila është domethënia?

Vendimi kundërthënës për ta lejuar shitjen e armatimit jashtë vendit pritet ta ndihmojë Japoninë ta sigurojë një rol në projektin njëvjeçar për të bashkëprodhuar avionë të ri luftarakë me Italinë dhe Britaninë e Madhe.

26 Mars 2024, 21:35 Nga M.B
Plani i Japonisë për të shitur armë vdekjeprurëse, cila
Ministri britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps, (djathtas) ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, (majtas) dhe ministri japonez i Mbrojtjes, Minoru Kihara (në mes), marrin pjesë në një konferencë të programit Global Combat Air Programme (GCAP), 14 dhjetor 2023, Tokio.

JAPONIA- Qeveria e Japonisë e miratoi të martën një plan për t’i shitur në të ardhmen avionë luftarakë të gjeneratës së ardhshme vendeve të tjera. Ky është hapi më i ri drejt largimit nga parimet pacifiste të cilat ajo i kishte miratuar në fund të Luftës së Dytë Botërore. Vendimi kundërthënës për ta lejuar shitjen e armatimit jashtë vendit pritet ta ndihmojë Japoninë ta sigurojë një rol në projektin njëvjeçar për të bashkëprodhuar avionë të ri luftarakë me Italinë dhe Britaninë e Madhe.

Megjithatë, ai është pjesë edhe e një synimi për ta zhvilluar industrinë e armëve të Japonisë dhe për ta forcuar rolin e saj në çështjet globale. Tani për tani, Tokio thotë se nuk e ka ndër mend të eksportojë armatim vdekjeprurës që i bashkëprodhon, por vetëm avionë të rinj luftarakë, të cilët nuk pritet të hyjnë në shërbim deri në vitin 2035. Më poshtë mund të lexoni se çfarë nënkupton ndryshimi i fundit dhe pse Japonia po i lehtëson me shpejtësi rregullat e eksportit të armëve.

Të martën, kabineti e aprovoi rishikimin e udhëzuesve të vet për shitjen e pajisjeve të mbrojtjes jashtë vendit, dhe e autorizoi shitjen e avionëve luftarakë në të ardhmen. Qeveria thotë se nuk e ka ndër mend të shesë armë të tjera që i bashkëprodhon në bazë të këtyre udhëzuesve, dhe se për ta bërë një gjë të tillë do të nevojitet aprovimi i kabinetit. Për kohë të gjatë, Japonia e ka ndaluar eksportimin e shumicës së armëve në përputhje me kushtetutën pacifiste, megjithëse ka filluar të ndërmarrë hapa drejt ndryshimit në një kohë të rritjes së tensioneve rajonale dhe globale.

Më 2014, ajo filloi të eksportojë disa armë ushtarake jovdekjeprurëse, dhe dhjetorin e kaluar, e aprovoi një ndryshim i cili do ta lejonte shitjen e 80 armëve vdekjeprurëse dhe komponentë të cilët i prodhon në bazë të licencave për vendet të cilat ia kanë dhënë licencat. Ky ndryshim, i cili u bë në dhjetor, i hapi rrugën Japonisë t’iu shesë Shteteve të Bashkuara raketa të dizajnuara për SHBA-në, të quajtura Patriot, duke i ndihmuar Uashingtonit ta zëvendësojë municionin të cilin po ia dërgon Ukrainës.

Vendimi për avionët luftarakë do t’ia mundësojë Japonisë të eksportojë për herë të parë në vende e tjera armë vdekjeprurëse të cilat i bashkëprodhon. Japonia po punon me Italinë dhe Britaninë e Madhe për ta zhvilluar një avion luftarak të përparuar, për t'i zëvendësuar flotën e vjetruar të avionëve luftarakë të dizajnuar nga SHBA-ja, F-2, dhe avionëve luftarakë Typhoons, të përdorur nga ushtria britanike dhe ajo italiane. Japonia, e cila në të kaluarën ka punuar në një dizajn të krijuar në shtëpi të quajtur F-X, u pajtua në dhjetor 2022 t’i bashkohet programit italiano-britanik të quajtur Tempest.

Projekti i përbashkët, i njohur si Global Combat Air Program (GCAP), është me bazë në Britani. Ajo shpreson se avioni i ri do të jetë shumë më i përparuar në një kohë kur tensionet po rriten në rajonin e saj, për t’i dhënë përparësi teknologjike kundër rivalëve, Kinës dhe Rusisë. Në vendimin e tij, kabineti tha se ndalesa e eksportimit të produkteve të përfunduara do ta pengonte zhvillimin e avionit të ri luftarak, dhe do ta kufizonte Japoninë duke i lënë vetëm rol mbështetës në projekt. Italia dhe Britania e Madhe janë te etura të shesin avionë luftarakë, për ta mbështetur koston e zhvillimit dhe prodhimit.

Ministri i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe, Grant Shapps, ka thënë vazhdimisht se Japonia ka nevojë të “përditësohet” në mënyrë që të mos shkaktojë ngecje të projektit. Kryeministri japonez, Fumio Kishida, kërkoi aprovimin e kapitenit para se ta nënshkruante marrëveshjen për GCAP në shkurt, por ajo u zvarrit për shkak të kundërshtimit nga partneri i tij në koalicion, partia e mbështetur nga budistët, Komeito. Eksporti do të ndihmonte edhe në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes të Japonisë, e cila historikisht është kujdesur vetëm për forcat mbrojtëse të vendit, pasi Kishida synon ta përforcojë ushtrinë. Japonia filloi t’i hapë dyert për disa eksporte më 2014, por ka hasur në vështirësi të fitojë myshterinj.

Ndryshimi vjen po ashtu teksa Kishida po planifikon ta vizitojë Uashingtonin në prill, ku pritet ta theksojnë gatishmërinë e Japonisë për të ndërmarrë rol më të madh në partneritetin e industrisë së mbrojtjes dhe atë ushtarake. Japonia e cilëson si kërcënim rritjen e shpejtë të ushtrisë së Kinës, dhe posaçërisht rritjen e tensioneve në detet e kontestuara lindore dhe jugore të Kinës. Japonia i sheh si kërcënim edhe ushtrimet e shpeshta të përbashkëta ushtarake mes Kinës dhe Rusisë përreth Japonisë. Për shkak të së kaluarës së tyre si agresorë në kohë lufte dhe për shkak të shkatërrimit që u shkaktua pas humbjes së saj në Luftën e Dytë Botërore, Japonia e miratoi një kushtetutë e cila e bën ushtrinë e saj vetëm vetëmbrojtëse dhe për kohë të gjatë e ka ruajtur një politikë të rreptë për kufizimin e transferimit të pajisjeve ushtarake dhe teknologjike dhe e ndaloi eksportin e të gjitha armëve vdekjeprurëse.

Ligjvënësit opozitarë dhe aktivistët pacifistë e kanë kritikuar Qeverinë e Kishidës pse iu bashkua projektit për avionët luftarakë, pa dhënë ndonjë shpjegim publik, apo pa kërkuar miratimin për këtë ndryshim të madh politik. Sondazhet e fundit tregojnë se populli japonez është i ndarë për këtë plan. Për t’i adresuar këto shqetësime, Qeveria po e ndalon eksportin e armëve vdekjeprurëse të bashkëprodhuara tani për tani, dhe do të shesë vetëm avionë luftarakë. Ajo është zotuar gjithashtu se nuk do të shesë armë në luftëra aktive. Tregjet e mundshme për shitjen e avionëve luftarakë përfshijnë 15 vende me të cilat Japonia ka marrëveshje partneriteti për mbrojtjen, si Shtetet e Bashkuara, Gjermania, India dhe Vietnami. Një zyrtar i mbrojtjes tha se Tajvani, një ishull i vetëqeverisur për të cilin Kina pretendon se është territori i saj, nuk po konsiderohet. Në bazë të udhëzimeve të reja për eksportin mund të shtohen armë dhe komponentë të rinj në listën e aprovimeve./ REL

japonia

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë