30 Maj 2024, 15:25
Nga N.F
Protesta
TURQI- Një protestë paqësore në Turqi hyri në javën e saj të njëmijtë në muajin maj duke u bërë demonstrata më e gjatë në këtë shtet. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Stamboll Dorian Jones, një grup i njohur si ‘Nënat e të Shtunës’ kanë protestuar duke ndezur qirinj çdo javë, duke kërkuar drejtësi për të afërmit që u zhdukën pasi u ndaluan nga forcat e sigurisë.
Pankartet në duart e protestuesve tregojnë fytyrat e të zhdukurve. Në mesin e tyre është edhe Davuti, një bari 13-vjeçar. Të afërmit thonë se ai dhe të tjerët u zhdukën nga forcat e sigurisë ndërsa mbaheshin në paraburgim. Për një mijë javë, ‘Nënat e Shtunave’, të njohura kështu sipas një fushate të ngjashme në Argjentinë, zhvillojnë protesta të heshtura në kërkim të të vërtetës. Hanife Yildiz është një nga ato që kërkon drejtësi.
“Unë jam këtu sepse djali im u zhduk ndërsa mbahej në paraburgim. Ata thonë se ai nuk ishte në paraburgim, por unë e çova vetë djalin tim në komisariat. Fatkeqësisht, ne protestojmë prej 29 vjetësh, kemi 1000 javë që kërkojmë drejtësi”, thotë zonja Yildiz për Zërin e Amerikës.
Shumica e këtyre qindra zhdukjeve ndodhën në vitet 1990, në kulmin e luftës kundër grupit rebel kurd, PKK. Disa të tjerë u zhdukën gjatë kohës së sundimit ushtarak, në vitet 1980. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, në vitin 2011 ndërsa ishte kryeministër, u takua me disa nga ‘Nënat e të Shtunave’ dhe premtoi drejtësi.
Pati hetime penale dhe disa gjykime për përgjegjësit e këtyre zhdukjeve, por të gjitha përfunduan me pafajësi. Vitet e fundit, shteti ka goditur nënat, duke thënë se protestat e tyre kanë qëllim të dëmtojnë sistemin politik të vendit. Sheshi Gallatasarai në Stamboll, ku ato takohen, tani është mbyllur përgjithmonë. Autoritetet zakonisht lejojnë vetëm një prani javore prej dhjetë personash.
“Veçanërisht në fillim të viteve '90, një numër i madh kryesisht burrash u arrestuan dhe nuk u panë më kurrë. Duket se pushtetarët e sotëm nuk i durojnë dot këto gra dhe të afërmit e të zhdukurve të takohen çdo të shtunë dhe t'u prezantojnë atyre krimet që ka bërë shteti”, thotë për Zërin e Amerikës Emma Sinclair-Webb nga organizata ‘Human Rights Watch’.
Përvjetori i javës së një mijtë të nënave të të shtunave u mbështet në të gjitha rrjetet sociale...dhe madje u realizua edhe një video muzikore që nderon përpjekjet e tyre. Ato do t’i vazhdojnë këto përpjekje derisa të sigurojnë drejtësi, thotë Birsen Karakoc, e cila ka qenë në kërkim të vëllait të saj Ridvanit që nga vitet 1990.
“Ne po përpiqemi të kuptojmë pse ata u torturuan deri në vdekje. Ne duam drejtësi, prandaj jemi këtu çdo javë. Që nga java e parë, para pothuajse 30 vjetësh kemi dal këtu dhe do të vazhdojmë”, thotë zonja Karakoc për Zërin e Amerikës.
Në fund të ceremonisë, vëllai i zonjës Birsen, Hasani, vendos lule për të kujtuar të zhdukurit, duke përsëritur zotimin se nuk do të ndalen kurrë derisa përgjegjësit të dalin para drejtësisë.
Marrë nga VOA
turqi proteste
Bota
30 Maj 2024, 15:18
B.Z
Ambasadori i BE-së në Shkup, David Geer.
MAQEDONI E VERIUT - Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut duhet të punojë për zba...
Bota
30 Maj 2024, 15:13
N.F
Foto ilustruese
SERBI- Për shumë vjet, qëndrimi i Bullgarisë në politikë të jashtme ka qenë i qartë, mirë...
Bota
30 Maj 2024, 14:39
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Autoritetet në Kosovë thanë se kanë arrestuar shtatë persona, nën dyshimet se kanë kryer vepr&eu...
Bota
30 Maj 2024, 14:32
M.B
Foto ilustruese
MOSKA- Një zjarr i madh shpërtheu në një fabrikë dhe depo mëngjesin e së enjtes në pjesën lind...
Bota
30 Maj 2024, 14:01
M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Katër persona janë arrestuar në Ukrainë dhe Armeni dhe më shumë se 100 serverë në internet...
Bota
30 Maj 2024, 13:57
M.B
Flamuri i Katalonjës gjatë një tubimi zgjedhor të mbahtur nga ish-presidenti i rajonit të Katalonjës, Carles Puigdemont. Fotogra...
Bota
30 Maj 2024, 13:32
B.Z
Foto nga dialogu
KOSOVË - Analisti amerikan Daniel Serwer ka folur së fundmi mbi çështjen e asosacionit teksa është ndalur ...
Bota
30 Maj 2024, 13:31
M.B
Foto ilustruese
SERBIA- Këshilli i Bashkimit Evropian (BE) ka dhënë dritën e gjelbër për nënshkrimin e një marr&eum...
Bota
30 Maj 2024, 12:17
M.B
Palestinezët duke u larguar nga Rafahu. 28 maj 2024.
GAZA- Banorët në Rafah, në jug të Gazës, kanë raportuar për in...
Bota
30 Maj 2024, 12:09
M.B
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, gjenerali Jens Stoltenberg, gjatë vizitës në Ukrainë.
BRUKSEL- Ministrat e Jashtëm t&...