LIVE UPDATES
Bota

Qindra metra katrorë dhe punime pa leje: Çfarë po ndërtohet në pronën e Radoiçiçit në Beograd?

Një shtëpi luksoze dykatëshe, me pishinë dhe oborr të rregulluar, ka “mbirë” në një truall prej 40 ari në një lagje elitare të Beogradit.

23 Prill 2026, 18:40 Nga E.d
Qindra metra katrorë dhe punime pa leje: Çfarë po
Kjo vilë dykatëshe është ndërtuar në Beograd në tokën që është në pronësi të Ema Radoiçiç

Në një parcelë në Beograd, e cila lidhet me organizatorin e sulmit të armatosur në Banjskë, Millan Radoiçiç, janë ndërtuar qindra metra katrorë. Por, punimet nuk janë raportuar, tregon një hulumtim i Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

Një shtëpi luksoze dykatëshe, me pishinë dhe oborr të rregulluar, ka “mbirë” në një truall prej 40 ari në një lagje elitare të Beogradit.

E rrethuar me mure të larta, shtëpia ndodhet pranë ambasadave dhe vilave që janë nën mbrojtjen shtetërore.

Megjithatë, në regjistrin e ndërtimeve në Serbi nuk gjenden të gjitha lejet e nevojshme për ndërtimin e kësaj shtëpie.

Inspektoratet qytetare dhe republikane nuk i janë përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse i kanë kontrolluar këto punime.

Parcela në lagjen Dedinje, më herët, ka qenë e regjistruar si “pasuri e përbashkët bashkëshortore” e Millan dhe Ema Radoiçiqit. Megjithatë, pronare aktuale është vetëm ajo.

Në dëshminë para autoriteteve të Kosovës, të cilat e kërkojnë Millan Radoiçiqin për organizimin e sulmit të armatosur në fshatin Banjskë, Ema Radoiçiq ka deklaruar se është divorcuar prej tij.

Ata kanë dy fëmijë së bashku.

Kush janë fqinjët e parë të Ema Radoiçiqit?

Ema Radoiçiq nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë përmes email-it, lidhur me financimin dhe ndërtimin e vilës, si dhe marrëdhëniet e saj me Millan Radoiçiqin.

Siç mund të shihet në kadastër, fqinje e saj e parë në Dedinje është Lilana Bozhoviq, bashkëshortja e Zvonko Vesellinoviqit - ish-partner biznesi i Radoiçiqit, gjithashtu me origjinë nga veriu i Kosovës.Bashkëshortja e Vesellinoviqit po ndërton një vilë prej rreth 3.000 metrash katrorë, ndërsa vlera fillestare e punimeve tejkalon 3.5 milionë euro.

Si Radoiçiq, ashtu edhe Vesellinoviq janë nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar, për shkak të akuzave për krim të organizuar dhe korrupsion.

Autoritetet e Kosovës i ngarkojnë ata me vepra të rënda penale, përfshirë vrasjen e politikanit nga veriu i Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Megjithatë, Serbia nuk u kushton vëmendje këtyre akuzave, e as sanksioneve ndërkombëtare.

Ngjashëm, ajo injoron edhe aktakuzën ndaj Radoiçiqit në Kosovë për sulmin në Banjskë.

Çfarë përfshihet në 2.300 metra katrorë?

Radio Evropa e Lirë në Beograd ka analizuar Regjistrin Qendror të Procedurave të Bashkuara për dhënien e lejeve ndërtimore (CEOP).

Në këtë bazë gjenden të gjitha dokumentet publike që i lëshojnë organet shtetërore të Serbisë, gjatë ndërtimit, në mënyrë që objektet të jenë ligjore.

Sipas kësaj baze, punimet në parcelën e Ema Radoiçiqit zyrtarisht nuk kanë filluar ende.

Por, gjendja në terren është ndryshe.

Nga pamjet që ka siguruar Radio Evropa e Lirë, shihet një vilë dykatëshe e ndërtuar, një pishinë dhe një oborr i rregulluar me gjelbërim.

Megjithatë, dokumentet tregojnë se Sekretariati për Urbanizëm i Qytetit të Beogradit, më 16 mars, i ka ofruar kushtet e lokacionit për ndërtim në parcelën në Dedinje.

Ky është vetëm hapi i parë në procedurë.

Këto kushte përcaktojnë se çfarë dhe si lejohet të ndërtohet.

Hapi i radhës është marrja e lejes ndërtimore.

Sipas të dhënave nga kushtet e miratuara të lokacionit, vila duhet të ketë rreth 2.300 metra katrorë - me pjesë nëntokësore, përdhesë dhe dy kate.

Pjesa mbi tokë e vilës, sipas këtyre të dhënave, është rreth 1.500 metra katrorë.

Në dokument nuk është e qartë se çfarë është planifikuar të ndërtohet në qindra metra katrorë të pjesës nëntokësore, përveç shtatë vendeve për parkim.

Po ashtu, në regjistrin qendror ende nuk ekziston leje ndërtimore e vlefshme për këtë objekt.

Edhe pse Radio Evropa e Lirë në terren ka gjetur një vilë dhe pishinë tashmë të ndërtuar, në bazë nuk ka as dokument për fillimin e punimeve.

Paraqitja e fillimit të punimeve është e domosdoshme, sepse pa të ndërtimi konsiderohet i paligjshëm.

Më pas duhet të dorëzohet njoftimi për përfundimin e themeleve, për të siguruar që objekti nuk i ka tejkaluar përmasat e lejuara.

As ky dokument nuk gjendet në bazë.

Pastaj duhet të raportohet edhe përfundimi i punimeve pranë institucioneve përkatëse, dhe më pas të bëhen kërkesat për lidhje me infrastrukturën komunale - rrjetin elektrik, ujësjellësin dhe kanalizimin.

Hapi i fundit është kërkesa për leje përdorimi, pa të cilën objekti nuk mund të regjistrohet në kadastër.

Pompa e ngrohjes dhe një shkresë e Ministrisë së Mbrojtjes

Në parcelën në pronësi të Ema Radoiçiqit ka ekzistuar një leje ndërtimi, e vlefshme për një vilë prej rreth 1.500 metrash katrorë - me pishinë dhe nëntë vende parkimi në hapësirë të hapur.

Kjo leje është lëshuar në shkurt të vitit 2024.

Vlera e parashikuar e ndërtimit të kësaj vile, sipas lejes ndërtimore, ishte rreth 2.7 milionë euro.

Megjithatë, pamjet satelitore, të analizuara nga Radio Evropa e Lirë, tregojnë se punimet në këtë parcelë kanë filluar edhe para lëshimit të lejes ndërtimore.

Më pas, në korrik të vitit 2025, pronarja ka kërkuar ndryshimin e lejes, përkatësisht rritjen e përmasave të shtëpisë dhe instalimeve.

Kjo kërkesë është refuzuar, “sepse nuk ka qenë në përputhje me kushtet e dhëna të lokacionit”.

Prandaj, ajo ka kërkuar kushte të reja lokacioni. Dhe është refuzuar dy herë.

Herën e parë, në shtator të vitit 2025, për shkak të “mungesave në përmbajtjen e zgjidhjes ideore” të objektit banesor.

Herën e dytë është refuzuar në dhjetor të vitit 2025. Si arsye për refuzim është përmendur edhe një shkresë e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë.

Në këtë zonë, ku po ndërtohet vila luksoze, gjenden shumë objekte ushtarake që janë nën mbrojtje të posaçme.

Për këtë arsye, leja e Ministrisë së Mbrojtjes është e domosdoshme, sepse bëhet fjalë për një “zonë rreth komplekseve, objekteve dhe infrastrukturës ushtarake”.

Problemi është shfaqur për shkak të një pompe të ngrohjes që do të përdorej për vilën.

Në shkresë, Ministria ka theksuar se në atë lokacion “ndalohet shpimi i tokës dhe punimet ndërtimore në thellësi mbi dhjetë metra”.

Për këtë arsye, ata kanë kërkuar të sqarohet se në çfarë thellësie do të kryhen punimet për instalimin e pompës së ngrohjes.

“Gjatë kryerjes së punimeve tokësore, pra gjatë çdo shpimi apo gërmimi, është e detyrueshme të mundësohet prania e personave përgjegjës nga Ushtria e Serbisë”, thuhet në shkresë.

Ministria e Mbrojtjes ka kërkuar, gjithashtu, që krejt dokumentacioni teknik t’i dorëzohet për shqyrtim dhe mendim, gjatë gjithë procesit deri në dhënien e lejes ndërtimore.

Po ashtu, në rast të nevojës për rikonstruksion apo adaptim të objektit, kërkohet pëlqimi i saj.

“Pas dorëzimit të dokumentacionit të plotësuar teknik, Ministria e Mbrojtjes do ta shqyrtojë sërish kërkesën tuaj”, thuhet në dokumentin me të cilin i është refuzuar kërkesa Ema Radoiçiqit.

Kërkesa e re është dorëzuar më 24 shkurt të këtij viti dhe është miratuar më 16 mars.

Megjithatë, inspektoratet kompetente nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse kanë dalë në terren dhe kanë përcaktuar se një vilë është ndërtuar tashmë në truallin, për të cilin ato lëshojnë leje ndërtimi.

Më herët “pasuri e përbashkët bashkëshortore”

Millan Radoiçiq, pasi ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, është transferuar në Serbi, me adresë të regjistruar në Beograd.

Ai, atëkohë, ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe - partisë kryesore të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Autoritetet në Serbi refuzojnë ta ekstradojnë në Kosovë dhe deklarojnë se të gjithë të dyshuarit do t’i gjykojnë gjykatat serbe, ndërsa zyrtarët kosovarë thonë se shteti po i mbron ata.

Që nga tetori i vitit 2023, Radoiçiqit i është konfiskuar pasaporta, i është ndaluar dalja nga Serbia dhe e ka detyrim të paraqitet te policia në Beograd dy herë në muaj.

Ai e ka regjistruar adresën e banimit në komunën Savski Venac në Beograd, ku ndodhet edhe vila e sapondërtuar në Dedinje, si dhe disa apartamente dhe shtëpi luksoze që lidhen me të, përmes ish-partnerëve të tij të biznesit dhe kompanive të tyre.

Vetë Radoiçiq, sipas të dhënave që disponon Radio Evropa e Lirë, nuk ka asnjë pasuri të paluajtshme në emrin e tij në Serbi.

Kadastra tregon se trualli me vilën në Dedinje është në pronësi të plotë të Ema Radoiçiqit.

Më herët, kjo parcelë ka figuruar si “pasuri e përbashkët bashkëshortore”.

Tani, ky shënim nuk ekziston më në kadastër.

Bashkëshortja e Vesellinoviqit “avancon” me punimet

Në fund të vitit 2023, Radoiçiqët e kanë blerë këtë parcelë nga investitori - kompania Danica Park, e cila atëkohë ka qenë në pronësi të Davor Macurës, një biznesmen i afërt me partinë në pushtet në Serbi, Partinë Përparimtare Serbe.

Kompania Danica Park është mbyllur në gusht të vitit 2024.

Nga i njëjti investitor, parcelën e ka blerë edhe bashkëshortja e Zvonko Vesellinoviqit.

Vlera e parashikuar e ndërtimit të vilës së bashkëshortes së Vesellinoviqit është mbi 3.5 milionë euro, siç shihet në lejen ndërtimore.

Edhe në parcelën e saj, sipas pamjeve satelitore, punimet kanë filluar para paraqitjes zyrtare të ndërtimit.

Bozhoviq, sipas të dhënave zyrtare, ka “ecur më përpara” në punime sesa fqinja e saj.

Ajo ka kërkuar lidhjen e objektit me infrastrukturën komunale, por është refuzuar disa herë. Herën e fundit në dhjetor të vitit 2025.

Dikur biznesmen, sot zyrtarisht pa kompani

Edhe pse më herët është prezantuar në publik si biznesmen, Millan Radoiçiq, sipas të dhënave zyrtare të regjistrit të bizneseve, aktualisht nuk ka asnjë kompani në emrin e tij në Serbi.

Ai ka dalë nga pronësia e kompanisë Inkop dhe degëve të saj në tetor të vitit 2023, pasi ka pranuar publikisht se ka organizuar sulmin e armatosur në Banjskë.

Pjesën e tij në Inkop dhe në kompanitë e lidhura me të ua ka dhuruar partnerëve të biznesit, vëllezërve Zvonko dhe Zharko Vesellinoviq.

Edhe ata, si Radoiçiq, janë nën sanksione të SHBA-së, për shkak të dyshimeve për lidhje me krimin e organizuar ndërkombëtar.

Zvonko Vesellinoviq tani ka 60% të pronësisë në Inkop dhe kompanitë e lidhura me të, ndërsa vëllai i tij, Zharko, ka 40%.

Ndërkohë, edhe biznesi me shtetin ka vazhduar.

Këto kompani, gjatë viteve të fundit, kanë fituar kontrata të financuara nga buxheti shtetëror serb për ndërtimin e segmenteve të autostradave, tregojnë hulumtimet e Radios Evropa e Lirë.

Kompanitë kanë pasuri me vlerë milionëshe - përfshirë një hotel luksoz në Kopaonik, vila dhe apartamente në Beograd.

Punët shtetërore të Vesellinoviqit

Kompania Inkop dhe degët e saj, në pronësi të vëllezërve Vesellinoviq, kanë fituar mbi 21 milionë euro në fund të vitit 2024.

Të gjitha raportet financiare për vitin 2025, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk kanë qenë të disponueshme.

Edhe pse fitimet e tyre vijnë nga punë të financuara nga buxheti shtetëror i Serbisë, ndërmarrjet publike dhe institucionet e Serbisë nuk i janë përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë se çfarë i kualifikon këto kompani për të fituar kontrata shtetërore.

Çfarë ka pasur Ema Radoiçiq?

Vila e Millan Radoiçiqit buzë Liqenit të Ujmanit, në veri të Kosovës, është konfiskuar nga autoritetet e Kosovës. Vila i ngjason ndërtesës së re në Beograd të ndërtuar në pronën e Ema Radoiçiqit.
Restoranti Grey është fshirë nga regjistri i bizneseve të Serbisë në prill të vitit 2025.

Ema Radoiçiq, sipas dokumenteve që u ka dorëzuar institucioneve të Serbisë, e ka të regjistruar vendbanimin në një ndërtesë në lagjen Novi Beograd.

Radio Evropa e Lirë nuk ka informacione se kujt i përket ky apartament./REL

Ndërsa Millan Radoiçiq zyrtarisht nuk figuron si pronar në biznese, në emrin e Ema Radoiçiqit në regjistrin ekonomik të Serbisë figuron vetëm restoranti Grey.

Megjithatë, selia e tij është në Mitrovicën e Veriut në Kosovë.

Ky restorant është konfiskuar nga Policia e Kosovës në prill të vitit 2024, së bashku me pasuri të tjera të lidhura me Radoiçiqin në Kosovë - mes tyre një vilë në Liqenin e Ujmanit dhe një apartament në Mitrovicën e Veriut./REL

beograd punime pa leje millan radoiçiç

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje