LIVE UPDATES
Bota

Shefat e mbrojtjes të SHBA-së dhe Izraelit diskutojnë për planet për Gazën

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant, ndërkaq, vuri në pah kërcënimet e vazhdueshme me të cilat po përballet shteti i tij dhe tha se në këtë takim do të adresohen mënyrat për të shkatërruar Hamasin dhe për lirimin e pengjeve izraelite, por edhe për planet se si të kthehen në shtëpitë e tyre banorët e zhvendosur.

26 Mars 2024, 20:30 Nga E. D
Shefat e mbrojtjes të SHBA-së dhe Izraelit diskutojnë për
Takimi në Pentagon mes sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, dhe ministrit izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant,

SHBA- Udhëheqësit e mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara u takuan me ministrin e Mbrojtjes së Izraelit më 26 mars, teksa Uashingtoni po paralajmëron kundër një pushtimi tokësor në qytetin jugor të Gazës, Rafah, por tensionet e rritura mes dy aleatëve vënë në pikëpyetje çdo përparim në këtë drejtim.

Në nisje të takimit në Pentagon, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se do të diskutojnë për mënyrat alternative për të sulmuar Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian –në Rafah. Por, ai tha se numri i vdekjeve të civilëve në Gazë "është shumë i lartë” dhe se dërgesat e ndihmave “janë shumë të vogla”. Austin po ashtu përsëriti qëndrimin se Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten dhe se SHBA-ja gjithmonë do ta ndihmojë.

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant, ndërkaq, vuri në pah kërcënimet e vazhdueshme me të cilat po përballet shteti i tij dhe tha se në këtë takim do të adresohen mënyrat për të shkatërruar Hamasin dhe për lirimin e pengjeve izraelite, por edhe për planet se si të kthehen në shtëpitë e tyre banorët e zhvendosur.

Austin nuk përmendi kërcënimet për të kufizuar apo kushtëzuar ndihmën ushtarake në të ardhmen për Izraelin apo për përfitimet humanitare, që janë një sentiment në rritje në mesin e anëtarëve të Kongresit amerikan. Dhe Gallant vetëm tha se takimi do të përfshijë diskutime lidhur me rëndësinë e bashkëpunimit mes dy shteteve “për t’u siguruar që ushtria izraelite ka aftësi”.

Takimi, në të cilin mes pjesë edhe gjenerali CQ Brown, i cili udhëheq Shtabin e Përgjithshëm amerikan, mbahet në kohën e rritjes së tensioneve mes SHBA-së dhe Izraelit, që janë nxitur për shkak të shqetësimit global lidhur me përshkallëzimin e krizës humanitare në Gazë dhe mosmarrëveshjeve politike sa u përket përpjekjeve për të arritur një armëpushim.

Një ditë më herët, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, papritur anuloi vizitën e një delegacioni të nivelit të lartë në Uashington, që ishte paraparë të zhvillohej gjatë javës, në shenjë proteste me vendimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që miratoi një rezolutë që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm. SHBA-ja abstenoi, duke mos përdorur fuqinë e vetos, dhe rezoluta u miratua.

Izraeli thotë se nuk mund të mposhtë Hamasin pa hyrë në Rafah, ku thotë se grupi radikal ka katër batalione që kanë mijëra luftëtarë. Por, zyrtarët amerikanë po i bëjnë presion Izraelit që të heqë dorë nga pushtimi tokësor dhe të shqyrtojë të tjera mënyra për të mposhtur Hamasin.

“Ka mënyra të tjera për të adresuar kërcënimin që vjen nga Hamasi, duke marrë parasysh po ashtu sigurinë e civilëve”, tha një ditë më herët gjeneralmajori Pat Ryder, sekretar për media i Pentagonit.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë. Izraeli beson se afër 130 pengje po mbahen ende në Gazë, përfshirë edhe mbetjet mortore të 33 personave të vdekur.

Izraeli u kundërpërgjigj me sulme tokësore dhe ajrore në Gazë që kanë lënë të vrarë më shumë se 32.000 persona në Gazë, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e udhëhequr nga Hamasi./REL

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit