6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Danas shkruan se ekspertë dhe analistë nga Serbia vlerësojnë se ky veprim është edhe pasojë e skandalit të fundit të Vuçiçit në Florida, por edhe një sinjal i izolimit të tij diplomatik, ku, sipas tyre, i kanë mbetur vetëm Brukseli dhe Londra si partnerë potencialë.

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka munguar në ceremoninë e 30-vjetorit të Marrëveshjes së Dejtonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një vendim që është komentuar gjerësisht si përpjekje për t’iu shmangur pyetjeve dhe përballjeve të pakëndshme me liderët e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe zyrtarë ndërkombëtarë.
Danas shkruan se ekspertë dhe analistë nga Serbia vlerësojnë se ky veprim është edhe pasojë e skandalit të fundit të Vuçiçit në Florida, por edhe një sinjal i izolimit të tij diplomatik, ku, sipas tyre, i kanë mbetur vetëm Brukseli dhe Londra si partnerë potencialë.
Sreqko Gjukiç, ish-diplomat serb, thekson se ka dy arsye kryesore pse Vuçiç e ka shmangur udhëtimin në SHBA.
“Së pari, nuk ka garanci që ai do të takohet me Donald Trumpin pas debaklit në Miami. Së dyti, do të duhej të përballej me liderët e Bosnjës dhe përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë në një ambient politik aspak të favorshëm për të”, ka deklaruar Dukiç për mediat serbe.
Në të njëjtën linjë është edhe Miroslav Paroviq, kryetar i Lëvizjes për Liri Popullore, i cili thotë se pas incidentit në Florida dhe aferës së falsifikimit të dokumenteve për të krijuar një “Shtab të Përgjithshëm”, rruga e Vuçiqit drejt Trumpit është bërë shumë më e vështirë. Ai përmend gjithashtu stagnimin e marrëdhënieve me Rusinë dhe mungesën e një kontrate të re për gaz me Moskën, si tregues të dobësimit të pozitës ndërkombëtare të Vuçiqit.
“Vuçiqit i kanë mbetur vetëm Brukseli dhe Londra si partnerë, dhe këto nuk janë mbështetje të forta për sfidat që e presin”, ka deklaruar Paroviç.
Kosova, ndërkohë, mbetet një prej çështjeve që rëndojnë më së shumti mbi Vuçiçin në raport me bashkësinë ndërkombëtare. Dragan Shormaz, themelues i Këshillit Euro-Atlantik të Serbisë, thekson se pyetjet për përkrahjen ndaj liderit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, prania në paradën ushtarake në Moskë, si dhe akti terrorist në Banjskë, ku u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku nga një grup i armatosur serb, janë tema që Vuçiç do të donte t’i shmangte me çdo kusht në Uashington.
“Çështja e Kosovës është gjithmonë temë në Amerikë, veçanërisht pas aktit terrorist në Banjska, që është konsideruar si një përshkallëzim i rrezikshëm”, ka thënë Shormaz.
Sipas Dushko Lopandiq, nënkryetar i Qendrës së Serbisë (SRCE), kriza e brendshme politike në Serbi e ka ulur ndjeshëm autoritetin ndërkombëtar të Vuçiqit, i cili tashmë po përballet me vështirësi të shumta për të siguruar mbështetje ndërkombëtare në çështje kyçe si Bosnja, Kosova dhe energjia.
Vuçiq nuk ka komentuar zyrtarisht mungesën e tij në SHBA, por sinjalet nga qarqet diplomatike dhe politike serbe flasin për një president në mbrojtje, që po e ka gjithnjë e më të vështirë të menaxhojë presionet ndërkombëtare dhe pasojat e skandaleve të brendshme dhe ndërkombëtare.
Foto ilustruese RUSI- Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, u takua sot në Moskë me Presidentin rus, Vladimir Putin. Sip...
Foto ilustruese ANGLI- Një burrë 53-vjeçar britanik, me origjinë nga Merseyside, është shoferi i makinës s&e...
Volodymyr Zelensky UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se breshëria e sulmeve ajrore ruse kundër Ukrainës...
Foto ilustruese BRUKSEL- Një aleancë e shteteve anëtare të BE-së, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe vendet nor...
pamje nga vendngjarja ANGLI- Një burrë është arrestuar pasi një makinë u përplas me këmbësorët në q...
foto ilustruese GAZA- Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dënoi të hënën...
Foto ilustruese SHBA- Pas katër muajsh në Zyrën Ovale, tre telefonatave (të njohura zyrtarisht) midis Uashingtonit dhe Kremlinit, nj&eu...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se shpreson shumë të jetë në gjendje të njoftoj&...
UKRAINË- Uashingtoni është ai që po merr rolin më aktiv ndërmjetësues në negociatat midis Rusisë dhe Ukrain&...
Geert Wilders HOLANDË- Lideri holandez i ekstremit të djathtë, Geert Wilders, kërcënoi sot se do të rrëzoj&eum...