26 Mars 2024, 20:02
Nga M.B
Foto ilustruese
SHBA- Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara dukej e prirur të martën që të ruajë qasjen tek ilaçet që janë përdorur në gati dy të tretat e aborteve gjatë vitit të kaluar. Kjo është çështja e parë gjyqësore e lidhur me abortin që kur gjykatësit konservatorë vendosën dy vite më parë për rrëzimin e vendimit gjyqësor Roe kundër Wade, që garantonte të drejtën e abortit në rang kombëtar.
Pas gati 90 minutash paraqitje të argumenteve, u duk se pati konsensus se kundërshtarët e abortit që kanë paraqitur një padi kundër miratimit të ilaçit mifepristone nga Agjencia për Ushqimet dhe Barnat (FDA), nuk e kanë të drejtën ligjore për ta kundërshtuar këtë masë. Një vendim i tillë i Gjykatës së Lartë do të linte në fuqi rregullat që u mundësojnë pacientëve ta marrin këtë ilaç nëpërmjet postës, pa patur nevojë për të bërë një vizitë personalisht tek mjeku dhe që ta marrin këtë ilaç për të abortuar brenda 10 javëve të para të shtatëzanisë.
Elizabeth Prelogar, përfaqësuesja kryesore juridike e administratës së Presidentit Biden në Gjykatën e Lartë, tha se gjykata duhet ta bëjë të qartë se mjekët dhe organizatat kundër abortit, që paraqitën padinë kundër lehtësimit të masave nga FDA-ja për ilaçin mifepristone, nuk kanë asnjë lloj baze ligjore për veprime të tilla. Madje edhe tre nga gjykatësit e shumicës që mbështetën rrëzimin e vendimit Roe kundër Wade, parashtruan pyetje me skepticizëm për bazat ligjore të avokates që përfaqësonte kundërshtarët e të drejtës për abort. Gjykatësit Amy Coney Barrett, Neil Gorsuch dhe Brett Kavanaugh janë emëruar në Gjykatën e Lartë nga ish Presidenti Donald Trump.
Kundërshtarët e abortit i kërkojnë Gjykatës së Lartë të anulojë një vendim të një gjykatësi konservator të apelit, që do ta kufizonte qasjen tek ilaçi mifepristone, një ndër dy ilaçet që përdoren për abortet. Rikthimi i vëmendjes së Gjykatës së Lartë tek çështja e abortit po ndodh në një sfond politik dhe rregullator që u formësua nga vendimi i vitit 2022 për abortin, që i nxiti shumë shtete të drejtuara nga republikanët të vendosin masa ndalimi, ose kufizime të forta ndaj abortit. Mifepristone është një ndër dy ilaçet, që së bashku me misoprostol, që përdoren për abortin nëpërmjet ilaçeve. Ndër vite është shtuar numri i grave që kanë zgjedhur këtë mënyrë aborti. Mbi 6 milionë gra kanë përdorur ilaçin mifepristone që nga viti 2000./ VOA
shba aborti
Bota
26 Mars 2024, 19:37
E. D
Gennadi Gatilov
RUSI- Rusia nuk sheh asnjë shans që Zvicra të udhëheqë përpjekjet për të siguruar paqen në Ukr...
Bota
26 Mars 2024, 19:22
M.B
Beograd
SERBIA- Një grup opozitar në Serbi ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për një peticion kundër një projekti nd&eum...
Bota
26 Mars 2024, 19:19
M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Ukraina tha të martën se ka shkatërruar 12 dronë rusë që kishin në shënjestër di...
Bota
26 Mars 2024, 19:09
E. D
foto ilustruese
GAZA- Koordinatori i posaçëm i OKB-së për procesin e paqes në Lindjen e Mesme denoncoi të martën vrasj...
Bota
26 Mars 2024, 18:50
h.k
Foto ilustruese
KOSOVË-Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një deklarim për media, ka vlerësuar se r...
Bota
26 Mars 2024, 18:56
S.N
Foto Ilustrim
BELGJIKË- Këshilli Bashkiak i Brukselit ka ndaluar blerjen e produkteve nga vendbanimet ilegale izraelite, pasi një mocion u m...
Bota
26 Mars 2024, 18:46
E. D
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar se qeveria amerikane do të mundësojë financimin për rindërtimin e ur&eum...
Bota
26 Mars 2024, 18:46
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Një aksident është regjistruar në Prishtinë ku mësohet se një tren ka goditur një këmb...
Bota
26 Mars 2024, 18:37
S.N
Foto Ilustrim
PALESTINË- Njësia qeverisëse në Gaza i ka bërë thirrje Gjykatës Ndërkombëtare Penale që ta ...
Bota
26 Mars 2024, 18:36
M.B
KOSOVA- Lulzim Veseli ndau 100 euro për të paguar sigurimin e makinës për tre muaj, rrugës së tij nga Kosova për në Gj...