LIVE UPDATES
Bota

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Rritja e çmimit të naftës sjell shkurtime dhe shtrenjtime të fluturimeve në Europë 

Linja ajrore gjermane Lufthansa ka mbyllur biznesin e saj Cityline dhe ka tërhequr nga shërbimi avionë të vjetër, që kërkojnë shumë karburant.

23 Prill 2026, 15:06 Nga E.d
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Rritja e çmimit
Foto ilustruse

Çmimi i karburantit për avionë (kerozina) është rritur me 122 përqind që nga fillimi i luftës me Iranin, sipas kompanisë konsulente Energex me seli në Londër. Së pari, probleme me furnizimin u raportuan në aeroportet aziatike, mdërkohë që ka vonesa të mëdha edhe në furnizimin me karburant në aeroportet në Itali.

Linja ajrore gjermane Lufthansa ka mbyllur biznesin e saj Cityline dhe ka tërhequr nga shërbimi avionë të vjetër, që kërkojnë shumë karburant. Arsyeja që përmendet është ksrburanti i shtrenjtë, por edhe grevat e stafit. Mediat gjermane spekulojnë me mundësinë e rritjes së çmimeve të fluturimeve, veçanërisht për fluturimet me distanca të gjata gjatë verës.

Deri më tani, gjysma e nevojave të Evropës për kerozinë vinin nga Lindja e Mesme. "Evropa është rajoni me varësinë më të lartë nga importet nga Lindja e Mesme", shkruan Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA). Që nga fillimi i luftës me Iranin, më pak se gjysma e kësaj sasie ka mbërritur - që do të thotë se një e katërta e nevojave të Evropës nuk po plotësohen më në mënyrën e zakonshme. Arabia Saudite e ka ndërruar rrugën për transportin e naftës bruto që tani kalon nëpër portin e Yanbusë në Detin e Kuq, por ky është një biznes i pasigurt sepse Irani mund ta sulmojë Yanbunë.

Nevojat e ushtrisë

Por nuk është vetëm rrjedha e naftës bruto dhe kerozinës që po pengohet. Probleme ekzistojnë edhe në përpunimin, ruajtjen dhe shpërndarjen e karburantit të avionëve për fluturimet civile. "Autoritetet evropiane po i japin gjithnjë e më shumë përparësi furnizimit me karburant ushtrisë", shkruan Energex, "gjë që e ndërlikon më tej situatën".

"Sistemi i Tubacioneve të Evropës Qendrore" (CEPS) luan një rol kyç në shpërndarjen e kerozinës. Ai lidh portet detare me aeroportet dhe garnizonet ushtarake. CEPS është një strukturë ushtarake e NATO-s. Aeroportet në Frankfurt, Amsterdam, Cyrih, Bruksel dhe Luksemburg janë të lidhura me sistemin.

Në luftën aktuale me Iranin, Forcat Ajrore Amerikane gjithashtu duhet të mendojnë se nga do të marrin karburant. "Përdorimi i CEPS do të rritet për të furnizuar aeroportet amerikane në Gjermani", paralajmëron Energex dhe kujton se gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, CEPS u mbyll përkohësisht për përdorim civil.

Aeroporti i Frankfurtit nuk varet tërësisht nga CEPS. Përveç kësaj, ekziston një tubacion civil që shkon në portin e Roterdamit, i cili mbush rezervuarët, nga ku një tubacion i veçantë çon në aeroportin aty pranë. Por pavarësisht nëse është një tubacion civil apo ushtarak - porti i madh evropian i Roterdamit tani po merr shumë pak karburant.

Kush tjetër mund të furnizojë?

Në parim, ekzistojnë alternativa ndaj furnizuesve të Lindjes së Mesme, por nuk është gjithmonë e lehtë të kalosh tek ata. Rafineritë në Azi përdorin naftë ruse, por aktualisht janë nën bojkot për shkak të luftës në Ukrainë. Të tjerët po paguajnë një çmim të lartë për situatën në treg. Kjo ka çuar në një bum të vërtetë për kompanitë e naftës në Nigeri dhe SHBA. Por këto janë kapacitete të vogla dhe këto burime nuk mund të kompensojnë ndërprerjen e naftës nga Lindja e Mesme.

Ministrja gjermane e Ekonomisë Katherina Reiche dhe politikanë të tjerë evropianë po përpiqen të qetësojnë situatën. Evropa, thonë ata, nuk varet nga importet e kerozinës së përpunuar, sepse ka rafineri që mund të prodhojnë karburant për avionë nga nafta bruto. Por pas rënies së kërkesës gjatë pandemisë së koronavirusit dhe përpjekjeve për të përdorur më shumë energji të gjelbër, kapacitetet e rafinimit janë zvogëluar. Energex njoftoi se Evropa tani po prodhon një të katërtën më pak kerozinë sesa para pandemisë.

Përveç kësaj, ka mungesë të naftës bruto. Në fund të fundit, jo të gjitha rafineritë janë teknikisht të afta për këtë prodhim kompleks. Ato që munden tashmë po operojnë me kapacitet të plotë dhe po bëjnë fitime të mëdha.

Nuk ka alternativë ndaj karburantitpër avionë nga nafta. Përpjekjet për të prodhuar artificialisht kerozinë duke përdorur energji të gjelbër deri më tani kanë funksionuar vetëm në impiante të vogla pilot, duke prodhuar disa mijëra ton në vit. Për shkak të konsumit të madh të energjisë elektrike, një ton i tillë karburanti është ende rreth 1,000 dollarë më i shtrenjtë se vajguri fosil.

Sipas Energex, rezervat totale në Gjermani janë të mjaftueshme për gjashtë javë të nevojave. Furnizuesi i karburantit në Aeroportin e Frankfurtit thotë se mund të ruajë një maksimum prej 186 milionë litrash. Konsumi ditor i aeroportit është 15 milionë litra. Agjencia e energjisë IEA pret një rritje të lehtë të kërkesës globale, ndërsa Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) parashikon një rritje shumë më të lartë të kërkesës për karburant avionësh.

Më pak fluturime për më shumë para

Lufta në Ukrainë, dhe tani lufta me Iranin, e kanë bërë tashmë udhëtimin ajror më të shtrenjtë. Aeroplanët po detyrohen të bëjnë devijime. Për shkak të kohëzgjatjeve më të gjata të fluturimit dhe mbërritjeve të pafavorshme, ekipet dhe avionët nuk mund të vendosen më aq me efikasitet sa më parë. Këta faktorë, të cilët tashmë rrisin kostot, tani u bashkohen nga rritja e çmimeve të karburantit. Deri më tani, ato përbënin 20 deri në 30 përqind të kostove operative të linjave ajrore. Me rritjen e çmimit në më shumë se 1,800 dollarë për ton - më shumë se dyfishi - do të ndryshojnë edhe llogaritjet e çmimeve.

Linjat ajrore tani po i drejtohen politikës për lehtësim për shkak të çmimeve të larta të karburantit. Shoqata e Industrisë Gjermane të Transportit Ajror (BDL), për shembull, propozon pezullimin e përkohshëm të sistemit të tregtimit të emetimeve për trafikun ajror në BE, si dhe taksat ajrore.

"Konflikti në Lindjen e Mesme ka ndikimin më të madh në trafikun ajror ndërkombëtar, evropian dhe kombëtar që nga pandemia e koronavirusit", paralajmëroi Shoqata.

Lufthansa dhe Euroëings kanë anuluar tashmë disa fluturime. Nga fundi i majit pritet të shkurtohen rreth 20.000 fluturime vetëm nga Lufthansa. Nëse Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur, fluturimet mund të shkurtohen edhe më shumë, ndërsa biletat mund të bëhen edhe më të shtrenjta. Komisioni Evropian ka parashikuar të ndërmarrë masa të posaçme./DW

karburant lufta europa

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale