LIVE UPDATES
Bota

"Putini i vogël"/ Vuçiç sikletoset në Davos për sanksionet ndaj Rusisë, Rama: Ndikimi i BE po pëson rënie

Vuçiç tha se ai për herë të fundit e ka takuar Presidentin e Rusisë kur kanë folur për gazin dhe se nuk është ndjerë as i lumtur e as i zhgënjyer. Në këtë bisedë ndërhyri dhe vetë kryeministri Edi Rama, i cili tha se rajoni është në një front kur vjen puna për të dënuar Rusinë, por që BE-ja po pëson rënie dhe kjo duhet kuptuar sa më parë nga drejtuesit në Bruksel.

20 Janar 2023, 09:06 Nga F.M
"Putini i vogël"/ Vuçiç sikletoset në Davos
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri Edi Rama

ZVICËR- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, i pranishëm në Forumin e Davosit në Zvicër nuk u ka shpëtuar dot pyetjeve lidhur me luftën në Ukrainë dhe Vladimir Putin. I pyetur nga gazetari nëse Putin është për të një kriminel luftë, Vuçiç nuk pranoi të përgjigjej, duke shtuar se ai nuk kishte pse të bënte rolin e gjyqtarit. Ndërsa mungesën e sanksioneve e justifikoi me argumentin se vetë Serbia i ka përjetuar për dhjetë vite dhe se sipas tij nuk sjellin asgjë të mirë.

I pyetur për etiketimin që i bëhet ‘Putini i vogël’, Vuçiç tha se ai për herë të fundit e ka takuar Presidentin e Rusisë kur kanë folur për gazin dhe se nuk është ndjerë as i lumtur e as i zhgënjyer. Në këtë bisedë ndërhyri dhe vetë kryeministri Edi Rama, i cili tha se rajoni është në një front kur vjen puna për të dënuar Rusinë, por që BE-ja po pëson rënie dhe kjo duhet kuptuar sa më parë nga drejtuesit në Bruksel.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Aleksandër Vuçiç: Prej disa kohësh në media është përfolur shumë se Vuçiç është një Putin i vogël në Ballkan. Me aq sa di, ka nja 700 artikuj të ndryshëm në mediat botërore. Deri tani nuk kemi sulmuar askënd. Nuk do ndodhë. Është një koment cinik.  Po flas për integritetin territorial të Serbisë. Kur erdhi fjala për të votuar për të dënuar pushtimin që ndodhi në 24 shkurt, ne votuam në favor. E vetmja çështje është kur ju vendosni sanksione. Ne i kemi përjetuar sanksionet për 10 vjet. Nuk do sjellë rezultate të mira. Urrej gjithnjë të bëjë pjesë në klubin e të njerëzve që mendojnë njësoj. Kur flasim për qëndrimet politike, gjithmonë Serbia është krah.

Gazetari: Ju hezitoni për sanksionet. Por a jeni dakord se Putini është një kriminel lufte?

Aleksandër Vuçiç: Nuk më duket e drejtë, duket sikur je bërë gjyqtar.

Gazetari: Unë po bëj pyetje.

Aleksandër Vuçiç: Po del në përfundime. Kur të flasim për Vladimir Putinin, nuk them që ai është lunatik. Ka shumë udhëheqës që kanë shkuar në Moskë dhe kanë takuar Putinin. Hera e fundit kur kam folur ka qenë kur fola për furnizimin me gaz të Serbisë. Nuk isha i zhgënjyer, por as i lumtur.

Edi Rama: Dua të them diçka të fundit. Ka shumë kritika ndaj Angela Merkel dhe politikanëve të verbër që morën gazin rus dhe po e zëvendësojnë tani. Mënyra si e kuptoj unë botën është që nuk po e zëvendësojnë burimin e pisët rus me disa burime të pastra nga demokraci vibruese. Është edhe tregu pjesë. Janë shumë gjëra kështu që nuk do nxitoja në dhënien e gjykimeve. Dua të them që duhet ta kuptojmë njëri-tjetrin shumë më mirë. Po ndodh diçka mjaft thelbësore që ne të gjithë në Ballkanin Perëndimor jemi në një front përfshirë Serbinë kur vjen fjala për të dënuar Rusinë, për të dënuar pushtimin. Pra në një front në Kombet e Bashkuara. Kur vjen puna tek sanksionet, po. Mund të jetë e bëshme për këdo.

edi rama aleksander vucic forumi ne davos

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri