28 Prill 2024, 12:56
Nga I.A
Keith Siegel
GAZA- Hamasi – grupi i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – e publikoi një video të shtunën të dy pengjeve izraelite, të cilët është duke i mbajtur në Rripin e Gazës prej 7 tetorit. Videoja është e xhiruar ngjashëm sikur videot e kaluara të pengjeve që i kishte bërë publike grupi radikal palestinez. Këto video janë dënuar nga Izraeli si “terrorizëm psikologjik”. Dy burrat, të identifikuar si Keith Siegel 64 vjeç, dhe Omri Miran 47 vjeç, flasin ndaras në këtë video. Ata u shprehën dashuri familjarëve të vet dhe kërkuan të lirohen.
Mirani ishte rrëmbyer nga shtëpia e tij në komunitetin Nahal Oz në sy të bashkëshortes dhe dy fëmijëve të vet të rinj gjatë sulmit vdekjeprurës të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, e cila e nxiti luftën në Gazë. Siegel, i cili ka shtetësi amerikane dhe izraelite, u rrëmbye bashkë me gruan e vet nga një qytet tjetër kufitar. Bashkëshortja e tij u lirua më vonë gjatë një armëpushimi të shkurtër në nëntor.
Videoja e tyre u publikua të shtunën gjatë festës së Pashkëve izraelite. Për një çast duke folur, Siegel shpërthen në lot duke e kujtuar kremtimin e kësaj feste së bashku me familjen vitin e kaluar dhe duke shpresuar se do të bashkohet me ta. Rreth 250 izraelitë dhe të huaj u rrëmbyen në jug të Izraelit nga Hamasi dhe u dërguan në Rripin e Gazës.
Gjatë marrëveshjes së nëntorit Hamasi i liroi 105 pengje – shumica e të cilëve gra dhe fëmijë – në shkëmbim të një armëpushimi njëjavor dhe lirimit të 250 të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite. Besohet se edhe 133 pengje janë duke u mbajtur ende në Gazë, prej të cilët 30 mendohet se kanë vdekur. Bisedimet indirekte mes Izraelit dhe Hamasit për ta siguruar lirimin e pengjeve të mbetura po vazhdojnë tash e shumë javë.
Hamasi e ka hedhur poshtë propozimin e kaluar për një armëpushim gjashtëjavor në këmbim të lirimit të 40 pengjeve. Ky grup thotë se marrëveshja duhet të përfshijë armëpushim të përhershëm, tërheqje të plotë të ushtrisë izraelitë nga Gaza dhe kthimin e të zhvendosurve në shtëpitë e tyre. Por, Izraeli ngul këmbë se do t’i vazhdojë sulmet ushtarake derisa ta mposhtë Hamasin dhe se do ta vazhdojë praninë ushtarake në Gazë edhe pas luftës.
Lufta e Izraelit në Gazë kundër Hamasit nisi pasi pjesëtarët e këtij grupi i vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i rrëmbyen rreth 250 të tjerë gjatë atij sulmi në jug të Izraelit. Më shumë se 34.000 palestinezë janë vrarë, prej të cilëve dy e treta fëmijë dhe gra, si pasojë e luftës izraelite në Gazë prej atëherë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.
Marrë nga REL
keith siegel omri miran
Bota
28 Prill 2024, 11:56
I.A
Vendngjarja
GREQI- Një keqkuptim që nisi brenda klubit të natës dhe u shndërrua në një përleshje t&eum...
Bota
28 Prill 2024, 10:42
I.A
Protesta
AUSTRALI- Tubime janë mbajtur në të gjithë Australinë në përgjigje të një vale të dhunës s&...
Bota
28 Prill 2024, 10:12
I.A
GJEORGJI- Një grup dypartiak prej 14 senatorëve amerikanë e kanë paralajmëruar në një letër kryeministrin e Gjeorgjis&...
Bota
28 Prill 2024, 09:55
I.A
Mbeshtetesit
SPANJË- Mijëra mbështetës të kryeministrit të Spanjës, Pedro Sánchez, janë mbledhur në rru...
Bota
28 Prill 2024, 09:49
I.A
Foto Ilustruese
FRANCË- Në portin e Pireut një delegacion francez me flakën olimpike në bordin e anijes historike "Belem...
Bota
28 Prill 2024, 09:38
I.A
Pambuku
BRAZIL- Përpara se të mbërrijnë në vitrinat e gjigantëve të modës si Zara dhe H&M, pantallonat e p...
Bota
28 Prill 2024, 09:14
I.A
Samiti i BE
"Pa fermerë, nuk ka më bukë" ky ishte një slogan popullor gjatë më shumë se 200 bllokimeve të rrugë...
Bota
28 Prill 2024, 08:50
I.A
SHBA- Studentët e universitetit të ‘Columbia-s’, të cilët u bënë shkak për protesta pro-palestineze në t&e...
Bota
27 Prill 2024, 21:57
r.ll
pamje nga sulmi
UKRAINË- Raketat ruse goditën objektet që prodhojnë energji eletrike në Ukrainën qendrore dhe perëndimo...
Bota
27 Prill 2024, 21:35
r.ll
demet nga tornado
KINË- Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe 33 të tjerë u plagosën nga një tornado që...