30 Maj 2024, 16:43
Nga N.F
Robert Golob
SLLOVENI- Qeveria e Sllovenisë e ka mbështetur të enjten një mocion për njohjen e shtetit palestinez dhe i ka kërkuar Parlamentit ta bëjë të njëjtën gjë. Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, tha se Qeveria e tij ia ka dërguar Parlamentit propozimin për njohjen e Palestinës. Parlamenti slloven mund të mblidhet javën e ardhshme dhe ta hedhë në votim propozimin e Qeverisë.
Nevojitet pajtimi i Parlamentit që vendimi i Qeverisë të jetë i efektshëm. Partia liberale në pushtet e Golobit e ka shumicën në Parlamentin me 90 ulëse dhe votimi rreth njohjes së Palestinës pritet të jetë formalitet. Vendimi i Qeverisë sllovene vjen vetëm dy ditë pasi Spanja, Norvegjia dhe Irlanda e njohën shtetin palestinez. Qëndrimet e tyre u dënuan ashpër nga Izraeli.
Sllovenia do të bëhej vendi i 10-të i Bashkimit Evropian që e njeh zyrtarisht Palestinën. Norvegjia nuk është pjesë e bllokut 27-anëtarësh, por ajo zakonisht i përshtat politikat e jashtme me ato të bllokut. Sllovenia e nisi procesin e njohjes së Palestinës në fillim të majit, por tha se do të priste derisa të përmirësohej gjendja në luftën në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE.
Golob tha këtë javë se po e përshpejton procesin pas sulmeve të fundit të Izraelit në Rafah, si pasojë e të cilave më shumë se 1 milion palestinez kanë ikur atje. Më shumë se 140 shtete e njohin shtetin palestinez – më shumë se dy e treta e Kombeve të Bashkuara.
Vendimi për njohjen e Palestinës ka nxitur fërkime në marrëdhëniet e BE-së me Izraelin. Spanja dhe Irlanda po bëjnë trysni që BE-ja të ndërmarrë masa kundër Izraelit, për shkak të sulmeve të tij të vazhdueshme në jug të Gazës.
Izraeli e nisi luftën në Gazë si përgjigje ndaj një sulmi të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, ku u vranë 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe u rrëmbyen rreth 250 të tjerë. Lufta izraelite i ka vrarë më shumë se 36.000 palestinezë, gjysma e të cilëve fëmijë dhe gra, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.
Por, lufta izraelite ka shkaktuar edhe krizë humanitare në Gazë, duke bërë që rreth 80 për qind e popullsisë të zhvendoset dhe qindra mijëra njerëz të vuajnë nga uria, sipas zyrtarëve të OKB-së.
Marre nga REL
sllovenia palestina njohje
Bota
30 Maj 2024, 16:33
E. D
pamje nga aksidenti
INDI- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Indi ku si pasojë 40 persona janë plagosur dhe 21 kanë hum...
Bota
30 Maj 2024, 16:25
N.F
Ura e Ibrit
KOSOVË- Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë janë deklaruar rreth diskutimeve për hapjen e Urës së Ibrit. ...
Bota
30 Maj 2024, 16:21
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Ushtria izraelite tha se ka marrë nën kontroll një korridor strategjik përgjatë kufirit të Gazës...
Bota
30 Maj 2024, 16:05
E. D
LONDËR-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër ku një vajzë nëntë vjeçare është qëllu...
Bota
30 Maj 2024, 16:09
N.F
Biden
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do t’i vizitojë Normandinë dhe Parisin nga 5 deri më 9 qershor, pë...
Bota
30 Maj 2024, 15:49
E. D
foto ilustruese
ISLANDË- Një vullkan në gadishullin në Islandë vazhdoi të nxjerrë llavë dhe të lëshoj&eum...
Bota
30 Maj 2024, 15:30
E. D
pamje nga aeroporti
SHBA- Erërat e forta në SHBA kanë lëvizur një aeroplan të kompanisë American Airlines i cili ës...
Bota
30 Maj 2024, 15:30
N.F
Zveçan
KOSOVË- Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci ka shkarkuar nënkryetaren Natasha Tomaniq. Sipas mediave në Kosovë ven...
Bota
30 Maj 2024, 15:25
N.F
Protesta
TURQI- Një protestë paqësore në Turqi hyri në javën e saj të njëmijtë në muajin maj duke u b&eum...
Bota
30 Maj 2024, 15:18
B.Z
Ambasadori i BE-së në Shkup, David Geer.
MAQEDONI E VERIUT - Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut duhet të punojë për zba...