13 Qershor 2024, 12:46
Nga M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Qeveria e Kosovës ka vendosur sanksione kundër Rusisë dhe Bjellorusisë në lidhje me pushtimin e Ukrainës nga Moska, si dhe kundër Iranit për shkak të programin të saj raketor. Qeveria e kryeministrit Kurti votoi gjatë një mbledhjeje për miratimin e pakove 12 dhe 13 të sanksioneve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë dhe Bjellorusisë. Zëvendësministrja e Jashtme, Liza Gashi, tha se masat kufizuese kundër Rusisë kanë të bëjnë me “minimin dhe kërcënimin e integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës, si dhe sanksione të tjera për shkelje të rënda dhe abuzime me të drejtat e njeriut në Rusi, që lidhen me vrasjen e liderit opozitar Alexei Navalny”.
Sanksionet kundër Iranit, tha ajo, prekin persona dhe subjekte të përfshirë në “aktivitetet e raketave bërthamore, apo balistike dhe personave dhe entiteteve që ofrojnë mbështetje për Qeverinë iraniane”. BE-ja e miratoi pakon e 12-të të sanksioneve kundër Rusisë më 18 dhjetor 2023, ndërsa pakon e 13-të më 23 shkurt. Ajo pako përfshin ndër të tjera masa për forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh me vendet e treta për të penguar anashkalimin e sanksioneve, kufizime të mëtejshme në importet dhe mallrave që gjenerojnë të ardhura të konsiderueshme për Rusinë, ndalimi i importit, blerjes, ose transferimit direkt ose indirekt të diamanteve.
Më 29 janar blloku e rinovoi sanksionet ekonomike edhe për gjashtë muaj ndaj Rusisë për agresionin ushtarak kundër Ukrainës. Pakoja e 13-të përfshin, ndër të tjera, masa për individë dhe subjekte për veprime që cenojnë ose kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin, dhe pavarësinë e Ukrainës. Sanksionet prekin sektorët ushtarakë dhe të mbrojtjes, individë te lidhur, duke përfshirë ata që furnizojnë me armatim RDKV (Korenë e Veriut).
BE-ja i shtoi 27 entitete të reja në listën e atyre që mbështesin drejtpërdrejt kompleksin ushtarak dhe industrial të Rusisë në luftën e saj të agresionit kundër Ukrainës.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL
kosova
Bota
13 Qershor 2024, 12:43
M.B
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg, Francë - Fotografi ilustruese nga arkivi.
STRASBURG- Gjykata Evropian...
Bota
13 Qershor 2024, 12:17
N.F
Foto ilustruese
SERBIA- Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian pa normalizimin e raporteve të saj me Kosovën, tha p...
Bota
13 Qershor 2024, 11:38
N.F
William Walker
KOSOVË- Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Wal...
Bota
13 Qershor 2024, 10:29
N.F
Bislimi
KOSOVE- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë të enjten se raporti i shefit të Bashkimit Evro...
Bota
13 Qershor 2024, 10:05
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e djehsme në Rahovec në Kosovë. Më...
Bota
13 Qershor 2024, 09:43
M.B
Foto ilustruese
GJERMANIA- Formulimi nuk është figurativ: Një ulërimë u dëgjua në tërë vendin. Çfa...
Bota
13 Qershor 2024, 09:32
M.B
Foto nga vendi
RUSIA- Tregtimi i valutave në bursën e Moskës është ndalur dhe njerëzit po mblidhen para bankave për...
Bota
13 Qershor 2024, 09:23
N.F
Christopher Hill
SERBI- Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill në një intervistë të zhvilluar së fundmi p&eum...
Bota
13 Qershor 2024, 09:01
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
ARGJENTINA- Policia në Buenos Aires ka hedhur gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë pr...
Bota
13 Qershor 2024, 08:32
N.F
Piktura
ANGLI- Një pikturë shumë e lakmuar nga mjeshtri i Rilindjes "Titian" që u vodh në vitin 1809 dhe më pas në 199...