LIVE UPDATES
Bota

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

Gjatë këtyre bisedimeve, Brukseli e akuzoi Kinën se mban anën e Moskës dhe theksoi se pushtimi i një shteti sovran, bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare. Pekini thuhet se i kundërshtoi akuzat e BE-së se Rusia përdor produktet dhe komponentët kinezë në përpjekjet e saj luftarake.

14 Korrik 2025, 14:54 Nga N.F
Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në
Foto

UKRAINË- Publikisht, Pekini e paraqet veten si palë neutrale në luftën e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës. Në njërën anë, thotë se respekton integritetin territorial të Ukrainës, e, në anën tjetër, thekson nevojën për të adresuar shqetësimet e Rusisë për sigurinë.

Por, prapa skenave, kjo mund të jetë duke ndryshuar. Sipas disa zyrtarëve të Bashkimit Evropian që folën për Radion Evropa e Lirë në kushte anonimiteti, ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, i tha javën e kaluar shefes së politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, se Pekini nuk do të mund ta pranonte humbjen e Rusisë në luftë, pasi një gjë e tillë do t’i linte Uashingtonit hapësirë të përqendrohej te Kina.

Ky pranim i pazakontë, që u raportua fillimisht nga South China Morning Post, u bë gjatë një takimi katërorësh mes Wangut dhe Kallasit në Bruksel. Ata diskutuan për një sërë çështjesh, përfshirë subvencionet shtetërore për makinat elektrike, Tajvanin, situatën në Lindjen e Mesme dhe, natyrisht, luftën në Ukrainë.

Gjatë këtyre bisedimeve, Brukseli e akuzoi Kinën se mban anën e Moskës dhe theksoi se pushtimi i një shteti sovran, bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare. Pekini thuhet se i kundërshtoi akuzat e BE-së se Rusia përdor produktet dhe komponentët kinezë në përpjekjet e saj luftarake.

Më pas, ai shprehu shqetësim edhe për dy gjëra: mundësinë që Perëndimi t’u vendosë sanksione institucioneve financiare kineze dhe fitoren e mundshme të Ukrainës në konflikt. Shenjat e pakënaqësisë së Brukselit me Kinën, për shkak të luftës, janë duke u shtuar gjithnjë e më shumë.

Në maj, një raport i klasifikuar i BE-së nxori në pah se Kina, përfshirë edhe Hong Kongun, është përgjegjëse për rreth 80 për qind të shmangieve të sanksioneve kundër Rusisë. Blloku 27-anëtarësh ka filluar, gjithashtu, t’i shënjestrojë kompanitë kineze për të cilat beson se janë përgjegjëse për “minimin e integritetit dhe sovranitetit territorial të Ukrainës”.

Në paketën më të fundit të sanksioneve, blloku synon t’ia ngrijë asetet dhe ndalojë vizat një biznesmeni kinez, i cili ka transferuar vazhdimisht mallra të prodhuara në BE drejt Rusisë, ndonëse ato ishin subjekt i kufizimeve të eksportit nga BE-ja.

Dy kompani kineze janë, po ashtu, në shënjestër për shitjen e automjeteve të përshtatshme për çdo terren (ATV), detektorëve infra të kuq dhe komponentëve të tjerë optikë forcave të armatosura ruse, me qëllim të përdorimit të tyre në Ukrainë.

Një tjetër shqetësim në Bruksel shprehu edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i cili tha se Kina dhe Rusia paraqesin kërcënime në rritje për aleancën transatlantike.

Rutte u tha gazetarëve se beson se Rusia dhe Kina do t’i koordinojnë sulmet ndaj Tajvanit dhe Evropës, për ta mbajtur Perëndimin të zënë në shumë vende njëkohësisht.

“Xi Jinping, presidenti i Kinës, përpara se ta sulmojë Tajvanin, do të telefonojë në Moskë për t’i kërkuar [presidentit rus, Vladimir] Putin që të na mbajë të zënë në këtë pjesë të Evropës”, tha Rutte.

Kina dhe Rusia lidhën një të ashtuquajtur “partneritet strategjik pa kufij”, pak para se shteti rus të niste pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022.

Partneriteti nuk përfshin ndonjë aleancë ushtarake formale apo ndonjë angazhim specifik për mbrojtje të ndërsjellë, por përfshin bashkëpunim të gjerë ushtarak dhe harmonizim strategjik. Megjithatë, publikisht, Pekini është distancuar nga veprimet e Rusisë.

Duke folur pas turneut evropian të Wangut, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze përsëriti se “qëndrimi i Kinës ndaj krizës në Ukrainë, është objektiv dhe i qëndrueshëm, që do të thotë: negociata, armëpushim dhe paqe. Një krizë e zgjatur e Ukrainës nuk u shërben interesave të dikujt”.

Por, analistët u përqendruan edhe në fjalë të tjera të thëna së voni nga zyrtarët e Pekinit. Politologia ruse, Natalia Shevshkova, i tha kanalit Current Time të Radios Evropa e Lirë se komentet e Wangut, pas turneut të tij të fundit në Evropë, janë shenjë që Pekini “është bërë më guximtar” në retorikën e tij, deri në atë pikë sa “nuk është më diplomaci lindore, por sjellje e drejtpërdrejtë, thuajse e vrazhdë”.

“Kina e kupton se nëse Putinit i lejohet ta mbajë Krimenë dhe nëse Perëndimi është gati të negociojë duke i dhënë atij disa territore, atëherë edhe Kina do të ketë liri të veprojë sipas interesave të saj”, tha Shevshkova./ REL

be ukraine kine

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë