LIVE UPDATES
Bota

Shtetet e Bashkuara arrijnë kuotën maksimale të borxhit

Tregjet e aksioneve deri më tani janë të qeta, pasi qeveria mund të mbështetet përkohësisht në rregullime buxhetore dhe financat e saj dhe për disa muaj nuk do jetë të kërcënuara. Edhe disa analistë të shqetësuar besojnë se arritja e një marrëveshjeje është e mundshme.

19 Janar 2023, 23:24 Nga k.m.
Shtetet e Bashkuara arrijnë kuotën maksimale të borxhit
Joe Biden

Ka nisur numërimi mbrapsht për një dështim të mundëshm të qeverisë amerikane për të respektuar detyrimet e saj financiare, në një kohë kur përplasjet mes Presidentit Joe Biden dhe Dhomës së Përfaqësuesve po ngrenë shqetësimin nëse Shtetet e Bashkuara mund të shmagin një krizë të mundshme ekonomike. Departamenti i Thesarit njoftoi se qeveria arriti të enjten kuotën maksimale të lejuar për të marrë borxhe, që është 38.381 trilionë dollarësh. Tavani i borxhit është rritur afërsisht 80 herë, që nga vitet 1960.

Tregjet e aksioneve deri më tani janë të qeta, pasi qeveria mund të mbështetet përkohësisht në rregullime buxhetore dhe financat e saj dhe për disa muaj nuk do jetë të kërcënuara. Edhe disa analistë të shqetësuar besojnë se arritja e një marrëveshjeje është e mundshme.

Por marrëveshja shihet sot më e vështirë se në të kaluarën, për shkak të përplasjeve të forta mes Presidentit Biden dhe kryetarit të ri të Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy, i cili deri tani nuk ka dëshmuar se e ka patur të lehtë ta mbajë nën kontroll grupin e ligjvenësve të tij republikanë.

Palët kanë disa muaj kohë për të arritur një marrëveshje, ndërsa Departamenti i Thesarit pritet të verë në zbatim përkohësisht disa masa të jashtëzakonshme, që do t’i bëjnë të mundur qeverisë të respektojë detyrimet e saj financiare, së paku deri në qershor.

Presidenti Biden këmbëngul që tavani i borxhit thjesht duhet rritur në mënyrë që të respektohen detyrimet aktuale financiare dhe refuzon të fillojë negociata me republikanët.

McCarthy, nga ana e tij kërkon negociata, që ai beson se do të çojnë në shkurtime të shpenzimeve qeveritare. Është e paqartë se deri në cilin nivel synon ai të shkurtohen këto shpenzime, po ashtu nuk dihet nëse kolegët e tij republikanë do ta mbështesnin atë, në kushtet kur për zgjedhjen e McCarthy në krye të Dhomës së Përfaqësuesve u deshën 15 raunde votimi.

E pyetur dy herë të mërkurën nëse kishte prova që republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve mund të mbështesnin qeverinë për të shmangur pamundësinë për të shlyer detyrimet financiare, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre tha se është "përgjegjësia e tyre kushtetuese" të mbrojnë ekonominë e Shteteve të Bashkuara.

"Nuk do ketë negociata për këtë," tha Jean-Pierre. “Ata duhet ta ndiejnë përgjegjësinë që kanë.”

McCarthy thotë se Presidenti Biden duhet të pranojë realitetin politik të një qeverisjeje të ndarë dhe kërkon shkurtimin e shpenzimeve buxhetore, që gjatë Presidencës së Donald Trump nuk ndodhën ndonjëherë, madje ish-presidenti republikan, në vitin 2019, së bashku me demokratët, miratoi një ligj për eliminimin e tavanit të borxhit.

"Pse të krijojmë një krizë për këtë?,”- tha McCarthy këtë javë.

“Republikanët udhëheqin Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët kanë Senatin dhe presidentin. Mendoj se është arrogancë të thuash: Oh, ne nuk do të negociojmë për pothuajse asgjë dhe veçanërisht kur bëhet fjalë për financat", tha ai.

Çdo marrëveshje do të duhet të miratohet edhe në Senatin e kontrolluar nga demokratët. Shumë ligjvënës demokratë janë skeptikë në lidhje me aftësinë për të bashkëpunuar me republikanët që mbështesin lëvizjen MAGA të zotit Trump. Kjo lëvizje pretendon se zgjedhjet e vitit 2020, që u humbën nga zoti Trump, ishin të manipuluara, një gënjeshtër që ndikoi në sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit.

“Me tavanin e borxhit nuk duhet të luhen lojra politike”, tha kryetari i shumicës republikane në Senat, Chuck Schumer.

“Është papërgjegjshmëri për kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve McCarthy dhe republikanët e lëvizjes MAGA të përpiqen të përdorin emrin e mirë që kanë Shtetet e Bashkuara në financat globale, si mjet politik negociues”, shtoi ai.

Në mënyrë që qeveria të vazhdojë të respektojë detyrimet financiare, Departamenti i Thesarit paraqiti të enjten disa masa të jashtëzakonshme, që përfshijnë pezullimin e kontributeve qeveritare për fondet e pensionit dhe të kujdesit shëndetësor për punonjësit e qeverisë, duke i dhënë qeverisë fonde të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet deri në qershor.

Se çfarë ndodh nëse këto masa shterojnë pa u arritur marrëveshja për tavanin e borxhit, nuk dihet. Departamenti i Thesarit vuri në dukje se mospagimi për një kohë të gjatë i detyrimeve financiare mund të ketë ndikim shkatërrues, duke tronditur tregjet dhe duke çuar në shkurtime masive nga puna si pasojë e panikut.

Analistët paralajmëruan në një raport të publikuar të premte se "ekziston një shkallë e lartë pasigurie në lidhje me shpejtësinë dhe sasinë e dëmit që do të pësonte ekonomia e Shteteve të Bashkuara"./VOA

joe biden

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen